E rëndë në Maliq/ Po nxirrte rrobat nga bagazhi, makina rrëshqet dhe e ze poshtë 44-vjeçarin…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Maliq, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga automjeti i tij. Sipas të dhënave paraprake, 44-vjeçari kishte ndaluar automjetin dhe po nxirrte disa rroba nga bagazhi, kur dyshohet se mjeti ka rrëshqitur.

Në përpjekje për ta ndaluar automjetin, 44-vjeçari dyshohet se ka tentuar ta mbajë atë nga pas, por përfundoi i bllokuar poshtë mjetit.

Si pasojë e plagëve të marra, ai ka humbur jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.