
Formatimi i klubit Skenderbeu “me struktura organizative te nivelit bashkekohor europian,eshte merite e grupit nismetar qe 10 vjet me pare,investoi jo vetem moralisht e ekonomikisht,por sidomos ne vizionin e klubit,duke hedhur bazat e nje klubi me mendesi dhe mentalitet europian ..!
Anetaret e ketij grupi dhane me te miren e njohurive intelektuale te tyre.
Tifozeria Korcare edhe me gjere ,ka besim se ky grup nismetar ,qe formatoi dhe krijoi Klubin Skenderbeu,ne standarte europiane ,duhet te rimare perseri nismen per ta bere zgjidhjen me te mire dhe me te goditur pikerisht ne momentin e veshtire qe po kalon klubi ,si ne aspektin juridik qe eshte me prioritari,po ashtu edhe ne forcimin e disiplines ne strukturat organizative te klubit.
Mbi gjithcka duhet nje transparence per gjendjen financiare dhe perdorimit me shume kujdes nepermjet nje plani dhe programi pune qe te gjitha asetet dhe financat e klubit te shfrytezohen ne dobi dhe perspektive te tij….!
Lufte cdo disfatizmi dhe percarje per te rruajtur nje klub me standarte europiane.
Te duam Skenderbe,duam prej teje gjithmone trofe !


