Për të dytën dite, studentët janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, duke bojkotuar mësimin për të kërkuar arsimim dhe kushte më të mira jetese në Shqipëri. Dje gjatë protestës, disa të rinj kanë shkulur pllaka dhe kangjella nga trotuari, duke i hedhur në drejtim të godinës.
Pas ketyre ngjarjeve ka reaguar edhe Luiz Ejlli i cili shkruan se një shtet matet nga mënyra se si i trajton njerëzit kur ata nuk pajtohen me të.
“Një shtet matet nga mënyra se si i trajton njerëzit kur ata nuk pajtohen me të. Populli nuk duhet të ketë frikë nga ata që paguhen për ta mbrojtur. Mos e matni dhimbjen e një populli me numrin e njerëzve në shesh, por mateni me numrin e atyre që janë larguar, me ëndrrat që janë shuar dhe me lotët që derdhen në heshtje, larg kamerave.”, shkruan këngëtari.
Edhe Aurela Gaçe ka reaguar ndaj situatës, duke ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë e politikanëve dhe gjendjen e qytetarëve gjatë dekadave të fundit.
A besoni se keni bërë më të mirën për popullin? A mendoni se populli ka qenë dhe është i lumtur në këto 3-4 dekada nën drejtim tuaj?

