Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Situata është përshkallëzuar, ndërsa në pamjet e publikuara shihen efektivë të policisë duke përdorur shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Nga ana tjetër, disa prej protestuesve kanë reaguar duke u përplasur fizikisht me efektivët e policisë.
Një nga momentet që ka tërhequr vëmendjen është ai i një të riu, i cili, sipas pamjeve të publikuara, shihet duke u përballur me grushte me disa efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH), ndërsa këta të fundit e godasin me shkopinj gome.
Pamjet kanë nxitur reagime lidhur me përshkallëzimin e situatës dhe mënyrën se si u menaxhua protesta.
Përplasjet mes studentëve dhe policisë rikthejnë në vëmendje debatet mbi të drejtën për të protestuar…

