Këngëtarja ikonike Korçare, Eli Fara, duket se mbetet gjithmonë e lidhur me qytetin e saj të zemrës, Korçën, edhe kur angazhimet e çojnë në kryeqytet. Me shprehjen “Zemrën në Korçë, po trurin në Tiranë”, e publikuar në rrjetet sociale, Eli Fara ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke sjellë edhe një herë në fokus lidhjen e saj me qytetin e serenatave.
Këtë herë, këngëtarja do të jetë e pranishme në Escape Premium Club Tirana, ku pritet të performojë përkrah Luiz Ejllit dhe Altin Shirës.
Bashkimi i këtyre emrave në të njëjtën skenë pritet të sjellë një mbrëmje muzikore me interes për publikun dhe fansat e artistëve.
Eli Fara, e lidhur ngushtë me traditën muzikore Korçare, vazhdon të ruajë identitetin e saj artistik, ndërsa Tirana bëhet këtë herë skena e radhës për performancën e saj.
