Pas ditëve të fundit, gjatë të cilave emri i saj është përmendur në diskutimet që kanë qarkulluar në rrjet lidhur me videot intime të kompozitorit Adrian Hila, aktorja Monika Lubonja është rikthyer me një publikim të ri në rrjetet sociale.
Lubonja ka ndarë në Instagram një video të realizuar në bashkëpunim me një biznes, por vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr një shprehje që ajo përdor gjatë videos.
“Çudia më e madhe zgjat 7 ditë”, shprehet aktorja, duke rikujtuar një shprehje të njohur popullore.
Publikimi vjen në një moment kur emri i saj është përfshirë në diskutimet e fundit në rrjet, megjithatë, Monika Lubonja nuk ka sqaruar nëse fjalia e përdorur në video ka ndonjë lidhje me këto zhvillime.
