Karamuço ngre alarmin: Grupet kr*minale shqiptare po blejnë prona në sektorin e turizmit, SPAK ka sekuestruar 500 mln euro asete

Duke iu referuar të dhënave të inteligjencës financiare italiane, Karamuço deklaroi se në Itali qarkullojnë shuma të konsiderueshme parash, ndërsa organizatat kriminale shqiptare janë ndër aktorët kryesorë të përfshirë në skemat e pastrimit.

Eksperti përmendi gjithashtu veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme, duke deklaruar se SPAK ka sekuestruar asete me vlerë rreth 500 milionë euro.

“Kemi njësi të inteligjencës së Bankës Shtetërore Italiane, në çdo vit, raporti i fundit i  2025, ka vlerësuar se në Itali pastrohen 25 milionë deri 35 milionë euro. Qarkullojnë 100 miliardë euro.. Një nga komponentët kryesorë të pastrimit janë grupet e organizuara kriminale, ku fraksione të tyre janë edhe shqiptarë. Të gjitha vendet kanë fraksionet e tyre ku janë atashuar edhe grupet shqiptare. Ata kanë përqindjen e tyre, dhe në një mënyrë apo tjetër vijnë në Shqipëri. SPAK ka sekuestruar asete në vlerën e 500 milionë eurove.

Aty ku ka atrofizim do të thotë se ka pasur tendencë për të pastruar.

Sjellja e ndërtuesve, e sipërmarrësve, do të thotë, në çfarë burimesh lundron ti. Sa i sigurt je ti, ke marrëdhënie me bankën apo me diçka tjetër. Edhe ky komponent, do të vlerësojë a jemi për t’u futur sërish në zonën gri, apo do jemi në këtë situatë dhe mbetemi po aty. A ka krim të organizuar në Shqipëri? Po, ka. Nuk kemi grupe të strukturuara. Ka krim transnacional, nuk e gjen kokën këtu. Po blejnë asete të turizmit, që janë ndërtuar nga biznesmenë të tjerë. Grupe të caktuara, shumë të rrezikshme kriminale, kanë këto lloj profili”,theksoi ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.