“Hëngre bukën e dikujt me talent”/Rezart Veleshnja shperthen ndaj Salsano Rrapit

Largimi i Salsano Rrapit nga drejtimi i spektaklit të humorit “Portokalli” dhe rikthimi i Agron Llakajt kanë shkaktuar surprizë dhe debat në nisje të sezonit të ri. Llakaj, i cili u rikthye në spektaklin e humorit duke sjellë edhe aktorin Albano Bogdo, u shpreh i habitur kur u pyet për largimin e Salsanos.

Ai tha se nuk e kishte pritur që kolegu i tij të largohej në atë mënyrë, duke zbuluar se kishte menduar që stafetën e drejtimit ta merrnin së bashku, duke prezantuar natën e parë krah njëri-tjetrit.

Por duket se largimi i Salsanos nga “Portokalli” vijon të ngjallë reagime. Këtë herë, ka qenë aktori Rezart Veleshnja ai që ka tërhequr vëmendjen me një koment të publikuar në Instagram.

Veleshnja ka lënë të kuptohet se largimi i Salsanos nuk është pritur mirë nga të gjithë kolegët, duke përdorur edhe tone të ashpra ndaj tij.

“Urime shokëve dhe kolegëve të Portokallisë! Diçka kisha: Kushdo që ka ik nga Portokallia nga artistët, shqiptarët e kanë ndjerë dhe kanë pasur dëshpërim në reagimet e tyre për ta! Kurse për ty o Salsano Trapi për çudi se rr…ti njeri! Kaq vlera paske pas që ta dish hëngre bukën e dikujt me talent kot e më kot”, shkruan Veleshnja në komentin e tij.

Reagimi i aktorit ka shtuar pikëpyetjet mbi marrëdhëniet mes personazheve të spektaklit dhe arsyet që çuan në largimin e Salsano Rrapit. Megjithatë, deri më tani, komenti i Veleshnjës nuk përbën një konfirmim të arsyeve të largimit dhe as të rrethanave konkrete që e shoqëruan atë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.