Category Archives: SPORT

67’ Egnatia 0-1 Skënderbeu/ Ujqërit kalojnë në epërsi dhe tregojnë forcë…

Skënderbeu ndez motoret dhe rikthehet atehere kur duhet Në minutën e 59’, “Ujqërit e Dëborës” gjetën golin e avantazhit 1-0 në sfidën hapëse ndaj Egnatias, falë të sapo-futurit në fushë, Juri Merlim. Futbollisti Brazilian i skuadrës korçare arriti të driblojë këdo në zonë dhe me të djathtën dërgoi topin pas krahëve të Sherrit me një gol ‘alla Del Piero’ .

Një rezultat që kënaq Skënderbeun duke treguar force karakteri, ambicje dhe duke u rikthyer edhe me i forte në edicionin e ri duke marë përkohësisht timonin e superligës.

LIVE EGNATIA-SKËNDERBEU 0-1
(Yuri Merlin 59′)

Arbitër: Florjan Xhata

Formacionet zyrtare:

Egnatia: Sherri, Musta, Janku, Malota, Memolla, Lila, Zejnullai, Ahmetaj, Fernando, Kasa, Dëamena. Trajner: Edlir Tetova

Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Frashëri, Shaqe, Rabiu, Pecani, Nikaj, Dumfur, Liço, Rashica. Trajner:Ivan Gvocdenovic.

Stadiumi: “Arena Egnatia”

Dita e ndeshjes/ Skënderbeu nis sot sezonin e ri në “Abissnet Superiore”.Ja si pritet të rrështohen përballë Egnatias…

Nis sot sezoni i ri 2023-2024 në “Abissnet Superiore” . Trajneri Ivan Gvozdenoviç pritet të vendosë vetëm në momentet e fundit nëse do t’i besojë këtë pozicion mbrojtësit Klevis Shaqe apo do të hedhë në fushë nga minuta e parë Gresild Likën, i cili ka më shumë tipare sulmuese.

Pjesa tjetër e titullarëve duket e fiksuar tashmë dhe ajo që kënaq stafin teknik është fakti se nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike. Dje Skënderbeu u grumbullua në një hotel në Elbasan, ndërsa do të niset drejt Rrogozhinës tre orë para ndeshjes.

Egnatia: Sherri, Musta, Janku, Malota, Memolla, Lila, Zejnullai, Ahmetaj, Fernando, Kasa, Duamena. Trajner: Edlir Tetova

Skënderbeu: Alia, Ramos, Prençi, Frashëri, Shaqe, Rabiu, Pecani, Nikaj, Dumfur, Liço, Rashica. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Superliga nis me Egnatia-Skënderbeu/ Gvozdenoviç: “Kemi ekip me talente që dinë peshën e fanellës…

Sezoni i ri futbollistik 2023/2024 do të hapet me takimin Egnatia-Skënderbeu. Rrogozhinasit do të masin forcat ndaj korçarëve të cilët rikthehen në elitën e futbollit shqiptar pas 1 viti mungese. Përpara takimit, trajneri i bardhekuqve, Ivan Gvozdenoviç tha se nuk kishte emocion që do të luante në Superiore porse ndiente kënaqësi, e gjithashtu vlerësim për klubin që ka bërë afrimet e duhura me talente….me 22 apo 23 vjeçarë që dinë peshën e fanellës…

Por tekniku serb e pranon se i druhet Egnatias, e ndaj tyre kërkon kujdes.

Gvozdenoviç tha se skuadra është përgatitur mirë dhe do të kërkojë të luajë bukur e të marrë pikë kundër Egnatias.

Nesër hap siparin e superligës Egnatia-Skënderbeu ,Ujqërit kërkojnë triumfin e parë…

Kampionati i kategorisë “Abissnet Superiore” 2023-2024 do të ngrejë siparin këtë fundjavë ,ku ndeshjet do të jenë të ndara në dy ditë e përkatësisht në datat 26 dhe 27 gusht 2023. Sfida hapëse e sezonit do jetë ajo Egnatia-Skënderbeu, që luhet të shtunën duke filluar nga ora 17:00 për të vijuar me duelin Vllaznia-Kukësi, që do të startojë në orën 20:00.

Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera Laçi Erzeni dhe derbi Dinamo-Tirana.

Sakaq, për shkak të impenjimeve në UEFA Conference League, ku Partizani ndodhet në fazën play-off, dhe udhëtimi të gjatë në transfertën e Kazakistanit, klubi i Partizanit ka bërë kërkesë për shtyrjen e ndeshjes së javës së parë të “Abissnet Superiore” ndaj Teutës.

Ish- arkitekti i Skenderbeut ,Ilir Daja shkruan historinë edhe tek Ballkani ,trondit Bate Borisov me poker…

Ballkani është shumë pranë përsëritjes së historisë dhe kthimit në fazën në grupe të Ligës së Konferencës. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka hedhur një hap shumë të sigurt duke fituar sot në Prishtinë me shifrat 4-1 ndeshjen e parë të play-off ndaj BATE Borisov.

Atë që nuk mundi ta bënte Partizani në raundin e parë të Champions, e bën Ballkani i Ilir Dajës, që jo vetëm fiton, por e arrin me goleadë, duke dëfryer spektatorët në “Fadil Vokrri” dhe gjithë dashamirësit e futbollist që e ndoqën ndeshjen sfiden.

Pavarësisht se pësuan që në minutën e 10-të, kampionët e Kosovës u kthyen në një “uragan” të pandalshëm, duke shënuar katër gola, një në pjesën e parë dhe tre të tjerë në fraksionin e dytë. Goli i fundit i shënuar nga Thaqi, nxori nga vetja edhe Ilir Dajën, që si rrallë herë nuk mundi t’i përmbante emocionet e gëzimit.

Kemi dominuar mbi kundërshtarin në çdo lloj gjëje. Kemi humbur shumë më tepër gola se kemi shënuar. Mund të ishim pak më të ftohtë para portës, në mënyrë që të kishim shënuar. Gjithsesi një rezultat 4-1 kundrejt një kundërshtari me eksperiencë, është një fitore goxha bindëse që këta çunat e Ballkanit e meritojnë. Meritojnë një bravo të madhe se çfarë kanë bërë.

BALLKANI 4-1 BATE BORISOV

31′ Jashanica, 58′, 66′ Tolaj, 89′ Thaqi / 10′ Laptev

https://x.com/kosovarfootball/status/1694792201513938968?s=46

https://x.com/kosovarfootball/status/1694802915045601345?s=46

https://x.com/kosovarfootball/status/1694805458295382053?s=46

Aktiviteti çiklistik/ Policia bllokon nesër disa akse në Korçë e Pogradec, ja masat dhe oraret…

Në kuadër të “Kupës së Shqipërisë Korçë 2023”, policia merr masa për mbarëvajtjen e aktivitetit çiklist. Policia e Korçës bën me dije se: Etapa e parë starton ditën e hënë më datë 21.08.2023, ora 16:00/Itinerari: fshati Piskupat, Pogradec-Unazë e Madhe, Pogradec-Bilisht-Korçë; Etapa e dytë starton ditën e martë, më datë 22.08.2023, ora 10:00/Itinerari: qyteti i Korçës-Maliq-Drithas-Plasë-Korçë.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë, plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2023”. Në datat 21.08.2023 dhe 22.08.2023, Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe bashkitë e qarkut Korçë, do të zhvillojnë në territorin e qarkut, aktivitetin çiklistik “Kupa e Shqipërisë Korçë 2023”, me pjesëmarrjen e kategorive (grupmoshave) të ndryshme.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore. Për këtë qëllim, ju informojmë si më poshtë:

Etapa e parë starton ditën e hënë më datë 21.08.2023, ora 16:00/Itinerari: fshati Piskupat, Pogradec-Unazë e Madhe, Pogradec-Bilisht-Korçë;

Etapa e dytë starton ditën e martë, më datë 22.08.2023, ora 10:00/Itinerari: qyteti i Korçës-Maliq-Drithas-Plasë-Korçë. Policia e Korçës kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në akset rrugore të lartpërmendura, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti (sipas orarit të paracaktuar) deri në përfundim të tij. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.

Egnatia -Skënderbeu çel superligën, ujqërit kërkojnë triumfin në transfertën e parë…

Kampionati i kategorisë “Abissnet Superiore” 2023-2024 do të ngrejë siparin fundjavën e ardhshme me ndeshjen e javës së parë. Siç bën me dije Departamenti i Garave në FSHF, ndeshjet do të jenë të ndara në dy ditë e përkatësisht në datat 26 dhe 27 gusht 2023.

Sfida hapëse e sezonit do jetë ajo Egnatia-Skënderbeu, që luhet të shtunën duke filluar nga ora 17:00 për të vijuar me duelin Vllaznia-Kukësi, që do të startojë në orën 20:00.

Të dielën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera Laçi Erzeni dhe derbi Dinamo-Tirana.

Sakaq, për shkak të impenjimeve në UEFA Conference League, ku Partizani ndodhet në fazën play-off, dhe udhëtimi të gjatë në transfertën e Kazakistanit, klubi i Partizanit ka bërë kërkesë për shtyrjen e ndeshjes së javës së parë të “Abissnet Superiore” ndaj Teutës.

Skënderbeu i papërmbajtshëm, likujdon me poker Lushnjën…

Skënderbeu ka bindur në miqsoren e zhvilluar pasditen e djeshme në qytetin e Korçës, duke mundur Lushnjën me rezultatin 5-1. Dominim absolut i skuadrës së drejtuar nga trajneri Gvozdenoviç, që zhbllokoi shifrat që në minutën e 16-të me shkodranin Nikaj. Për golin e dytë mendoi Juri në minutën e 41-të. Mesfushori brazilian shtangu portierin Haremi me një predhë nga distanca, duke ngritur shifrat në 2-0.

Pjesa e parë përfundoi me këtë shifra, teksa në fragmentin e dytë të ndeshjes u shënuan edhe 4 gola të tjerë.

Skënderbeu-Lushnja  5-1  

Golat: Nikaj 16’, Juri 41’, Moses 50’, Lika 67’ (11-m), Muharem 90’ / Zisi 57’

Kartonë të kuq: Tabaku 11’ , E. Magani 66’, Levendi 66’

Cristiano Ronaldo feston golin me shenjën e kryqit/ Arabet pranojne thyerjen e rregullave: “Ai mund te beje çfarë te dojë…

Me atë nuk ka polemika. Me dikë tjetër, me siguri që po. Në Arabinë Saudite askush nuk u ofendua apo u ndie i fyer nga shenja e kryqit të bërë nga Cristiano Ronaldo, pas konvertimit të penalltisë që i dha Al Nassr fitoren ndaj Al Shorta. Një gol që e çoi skuadrën e Riadit në finalen e Champions-it, e planifikuar për të shtunën në Taif, kundër Al Hilal, një derbi i zjarrtë.

Por le të kthehemi te CR7 dhe shenja e tij e kryqit.

Mediat botërore ngritën alarmin, thanë se ka shkelur rëndë ligjet saudite, se tani rrezikon edhe burgun. Pra, ofruan konsiderata të ndryshme për bërjen e kryqit, por Cristiano Ronaldo është i lirë të bëjë çfarë të dojë në Arabinë Saudite.

Dhe në fakt ai përdor shpesh vathin me kryq në vesh, gjithmonë pa bërë bujë. E bën këtë sepse ai është Ronaldo, pra “mbreti”. Në Arabinë Saudite do t’i jenë përjetësisht mirënjohës për atë që po bën në futbollin e atjeshëm.

U diagnostikua me Leucemi/ Wanda Nara :” Gjëja e parë që më thanë ishte, nuk mund të hipësh në avion…

Uanda Nara është rikthyer të flasë sërish për problemet shëndetësore që ka pasur së fundmi. Bashkëshortja e Mauro Ikardit shprehet se ka pësuar një tronditje kur mësoi lajmin se nuk mund të fluturojë teksa shtoi se lajmi i dhënë nga gazetari për leucemi, i ka sjellë jo pak probleme.

“Kur mjekët më dhanë diagnozën pas analizave të gjakut ishte një tronditje. Gjëja e parë që më thanë ishte, ‘Nuk mund të hipësh në avion.’ Ishte një tronditje për të gjithë familjen. Ishte shumë e papritur. Unë hezitoj të flas për këtë edhe sot e kësaj dite.

“Kur më pyetën nëse do të denoncoja personin që zbuloi gjithçka, unë thashë jo. Nuk do të gjykoj askënd sepse padyshim që unë kam punuar në këtë mjedis që kur kam qenë shumë e re dhe mediat, duam apo s’duam, është i tillë.

“Fëmijët e mi po shkonin në shkollë në Argjentinë dhe atyre u bënë pyetje. Kështu që më duhej të ulesha dhe të flisja me ta kur në realitet mund të prisja edhe pak. Më duhej ta bëja më shpejt, por këto janë rregullat e lojës dhe çdo gazetar sillet si të mundet ose siç e shohin të arsyeshme. Nuk kam asgjë për të qortuar askënd”, u shpreh Uanda.

U shfaq në Korçë me Luigi Di Biaggio/ Çfarë po projekton Igli Tare në Shqipëri?

Pas largimit nga Lazio Igli Tare eshte zhvendosur ne Shqiperi ku tha qe ka ardhur per pushime, per bizneset e tij dhe per ta harruar per disa kohe futbollin. Por Igli Tare nuk po i ndahet futbollit. Keto kane ndodhur deri tani pas ardhjes se tij ne Shqiperi

Me nderhyrjen e tij te Partizani vendoset drejtor i ri sportiv Arber Abilaliaj dhe trajner Zoran Zekic. Ne Vlore vjen presidenti i Chelseat, Todd Boehly, projektohet miqesorja me Partizanin ne Air Albania. I pranishem ne takim ishte dhe menaxheri shume i njohur Fali Ramadani.

Pak dite me pare ne Korce Igli Tare shfaqet me trajnerin italian Luigi Di Biaggio, ish ndihmes i Roberto Mancinit te kombetarja italiane. Pas ndeshjes Igli Tare takohet me presidentin e Skenderbeut Ardian Takaj dhe me disa nga futbollistet e Skenderbeut.

Dje eshte raportuar lajmi qe Igli Tare do te riorganizoj klubin e Dinamos dhe bashkepunimi i ri me Manchester Cityn. Kujtojme ketu qe ne deklarata te meparshme Tare e ka shprehur deshiren e tij qe ne nje te ardhme te drejtoje Federaten Shqiptare te Futbollit.

Skënderbeu ‘ndez’ motorët ,siguron miqësoren e parë me Voska Sport…

Skuadra Korçare është në fazën përfundimtare të ndërtimit të ekipit dhe normalisht diçka e tillë po vlerësohet në maksimum nga trajneri Gvozdenovic. Skënderbeu ka “thyer” një rekord këtë verë pasi merkato është përqendruar në zbulimi i talenteve me moshë relativisht të re.

Numri një i pankinës korçare vijon të mbajë të tijtë të karikuar, duke ndërthurur seanca stërvitore me testet miqësore ne vijemesi

Do të jetë ekipi maqedonas i Voska Sport, kundërshtari i Skënderbeut ,ndeshje e cila do të luhet të hënën e ardhshme në stadiumin “Skënderbeu” , ora 19:00 .Kujtojmë që këtë sezon Voska është ngjitur në elitën e futbollit maqedonas dhe është një skuadër shqiptare.

Tifozët janë kuriozë të shohin si do të paraqiten bardhekuqtë këtë sezon dhe cili do të jetë formacioni “tip” i Gvozdenovic.

Lind pyetja, deri ku mund te shkoje ky ekip?

Tifozat Kuqezi nisin misionin kombëtar nga jugu/ Fshihen shkrimet antishqiptare dhe vendoset flamuri kuqezi…

E kanë mbështetur kombëtaren gjithnjë pa kushte sa herë që lojtarët kuqezi kanë zbritur në fushë.Në momente të vështira e deri te sukseset, Tifozët Kuq e Zi (TKZ) kanë gjithnjë prezent në tribuna ndërsa nuk kanë munguar edhe mesazhet e përçuara, gjithnjë në mbështetje të idealeve kuqezi. Tashmë, TKZ nis një mision që shkon edhe përtej stadiumeve dhe futbollit teksa nëpërmjet një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në rrjetet sociale bëjnë të ditur se po nisin atë që e konsiderojnë si një mision kombëtar.

Kështu, duke nisur nga jugu, TKZ ka marrë përsipër të fshijë shkrimet e ndryshme antishqiptare dhe në vend të tyre të reklamohen simbolet kombëtare.

Vendi i parë që i është nënshtruar këtij transformimi është Llogaraja teksa në një nga vendet më panoramike dhe më turistike të vendit është ekspozuar flamuri kuqezi.

Në komunikatën e tyre, TKZ thekson se kjo është një nismë me kontribut vullnetar e anëtarëve të grupit dhe veçanërisht atyre me banim në Zvicër. /Supersport

Tifozët e Skënderbeut shajnë me edukatë ,të të vijë rëndë/ Gerti Çarçani : “Të tjerët fillojnë me motrën, tezen, hallën…

Gerti Çarçani, moderatori i emisionit “Skaner” ishte i ftuar në emisionin “Bilardo” që transmetohet në “MCN TV”. Në një moment është hapur edhe diskutimi rreth tifozerive në Shqipëri, sa i përket ekipeve tona. Çarçani u shpreh se tifozët e Skënderbeut janë ata që ofendojnë në mënyrën më të qytetëruar.

“Tifozët e Skënderbeut shajnë me edukatë, t’ju vijë rëndë. Ata të tjerët fillojnë me motrën, tezen, hallën. Ndërkohë tifozët e Skënderbeut thonë t’ju vijë rëndë. Kjo reflekton qytetarinë në një kuptim”, tha Çarçani.