Category Archives: SPORT

Skënderbeu godet në merkato/ Ish-portieri i Lacios dhe kombëtares u-21 vishet bardhekuq…

Me ngjitjen në “Abissnet Superiore”, vjen edhe një goditje e madhe në merkato nga Skënderbeu. Pas largimit të portierit Shkëlzen Ruçi, skuadra korçare ka afruar ish-portierin e Lazios, Marco Alia. Ky i fundit ka qenë gjithashtu pjesë e Kombëtares shqiptare, U-19 dhe U- 21.

Mesohet se palët kanë arritur një marrëveshje totale dhe Alia do të veshë fanellën e Skënderbeut. Ish- gardiani i Lazios ka firmosur një kontratë që do ta mbajë të lidhur me skuadrën korçare për tre sezonet e ardhshme. Marco Alia shihet i veshur me fanellën e Skënderbeut, së bashku me presidentin Takaj dhe menaxherin Serxhio Mezi.

I urojmë suksese Marco Aliajt dhe me sa më shumë ndeshje me rrjetën e paprekur!

(Marco Alia) Ish-portieri i Lacios dhe kombëtares u-21 vishet bardhekuq

Festë e papërmbajtur Angleze pasi Manchester city fitoi champions /Interistët festojnë edhe me humbje(Video)

Një festë e papërmbajtur shpërtheu në stadiumin Ataturk të Stambollit pasi Manchester City mposhti 1-0 Interin në finalen e Champions League, ndërsa në qendër të festimeve ishte autori i golit të vetëm Rodri. Si asnjëherë më parë ka shpërthyer festa edhe në ‘fan zonen’ e Manchester City-t në Angli. Me mijëra tifozë kanë brohoritur si të çmendur në momentin e golit historik. Sakaq festa me autobusin e hapur është caktuar të zhvillohet të hënën në qytet.

Ndërkohë në momentet e para pas disfatës një trishtim i madh mbërtheu 43 mijë tifozët e Interit të cilët ishin mbledhur në stadiumin San Siro për të ndjekur sëbashku finale.

Jo vetëm kaq, por në orët e para të së dielës tifozët e Interit ishin të mbledhur në ‘Piazza Dumo’ për të kënduar edhe pse në Stamboll skuadra nuk kishte shumë minuta që humbi finalen…

Manchester City fiton për herë të parë UEFA Champions League…

Manchester City ja ka dalë të fitojë për herë të parë në historinë e tij UEFA Champions League. Skuadra e Pep Guardiolës arriti një sukses të trefishët këtë vit duket fituar edhe tripletën duke u bërë skuadra e dytë angleze që arrin të bëjë diçka të tillë pas Manchester United.

Të dyja skuadrat arritën të mbyllnin një pjesë të parë me rrjetat e pa prekura. Interi kishte rastet më të pastëra por nuk ia doli ti konkretizojë. Pjesa e dytë fillon mirë për të dyja skuadrat që kërkonin me çdo kusht trofeun.

Duhej të vinte minuta e 68-të që rezultati të zhbllokohej me atë të Rodrit. Ky i fundit me një goditje brenda zonës kalon të tijët në avantazh. Interi provon në çdo mënyrë por në fund nuk ia del. Kështu skuadra e Guardiolës çon në qiellin e Stambollit trofeun e tyre të parë.

“Jo vetëm “Këpucën e Artë” dhe titullin kampion/ Uzuni mbyll një natë të paharrueshme në Spanjë:”I propozon në fushë të dashurës….

Mbrëmja e 27 majit të vitit 2023 do të mbetet një kujtim special për Myrto Uzunin. Si të mos mjaftonte shpallja kampion me Granadën, ngjitja në La Liga si dhe “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë i kampionatit, sulmuesi shqiptar, vendosi të prodhonte një tjetër “eurogol”, por kësaj here për sa i përket jetës private.

Uzuni kishte përgatitur një plan special, teksa propozoi për martesë partneren e tij Uarda Hyseni, ne mes të fushës, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike. Një moment tepër special, që është duke bërë edhe xhiron e rrjetit.

Uarda do të martohesh me mua”? Ishte fraza e cila u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës në fundin e ndeshjes, duke i emocionuar të gjithë.

Dortmundi në lot/ Bayerni fiton titullin e 11-të radhazi …e më të bukurin!

Bayern Munchen fiton titullin e radhës, të 11-in radhazi nga 33 në total, dhe më emocionuesin e viteve të fundit. Bavarezët triumfuan 1-2 në “frymën e fundit” në Koln, ndërkohë që Dortmundi nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 kundër Mainzit në “Signal Iduna Park”.

Rezultat që solli rokadën në krye të renditjes dhe kalimin e titullit tek ekipi i Thomas Tuchel. Jamal Musiala shënoi një gol fantastik një minutë përpara fundit, duke sjellë shpërthimin e tifozëve të Bayernit. Kingsley Coman kishte zhbllokuar rezultatin në pjesën e parë, ndërkohë që vendasit barazuan përkohësisht falë penalltisë së Dejan Ljubicic, gol që ndezi shpresën për disa momente në “Signal Iduna Park”.

Andreas Hanche-Olsen dhe Karim Onisiwo gëzuan tifozët e Mainzit dhe Bayernit me golat e tyre. Në mes një penallti e humbur nga Sebastian Haller. Raphael Guerrero rihapi takimin, Niklas Sule barazoi në sekondat e fundit, por vetëm kaq. Lot dhe zhgënjim në “Iduna Park” dhe festë bavareze në “RheinEnergieStadion”.

Java e fundit e Bundesligas ishte dramatike dhe e çmendur. Djemtë e Tuchel e fituan falë golavarazhit më të mirë se Dortmundi (+54 / +39). Tifozët e Bayernit do e mbajnë mend gjatë, ndërkohë që ata verdhezi do e kenë tepër të vështirë ta harrojnë…

Liverpooli jashtë Championsit/ Klopp: Jam gati të bëj shoferin, nuk mund të largohem…

Skuadra e Liverpoolit zyrtarisht nuk ka arritur të sigurojë Champions League për sezonin e ri 2023-24. Trajneri gjerman, Jurgen Klopp foli në konferencë për media rreth ndeshjes së fundit në Premier League këtë edicion, me të kuqtë që luajnë nesër kundër Southampton. Ai tha se kush dëshiron të largohet nga “Anfield” për shkak se klubi nuk arriti të siguronte vendin e katërt, duke treguar se secili lojtar që dëshiron largimin e ka derën të hapur.

Gjithçka është në rregull. Nëse ndonjëherë një lojtar do të vinte tek unë dhe do të më thoshte:”Oh, ne nuk u kualifikuam në Ligën e Kampionëve, unë duhet të largohem”. Unë vetë do ta çoja në klubin tjetër. Do merrja çelësin dhe do i thoja: ‘Hajde në makinë! Ku dëshiron të shkosh? Unë të drejtoj”.

Kjo do të ishte diçka që nuk mund ta kuptoja kurrë .”Oh, ne nuk u kualifikuam për Ligën e Kampionëve! Më duhet të luaj në Ligën e Kampionëve, kështu që unë do shkoj” .Unë jam përgjegjës për këtë rrëmujë, kështu që ju nuk mund të shkoni në këto momente, nuk është fjala për Salah, aspak”, tha Klopp.

Më pas Klopp foli edhe për raportin me Salah, duke thënë se nuk bëhet fjalë për një largim të egjiptianit.

Play-Out/ Burreli përmbys Pogradecin dhe le në Kategorinë e dytë liqenorët…

Burreli triumfoi ndaj Pogradecit me rezultatin 2-1 në finalen e zhvilluar në Rrogozhinë, duke siguruar zyrtarisht qëndrimin në Kategorinë e Parë edhe për edicionin e ardhshëm. Një duel tepër emocionues, ku u akorduan 2 penallti, teksa nuk mungoi as tensioni. Matjanët e gjetën veten në disavantazh në Arena Egnatia, por me pas kanë përmbysur gjithçka. Pogradecarët shënuan të parën me gol të Cirkovic. Me rezultatin 0:1 u mbyll pjesa e parë.

Ndërsa në të dytën Burreli shënoi dy golat, që e afirmuan sërish në Kategorinë e Parë. Golat për Burrelin u shënuan nga Kurbneshi dhe Silva. Ndërsa Burreli feston qëndrimin në Kategori të Parë, Pogradeci do të duhet të luajë sërish në Kategorinë e Dytë.

Burreli 2-1 Pogradeci

Kategoria e Parë: Play-Out
Stadiumi: Egnatia Arena
Gjyqtar: Blerim Ziri

Formacionet Zyrtare: 

Burreli (4-4-2): Çili; Hasa, Dedgjonaj, Marcos, Kastrati; Osikel, Stana, Koleci, Silva; Kurbneshi, Farruku. Trajner: Dorjan Bubeqi
Pogradeci (4-4-2): Baçi; Rapo, Hysenllari, Pura, Cirkovic; Shyti, Zefi, Berberi, Shkulaku; Topllari, Ivani. Trajner: Samuel Nikaj

Ç’po ndodh? Lajmet për ndarjen e CR7 dhe Georgina i ‘vënë flakën’ rrjetit….

Transferimi i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite nuk rezultoi siç pritej. Superylli portugez bëri një lëvizje shokuese tek Al Nassr në fund të vitit 2022. Kanë kaluar gati pesë muaj që kur CR7 u largua për herë të parë në karrierën e tij të jashtëzakonshme nga Europa. Gjatë gjithë kësaj periudhe, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ka pasur një përzierje përvojash pozitive dhe negative me klubin e tij të ri. Koha e tij tek Al Nassr nuk ka qenë aq e suksesshme sa pritej fillimisht, duke çuar në thashetheme për një largim të mundshëm nga ekipi saudit.

Në fakt, aktiviteti i fundit i të dashurës së tij në rrjetet sociale ka nxitur edhe më shumë spekulimet e ndryshme.

E dashura e Ronaldos, Georgina, “i vuri flakën” internetit pas postimit të saj të fundit në Instagram. Influencuesja spanjolle ka shpërndarë një foto të saj në pistë, duke zbritur nga avioni privat. Ajo gjithashtu saktësoi vendndodhjen e fotografisë, Madrid, Spanjë. Georgina ka postuar foton me mbishkrimin “Në rrugën time”, ndërsa ka etiketuar edhe markën e veshjeve sportive, “Alo Yoga”, të cilën e mbështet.

Është e njëjta markë që bashkëshortja e Lionel Messit, Antonella Roccuzzo, gjithashtu promovon dhe mbështet. Megjithatë, duke iu rikthyer fotos, padyshim që ka krijuar spekulime të shumta. Kjo edhe për lajmin e fundit të medias portugeze, që plas “bombën”: Ronaldo dhe Georgina nuk janë më bashkë, presin vetëm ta zyrtarizojnë divorcin e tyre.

Sipas medias portugeze “Gente”, Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund lidhjes me Georgina Rodríguez. Léo Caeiro, miku i Dolores Aveiro, garanton se ylli dhe modelja “nuk janë më bashkë”. “Besoj se Cristiano do ta shpallë së shpejti ndarjen dhe do të kërkojë respekt. Jam absolutisht i sigurt”, – thotë ai.

Ndër shkaqet e prishjes së lidhjes duket se janë qëndrimet gjithnjë e më egocentrike të Gios. Për pasojë, ylli portugez ka qenë gjithnjë e më i zhgënjyer me partneren e tij. “Georgina nisi të mburrej shumë, filloi të fokusohej vetëm te vetja dhe harroi se aty ishte një Ronaldo. Cristiano është një person krejt tjetër dhe ka një përplasje të madhe mes të dyve. Ato janë personalitete krejtësisht të ndryshme. Georgina në fillim ishte një person i ndjeshëm, por me kalimin e kohës papritur u bë një person që jeton vetëm për para, famë dhe video në Instagram”, – thotë Léo Caeiro.

Më së fundi duket se Dolores, nëna e tij, ulet pranë Cristianos dhe Georgina kalon në skajin tjetër të hierariksë. Marrëdhënia e tensionuar mes modeles dhe nënës së CR7 duket të jetë një tjetër arsye që ‘peshoi’ në vendimin e Cristiano Ronaldos. Léo Caeiro thekson se Georgina nuk shkon mirë me Dolores Aveiro dhe se ajo nuk dëshiron as të bëjë foto me të.

“Kur Georgina mori vesh se mamaja Dolores do të ulej pranë djalit të saj, u ngrit dhe shkoi në skajin tjetër të tavolinës dhe nuk qëndroi kurrë pranë Cristianos. Georgina është një person shumë i ftohtë dhe materialiste”, – shton ai. Georgina Rodríguez u zhvendos me fëmijët e saj në Madrid të Spanjës dhe e la yllin portugez vetëm në Arabi, me Cristianinhon, – konfirmon Léo Caeiro.

Skënderbeu i Superiores nis që nga pankina, zyrtarizohet trajneri Gvozdenoviç

Skënderbeu u shpall kampion në Kategorinë e Parë dhe pas një viti mungesë, do të rikthehet në Superiore ku do të synojë të vazhdojë rrugën e suksesshme që ndërpreu pak vite më parë. Klubi korçar ka nisur nga përgatitjet për sezonin e ardhshëm dhe në krye të stolit, është konfirmuar Ivan Gvozdenovicc. Trajneri serb që arriti të fitonte titullin në Kategorinë e Parë duke bërë paraqitje fantastike, i ka bindur drejtuesit dhe Takaj i ka ofruar rinovim edhe për një tjetër sezon.

Njoftimi i klubit: 

“Ivan Gvozdenoviç do të jetë trajneri i Skënderbeut edhe për një sezon tjetër” Tekniku bardhekuq dhe presidenti Ardjan Takaj kanë arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës.

Klubi korçar ka nisur nga përgatitjet për sezonin e ardhshëm dhe në krye të stolit, është konfirmuar Ivan Gvozdenovicc. Trajneri serb që arriti të fitonte titullin në Kategorinë e Parë duke bërë paraqitje fantastike, i ka bindur drejtuesit dhe Takaj i ka ofruar rinovim edhe për një tjetër sezon.

Skënderbeu i artë “rilind” në qytetin e serenatave…

Nga RETIN TOKA :      
Ajo e diel e 23 prillit ishte e bukur për gjithkënd që kishte zgjedhur të shijonte diellin e pranverës. Të shumtë ata që kishin preferuar bregdetin, të paktë sportdashësit në shkallët e stadiumit. Për qytetin e Korçës asgjë s’mund ta zhbënte apo zëvendësonte emocionin që do të përjetohej pasi “Ujqërit” e tyre të zbrisnin në fushë.

Skënderbeu i tyre nuk luante në shtëpi, megjithatë ata e ndiqnin njëjtë sikurse të ishte pritës. Disa tifozë korçarë kishin udhëtuar drejt Cërrikut pasi e ndjenin se ajo pasdite do të ishte moment historie për Skënderbeun e futbollit.

“E bre Gvozdeno si të kemi”, dëgjoheshin tifozët në shkallët e stadiumit të Turbinës që lavdëronin punën e bërë nga trajneri i korçarëve. Ndeshja nisi vrullshëm duke mos lënë në asnjë moment vendasit të merrnin në dorë “frerët”. Fërshëllima përfundimtare e gjyqtarit do të dëgjohej pas 90 minutash të zjarrta. Skënderbeu i artë ishte rikthyer në habitatin e vet.

Pas 4 golave, “Ujqërit e Dëborës” siguruan matematikisht elitën e kampionatit shqiptar. Lotët ishin legjitim në sytë e trajnerit Ivan Gvozdenoviç. Mori përsipër një barrë të rëndë. Në fund ia doli. Por, dedikimi i tij shkonte përtej jetës. Lart në qiell, babai i tij, përshëndeste punën e mrekullueshme të të birit. Pak kush e kishte besuar. Skënderbeu i historisë së futbollit shqiptar u rikthye brenda vitit në Superiore.

Gara ishte e fortë, me një Dinamo të shumë investuar dhe një Flamurtar me ambicie të mëdha për elitën e futbollit vendas. Mirëpo, skuadra e qytetit të serenatave eci nëpër melodinë e ëmbël të orkestruar nga presidenti i padorëzuar, Ardian Takaj dhe “dirigjenti” serb Gvozdenoviç./ Newsbomb

Nga jeta e emigrantit në Greqi të sukseset si futbollist …Uzuni tregon vështirësitë te Marca….

Myrto Uzuni tregoi në një intervistë për Marca se e pati të vështirë në fëmijëri, pasi iu desh të punonte herët si emigrant në Greqi. “Morëm para borxh për të shkuar në Greqi dhe punonim për t’i kthyer sa më shpejt. Kam bërë shumë punë dhe në të zezë, pasi nuk kishim dokumente”.

Por u bë futbollist profesionist falë edhe besimit që pati babai dhe familja e tij. Karrierën e nisur te Tomori e më pas vijoi tek Apolonia, Laçi, Lokomotiva Zagreb, Ferencvaros ku luajsti në grupet e Champions League dhe tani te Granada në Spanjë.

“Jam në vitin më të mirë të karrierës time. Unë kudo që kam shkuar kam lënë shenjë dhe kam bërë diferencën edhe këtu te Granada, pasi kërkoj gjithmonë te vetja. Ky ekip më dha mundësinë që të luaj në La Liga dhe unë i vlerësoj ata që më mbështesin”. Myrto Uzuni dhe Granada janë një hap nga rikthimi në La Liga ku deri më tani sulmuesi shqiptar ka dhënë një kontribut të rëndësishëm me 22 gola të shënuar.

Kryesojnë në La Liga /Tifozët e Granadës të dashuruar me Uzunin, i këndojnë lojtarit shqiptar…

Granada kryeson kampionatin në La Liga 2 dhe është pranë ngjitjes në elitën e futbollit spanjoll. Ekipi i Myrto Uzunit luan sot ndeshjen e parafundit të kampionatit kundër Mirandes në transfertë. Të shumtë janë tifozët e Granadas që e kanë ndjekur skuadrën e tyre duke kërkuar kthimin në La Liga.

Ndërkohë në festën e parakohshme janë parë edhe banderola të Myrto Uzunit, teksa tifozët i këndojnë futbollisti të kombëtare sonë.

Kreu i fshf- së uron Skenderbeun: “Besimplotë që do kontribuoni në rritjen e cilësisë dhe garës në elitën e futbollit

Reagim nga Kreu i fshf Armand Duka:   
Urime KF Skënderbeu për titullin në Kategorinë e Parë 🏆👏   
Me mbylljen e sezonit në Kategorinë e Parë, pas një gare të luftuar deri në fund, mësuan dhe ekipin kampion për sezonin 2022-2023. Dua t’i shpreh urimet më të mira të gjithë lojtarëve, stafit teknik, drejtuesve të klubit,

Presidentit Takaj si dhe tifozëve të mrekullueshëm të Skëndërbeut për rikthimin e kësaj skuadra historike të futbollit shqiptar në Abissnet Superiore.

Jam besimplotë se ashtu siç kanë bërë gjithmonë përgjatë historisë së tyre, skuadra bardhekuqe do të kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe garës në elitën e futbollit shqiptar.

Presidenti Takaj: “Kemi filluar me kohë përgatitjet për Superioren, ne do të jemi gati….

Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, foli për Oversport pas përfundimit të sfidës me Lushnjen ku u shpallën edhe kampionë të Kategorisë së Parë. Takaj tregon se puna për të ndërtuar një ekip të denjë për Superioren ka nisur prej kohësh. “Kemi filluar me kohë të përgatitemi për Superioren. Është tjetër garë atje dhe do të bëhemi gati për Superioren. Ishim të bindur se do të dilnim në Superiore, nuk diskutohet se objektivi dhe investimi ishte për të dalë në Superiore. E nisëm keq, por ishim të bindur se do ia dilnim. Rrugën për kampion e dimë mirë se si dilet, me qetësi dhe profesionalizëm.

Merkato? Po punojmë se Superiorja do një nivel tjetër dhe ne do të jemi gati.

Si u duk Superiorja këtë vit? Rivaliteti i madh, gabime të mëdha. Ndaj normalisht që po shkojnë edhe titulli, edhe mbijetesa deri në ndeshjen e fundit. Hera e parë që ndodh, garë shumë e fortë”, tha Takaj.

Presidenti Takaj: “Kemi filluar me kohë përgatitjet për Superioren, ne do të jemi gati….

Ktheu Skënderbeun në ‘fron’/ Gvozdenovic: “Arritëm të dyja objektivat, kohë për Superioren…

Skënderbeu u shpall zyrtarisht kampion i sezonit 2022-2023 të Kategorisë së Parë. Korçarët zhvilluan një sezon me oshilacione që nisi jo në mënyrën më të mirë teksa në fazën e parë ishin pas Dinamos e Flamurtarit ndërsa në fazën e dytë përmbysën gjithçka. Një faktor kryesor ishte dhe emërimi i trajnerit Ivan Gvozdenovic i cili ktheu gjithçka dhe bëri që korçarët të mos ndaleshin më drejt titullit të 4-të në histori të Kategorisë së Parë.

Pas ndeshjes me Lushnjen, të mbyllur në barazim pa gola, trajneri Gvozdenovic për Oversport tha:

“Jam shumë i lumtur, por është e gjitha merita djemve. Ne ia arritëm të dyja objektivave, të ngjiteshim në Superiore dhe të merrnim titullin kampion. Jam shumë i lumtur së bashku me futbollistët dhe stafin teknik. Kur jam takuar me presidentin Takaj në fillim nuk e kishim menduar se do të arrinim këtu, por ishim me besim të madh. Më pati thënë që kemi djem të mirë dhe do të provojmë. Kemi kohë për Superioren, do bëjmë një ekip të mirë”, deklaroi ai.