Për herë të katërt në histori, Skënderbeu është shpallur kampion i Kategorisë së Parë dhe nga sezoni i ri do luajë në Superligë. Fundi i së Parës ka sjellë trofeun për korçarët, teksa një rol kyç pati edhe trajneri Ivan Gvozdenovic që e mori ekipin në mesin e nëntorit 2022. Trofeun e dorëzoi zv.presidenti i FSHF-së,
Lutfi Nuri te kapiteni Erlis Frashëri në stadiumin “Roza Haxhiu” Lushnjë…
Kategoria e parë uli zyrtarisht siparin ditën e sotme me sfidat e luajtura ku pas më shumë se 90 minutave mësuam edhe verdiktet finale të këtij edicioni. Skënderbeu është zyrtarisht kampion. Edhe pse Korçarët nuk triumfuan në transfertë duke u ndalur ne barazim e bardhe me Lushnjen e kanë thelluar diferencen me Dinamon e vendit të 2-të e cila pesoi disfate në tranfertë nga Luzi …. Zyrtarisht keto ekipe do të jene pjese e superligës sezonin e ardhshëm…
Flamurtari, Tomori, Apolonia e Korabi janë 4 ekipet që do të garojnë në Play-Off për finalen me vendin e 8-të të Superiores. Ndërsa Burreli dhe Lushnja do të luajnë në Play-Out për të qëndruar edhe njëherë në këtë kategori.
Teksa nga Kategoria e Parë janë rrëzuar Oriku, Turbina, Besëlidhja dhe Tërbuni. Në bazë të paraqitjeve në Kategorinë e Dytë, duelet play-out për një vend në Kategorinë e Parë do jenë Lushnja – Valbona dhe Burreli – Pogradeci.
Tifozët vinin edhe nga Arrëza, Dardha, Selca, Strelca, Lozhani… NE FËMIJËT E SHIHNIM NDESHJEN NGA PRAPA TELAVE Biletat u shtrenjuan shumë, nuk ishte e lehtë ta blije
Rrëfyer nga i madhi Todo Vaso, vijon nesër Nga prapa telave me gjemba që rrethonin fushën, kundronim me sy lëvizjet e rojeve që lëviznin poshtë e lartë për të ndaluar njerëzit që hynin nga telat. Ndodhte të kapnin ndonjë fëmijë… Guximtarët pasi kishin kaluar telat me gjemba, duke u zvarritur poshtë telave, vraponin për të hyrë në murin me njerëz që rrethonte fushën e futbollit. Kush u shpëtonte rojeve, zhdukej në turmën e njerëzve. Rojet nxitonin për nga vendi ku kishte hyrë “shkelësi i kufirit”,
por njerëzit e kishin përpirë mes tyre dhe e maskonin menjëherë, duke mbyllur dhe shtegun që mos i lejonin rrugë rojeve.
Fëmijët çanin për tutje e përfundonin larg shtegut nga kishin hyrë. Kur ishte kohë e mirë shtriheshin përpara këmbëve të të rriturve, në lëndinën para pistës së vrapimit të atletikës. Në grupin e fëmijve që rrinin prapa telave isha dhe unë. Isha i drojtur, thuajse isha i fundit që kapërceja “kufirin”. Ndërsa kur erdhi dita të luaja futboll gjithkush mund të shihte një fëmijë tjetër, një djalosh, kurajoz, me temperament të zjarrtë e të guximshëm.
Në të vërtetë, moskalimi i kufirit nuk më vinte nga ndonjë ndjenjë frike, mos haja ndonjë shpullë apo ndonjë shkelm në prapanicë. Jo, më dukej gabim i rëndë hyrja pa leje në fushën e futbollit. Rregullat i mendoja si tabu. Në moshën e fëmijërisë dhe adoleshencës, bashkë me shumë moshatarë të tjerë shkonim për nga terreni thuajse duke vrapuar. Frymën e mbanim përpara telave rrethues të fushës. Ndeshjet e futbollit na thithnin si magnet. Ditët e ndeshjeve i prisnim me ankth. Loja e futbollit na dukej si një lodër e mbinatyrshme. Transformoheshim. Lojtarët na dukeshin sikur u përkisnin qenive jashtëtokësore.
Pasimet, trillimet, krosimet dhe veçanërisht gjuajtjet që herë-herë përfundonin në portë më dukeshin një mrekulli.
Kur të rriturit i zbukuronin me fjalët e tyre lojërat e lojtarëve, bëmat e tyre më çonin në kufijtë e një legjende. Fishkëllimën e parë të bilbilit të “Referit”, siç e quanim ne korçarët gjyqtarin në atë kohë, shuante atë zallamahi tunduese. Rojet e telave i afroheshin murit me njerëz, ngriheshin në majë të gishtave që të shikonin lojën. Ky ishte çasti i pritur: fillonte kalimi i territorit. Nga telat deri te muri i njerëzve duhej të kaloje 10-15 metra. Më të shumtit e rojeve bënin sikur nuk shikonin, ndaj kalamajtë, një nga një, në gjithë gjatësinë e telave, mbas një zvarritjeje, tureshin për nga turma. Kishte raste që këtë marifet ta bënte edhe ndonjë i rritur.
Kjo histori u mbyll në vitin 1959, kur stadiumi i ri hapi dyertë. Por kangjellat prej hekuri të satdiumit u dëmtuan pas vitit 1991. Në kufirin e telave, (kangjellave), filluan të dukeshin figura të rriturish. Bileta 10-lekëshe hyri në muze. Biletat u bënë të shtrenjta. Të papunët nuk pinin dot një kafe. Bileta për në stadium ishte një luks për shumicën e njerëzve. Në çastin kur loja ishte duke përfunduar nga porta dilnin të parët njerëzit nevojtarë.
Pas pak vërshonte turma që në disa sekonda bënte për nga qyteti.
Në atë kohë qyteti shtrihej tërësisht në juglindje të terrenit. Kalimtarët e rastit befas gjendeshin përballë ose bëheshin njësh me turmën. Pamje befasuese, disi e çuditshme, përsëritej çdo dy javë, kur në fushën e futbollit kishte ndeshje zyrtare. Njerëzit që ngatërroheshin, nxitonin mos i pengonte turma. Me ta shikoje të ardhurit me biçikleta, karroca apo kafshë. Pas tyre, turma derdhej në dy arteriet kryesore: njëra drejt Bankës së Shtetit dhe tjetra për nga kinema “Morava”, sot “Mileniumi” dhe tej për nga Luftëtari Kombëtar, dhe më tej, matanë lumit të Korçës që u mbulua dhe u bë muze.
Kjo pamje do të ishte e plotë, nëse do të paraqesnim edhe turmën që merrte për nga perëndimi.
Tifozët e asaj ane bënin për nga bostanet dhe arat e qytetit. Banorët e fshatarve të fushës, Çifligut, Bulgarecit, Turanit, Voskopit, Dvoranit, Drenovës, Boboshticës, Malavecit, Drenovës, Plasës, Pojanit, Zvezdës etj, ngisnin shpejt që mos i zinte nata në udhë. Ata që do të mund t’i lexojnë këto kujtime, veçanërisht të moshës së dytë dhe të tretë do të prekeshin, nëse nuk do të gjenin edhe veten në këto rreshta. Ata që bënin 5-6 orë rrugë në këmbë. Më të përkushtueshmit vinin nga Arrëza, Dardha, Selca, Strelca, Sheqerasi, Lozhani, Podgorija etj.
Në fushën e lojës nuk dukeshin më K. Marjani, M. Plluska, K. Sherko, Dimço, S. Tego dhe S. Koça. Kur fillova të njihja për herë të parë futbollistët e rritur korçarë m’i tregonin me gisht: “Numëri 2 është T. Veriga, ai në portë është M.Kita…”. Dhe një nga një që të gjithë: R.Shollën, Milen, Andrean, G. Stratin, V. Prodani. Më pas Shëllirën, K. Koçën, Z. Çerën, E. Dvoranin, G. Loron, M. Kolën etj. Shikonim Lijan (Çobanin) që merrte mbi shpinë P.Milen kur fitonin, veçanërisht kundër Partizanit dhe Dinamos. Nuk ishte vetëm Lija, flitej për Koci Kristafin, sponsorin e parë, doktor “Çërvishëkën”, doctor Taqo Sofronin, Danen e trikotazhit etj.
Tifozja simbol, jo vetëm e përfaqësueses kroate në Botërorin “Katar 2022”, Ivan Knoll, vazhdon të tërheqë vëmendjen me postimet ne rrjetin social “Instagram”. Ajo ndodhet në Majami teksa është ndjekur garat për Çmimin e madh të Formula 1. Krotja ka postuar foto me një veshje provokuese, teksa ka mahnitur të gjithë të pranishmit.
Deri tani Ivana, numëron 3.4 milionë ndjekës në Instagram.
Janë mbyllur ndeshjet e javës së 25-të të Kategorisë së pare me kampionatin që mëson disa verdikte finale. Oriku dhe Turbina bien zyrtarisht në të Dytën teksa janë 4 pikë larg vendeve Play-Out kur mbetet vetëm 1 javë për t’u luajtur. Surpriza mund të quhet Besa që mposhti Skënderbeun dhe i jep një shpresë Dinamos që afrohet -1 nga korçarët.
Në javën e fundit, blutë kanë shansin të marrin vendin e parë nëse Skënderbeu ndalet sërish ne Lushnje…
Napoli i Lucciano Spalletit u shpall kampione e Serie A disa javë përpara fundit të kampionatit. Napoletanët meritojnë duartrokitjet e të gjithë të apasionuarve të futbollit, duke qenë në krye të tabelës për pjesën më të madhe të javëve. Mbështetësit janë derdhur në rrugët e Italisë që në orët e para të ditës duke “ngjyrosur” blu vendin, ndërsa sonte pritet të jetë një natë e gjatë në Itali.
Ky titull është i treti për Napolin në divizionin më të lartë të Italisë dhe i pari që kur lojtari legjendar argjentinas Diego Maradona i udhëhoqi ata drejt kampionateve në 1987 dhe 1990. Festa e tifozëve të Napolit është shpërndarë edhe në qytete të tjera italiane si Milano dhe Torino.
Klubi futbollistik i Tërbunit është përjashtuar zyrtarisht nga Kategoria e Parë pas sherrit me arbitrat në ndeshjen kundër Turbinës .Komisioni i Apelit të Disiplinës ka lënë në fuqi vendimin e marrë pak javë më parë nga Komisioni i Disiplinës, duke lënë kështu si të vetmen mundësi për klubin e njohur atë të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.
Njoftimi: Me vendimin nr.31, datë 05.04.2023 Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka vendosur të marrë ndaj FK Tërbuni masat disiplinore si më poshtë vijon:
FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 65/1 dhe 65/3/c të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina dhe dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
Në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më të ulët. Më datë 18.04.2023 Nr.782/1 prot. FK Tërbuni, ka paraqitur ankim me objekt: Kundërshtimin i Vendimit Nr.31 Datë 05.04.2023 të KDS lidhur me sanksionet e vendosura ndaj FK Tërbuni.
Gjysmëfinalja e Champions League mes Milanit dhe Interit ka vendosur rekorde ende pa zbritur në fushë. Një javë para duelit, sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 74 mijë bileta janë shitur tashmë, me tifozët që presin me padurim të shikojnë nga afër idhujt e tyre. Shkallët e stadiumit mitik “San Siro” do të jenë të mbushura plot, teksa kuqezinjtë kanë arkëtuar 10 milionë euro vetëm nga biletat. Shifra të çmendura që do të tejkalojnë atë të duelit mes Milanit dhe Tottenham, ku një biletë mesatarisht u shit për 122 euro.
Derbi i Madoninës do të jetë edhe ndeshja e futbollit me fitimet më të larta ndonjëherë në Itali. Milan ka vendosur që çmimet të variojnë nga 69 në 419 euro në sektorin e abonimeve vjetore, teksa për ultrasit, biletat do të kushtojnë nga 104 deri në 459 euro. 10 milionë eurot e siguruara nga biletat do të jenë një vlerë e shtuar për arkat e klubit Kuqezi, i cili do të ketë përfitime të majme që mungonin prej vitit 2006.
Por ky rekord që do të thyhet sigurisht në gjysmëfinalen e dytë. Inter ka vendosur që biletat të kushtojnë akoma dhe më shtrenjtë. Sezoni 2022-2023 do të mbahet mend gjatë nga dy tifozeritë që kthehen në këtë fazë të Champions League pas shumë vitesh mungesë. Inter nuk luante në gjysmëfinale prej sezonit 2009-2010 kur më pas arriti të triumfojë në tripletën e famshme, teksa Milan nuk shijon këtë ecuri në arenën Europiane që prej 16 vitesh.
Studio daneze arkitekturore CEBRA është shpallur fituese e projektit të ri të stadiumit të “Skënderbeut” në qytetin e Korçës. Pas shpalljes së studios fituese, përfaqësuesi i CEBRA-s u shpreh se “jemi të privilegjuar të zhvillojmë më tej Korçën, që është një qytet i jashtëzakonshëm”. Projekti parashikon ndërtimin jo vetëm të stadiumit të futbollit, por edhe një sërë parqeve, fusha të vogla dhe ndërtesa multifunsionale duke u shndërruar në një kompleks të madh sportiv që do të jetë një pikë e re rreferimi për qindra sportdashës të qytetit.
Projekti i Italian dhe ai Danez ishin ne fakt edhe projektet me realiste per Korçen, pasi perkrah stadiumit do te ndertohen qendrat tregtare, rezidenca banimi, hotele dhe restorante ne ndertesa jo shume te larta, ndertesa te bukura te stilit nordik, ç’ka do te jete nje risi ne Shqiperi. Po ashtu ndertesat e investitorit do te jene jashte stadiumit.
Pas Korçës, do të jetë radha e Durrësit dhe Vlorës për projektet finaliste dhe më pas shpalljen e një fituesi për stadiumet e reja. Në garë për projektin e stadiumit Skënderbeu ishin tre studio të mëdha finaliste, ARCHEA Associati (Itali), BOFILL Architecture (Spanjë) dhe CEBRA (Danimarkë).
Në finalen e Konkursit Ndërkombëtar për projektin e stadiumit “Skënderbeu”, u prezantuan 3 finalistë , ARCHEA Associati (Itali), BOFILL Architecture (Spanjë) dhe CEBRA (Danimarkë). Projekti i parë solli idenë e krijimit të një parku mjaft të madh i cili lidhet me bulevardin që lidhet me katedralen. Një stadium që mban një kapacitet prej 10 mijë njerëzish dhe që gjithashtu mund të përfshijë aktivitete ditore, si dyqane, lokale, restorante etj. Stadiumi është në formën e një katedrale.
Është tërësisht i mbuluar dhe tifozët nuk do të lagen nga shiu kur ndjekin ndeshjet. U theksua që gjithashtu në këtë projekt mund të ketë hotele, sheshe dhe apartamente.
Projekti i dytë erdhi nga studio “CEBRA”. Kjo studio solli idenë e një stadiumi të rrethuar nga ndërtesa dhe me një numër sheshesh të vogla. Gjithashtu brenda projektit do të ketë hotele, dyqane, lokale etj. dhe jo vetëm.
Projekti i tretë erdhi nga “RICARDO BOFILL”, i cili solli një ide me një stadium në stilin e një ndërtese. Ata sollën idenë e një qyteti të vogël të ndërtuar rreth stadiumit, ku do të përmbante gjithashtu hotele, apartamente, parqe, fusha dhe pishinë për aktivitete të ndryshme ditore.
Ky eshte projekti i pare Ne kete projekt stadiumi ka nje kapacitet prej 10 mije tifozesh dhe ne njerin krah te tribunes do te ndertohen hotel, aprtamente, qender tregtare, restorant, kinema, palester etj.Projekti numer 2 per stadiumin e ri Skenderbeu ne Korce Gjithashtu parashikon te shoqerohet me ndertesa te tjera tregtare por jashte stadiumitProjekti i 3 i stadiumit te ri Skenderbeu ne Korce stadium i pambuluartribunat jane te rrethuara nga te gjitha anet me pallate. Gjithashtu ne ptojte jane te perfshira dhe dy kulla 105 m dhe 75m.Keto ishin tre projektet dhe fituesi do te zgjidhet sot, në orën 16:00cili projekt do deshironit te ishte fitues?
Modelja kroate, Ivana Knoll, e cila u bë e famshme në Kupën e Botës në Katar për veshjet provokuese në mbështetje të kombëtares së vendit të saj, po përfiton nga ajo çfarë ndodhi në Katar. Ajo vazhdon të fitojë ndjekës në rrjetet e saj sociale, ku aktualisht grumbullon më shumë se 3.4 milionë ndjekës. Modelja ka qenë në Azerbajxhan, në Baku aty ku është zhvilluar gara e Formula 1.
Kroatja ka publikuar disa foto me një kostum jeshil dhe me syze rozë, teksa ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Ajo duket thjesht e mrekullueshme dhe më në formë se kurrë…
E cilësuar si tifozja me seksi e kupës së botës / Ivana Knoll i ve flakën edhe formula 1 pic.twitter.com/ox93ooYo38
Partizani është kampioni i Superligës në volejbollin e femrave. Në Pallatin e Sportit ‘Asallan Rusi’, Partizani mundi Skënderbeun, me rezultatin 3 me 1 me sete në ndeshjen e fundit, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm të ndeshjeve në 3-2. Kështu, Partizani kthen titullin në kryeqytet dhe zbret nga froni korçaret që u shpallën fituese sezonin e kaluar.
Për Partizanin, ky është titulli i pestë në historinë e tij.
Partizani dominoi setin e parë, duke fituar 25-21, ndërsa në setin e dytë Skënderbeu fitoi 25-20, duke barazuar shifrat. Seti i tretë ishte vendimtar për Partizanin duke fituar 25-18. Edhe në setin e katërt pati epërsi, duke fituar 25-15 dhe krejt ndeshjen 3-1
Vajzat KAMPIONE te Skenderbeut do të luajnë për të mbajtur titullin sot( e premte) 28 prill në orën 18:30 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Ky është një moment i rëndësishëm për ekipin dhe prania dhe inkurajimi i tifozëve dhe sportdashësve Korçarë për vajzat është shumë i rëndësishëm. Për të gjithë tifozët që udhëtojnë nga Korça, do të vendosen autobuza falas në dispozicion për të udhëtuar drejt Tiranës.
Nisja e autobuzit do të bëhet në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, në orën 13:30.
Supersfida Partizani – Skënderbeu për titullin kampion/ Sot autobus falas për tifozët që do të udhëtojnë nga Korça… pic.twitter.com/hVPURvKvvd
Modelja kroate, Ivana Knoll, e cila u bë e famshme në Kupën e Botës në Katar për veshjet provokuese në mbështetje të kombëtares së vendit të saj, po përfiton nga ajo çfarë ndodhi në Katar. Ajo vazhdon të fitojë ndjekës në rrjetet e saj sociale, ku aktualisht grumbullon më shumë se 3.4 milionë ndjekës. Postimi i saj më i fundit i ka marrë frymën ndjekësve të saj.
Bëhet fjalë për një postim që përmban katër foto me një kostum banje rozë me zinxhir në pjesën e dekoltesë, të cilin për shkak të përmasave të mëdha të gjoksit nuk e mbyll dot.
Trupi i saj me format provokuese janë objekt i dëshirës së shumë ndjekësve të Knoll. Në postimin në fjalë, Ivana ka arritur më shumë se 250 mijë “pëlqime”. Kroatja e njohur është gjithmonë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan foto dhe poza të panumërta, të cilat gjithmonë komentohen shumë nga ndjekësit, duke i lënë ata pa fjalë me çdo postim.
Ivana është pjesë e futbollit europian, duke qenë në Paris për të parë PSG-në e Mbapesë e Mesit dhe ka shkuar edhe në Londër për të qenë në një ndeshje të Arsenalit, gjë që ka shkaktuar reagime të shumta, jo të gjitha pozitive.
Vajzat korçare arritën që të ishin dominuese në parket, për të triumfuar me sete 3-1. Një sukses i arritur pas shumë impenjimi në fushën e lojës, por që në fund ia vlejti për vajzat e Skënderbeut duke barazuar serinë e finaleve ne 2-2.Pak ditë më parë, Skënderbeu arriti që të fitojë trofeun e Kupës së Shqipërisë, ku sërish kishte përballë Partizanin.
Gjithçka për kampionen e këtij sezoni do vendoset të premte në 18:30 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet…