Category Archives: SPORT

‘Kthehen ujqërit’, Skënderbeu feston ngjitjen në Superiore(Video)

Skënderbeu do të jetë zyrtarisht pjesë e elitës së futbollit shqiptar sezonin e ardhshëm. Pas fitores 4-0 ndaj Turbinës dhe humbjes së Flamurtarit ndaj Tomorit, korçarët siguruan një vend në Superiore. Pas këtij triumfi dhe arritje, kf Skenderbeu shkruan: “Jemi zyrtarisht në superligë. Ujqërit rikthehen në habitatin e tyre!”

Gëzimi te Skënderbeu ka qenë i madh, me lojtarët që kanë shpërthyer në ovacione…,ata nisin të këndojnë në kor dhe nuk ndalin festen…

Në horizont shfaqet elita, magjia Korçare mban emrin….Ivan Gvozdenoviç

Skënderbeu dhe Dinamo siguruan rikthimin në Superligë dy javë para fundit të sezonit. Kjo meritë i takon ekskluzivisht Ivan Gvozdenoviç i cili po tregon se është i duhuri për të drejtuar korçarët. Ish lojtari i Skenderbeut e mori skuadrën në momentet më të këqija duke e rikthyer aty ku vite më parë bëri historinë edhe në ligën e Europës.

Që pas emërimit të tij në krye të Skënderbeut, bardhekuqtë nuk janë mundur në asnjë ndeshje. Statistikat flasin në favor të teknikut të korçarëve, i cili në 14 ndeshje ka arritur të koleksionojë 9 fitore dhe 5 barazime. Duke mos njohur shijen e humbjes .

Skënderbeu kryeson me 48 pikë, 4 më shumë se Dinamo e vendit te 2-të. Flamurtari i Longos pas disfates ne shtepi mbetet me 40 pikë në vendin e tretë. Duke pare sukseset mendohet qe ky rrugetim te vazhdoje edhe pergjate ngjitjes ne kategorine superiore…

Bie Flamurtari, Skenderbeu zyrtarisht në superligë…

Kategoria e Parë zhvilloi javën e 24-të. Kryesuesit e Skënderbeut bënë detyrën, teksa fituan 0-4 ne transferte me Turbinën e Cerikut. Ndjekësit e Dinamos humbën në transferten e Lushnjes 2-1 ndersa edhe Flamurtari u ndal në shtepi 0-1 nga Tomori. Pas javës së 24-të, Skënderbeu kryeson me 48 pikë, 4 më shumë se Dinamo e vendit te 2-të. Flamurtari i Longos pas disfates ne shtepi mbetet me 40 pikë në vendin e tretë.

Dy javë nga fundi i së Parës, Skënderbeu eshte ekipi i pare qe edhe matematikisht eshte në Superligë ndersa eshte shume prane edhe shpalljes kampion ne kategorine e pare…

Dy javë nga fundi i së Parës, Skënderbeu eshte ekipi i pare qe edhe matematikisht eshte në Superligë

Allegri në delir/ Juve rikthehet “frikshëm”, tani “kërcënon” edhe Serie A…

Kualifikimi për në gjysmëfinalen e Europa League dhe rikthimi i 15 pikëve në Serie A bëjnë që trajneri Allegri të festojë për këtë mbrëmje magjike: “Ishte një natë shumë e bukur, mbi të gjitha për kalimin e turit. Në fund vuajtëm pak, edhe pse në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë, sidomos në pjesën e parë. Sollëm në shtëpi këtë rezultat të bukur, por tani është koha të mendojmë për Serie A. Në katër ndeshjet e fundit kemi pësuar tre humbje, tani duhet të rikthehemi të fitojmë dhe të blindojmë prezencën tonë në katër vendet e para në kampionat.

Në gjysmëfinale gjejmë Sevilla-n e jo Man.United? Për të qenë i sinqertë mendoja se do të kalonte më tej Sevilla, ata janë një skuadër e fortë që luajnë mirë me topin, gjithashtu kanë fituar disa herë Europa League”, u shpreh Allegri duke u ndalur në fund te rikthimi i pikëve në Serie A:

Klasifikimi na kushtëzonte pak, por tani jemi rikthyer me kohë të plotë, me mëndje në kampionat”, theksoi trajneri i Juves pas ndeshjes.

Gazetat ‘jehonë’ Milanit në gjysmëfinale

16 vite ka zgjatur pritja e Milanit për tu rikthyer në gjysmëfinalet e Champions League. Kuqezinjtë eliminuan jo pa shumë vështirësi rivalët e Napolit, një kundërshtarë ndaj të cilëve shënoi një fitore dhe një barazim. Ecuri që ka sjellë eufori në kampin e skuadrës nga Milano, me mediat italiane që i kanë kushtuar një hapësirë të madhe skuadrës së Stefano Piolit.

Luani Milan”,Napoli eliminohet, është gjysmëfinale” është kryetitulli i të përditshmes “Gazzetta dello Sport”, që e shoqëron me disa prej yjeve të ekipit italian. “Shkëlqen Milan, Napoli qan!” Gazetat kryesore i kanë kushtuar hapësirë edhe yllit të skuadrës, Oliver Zhiru.

Euforike ka qënë edhe “Corriere dello Sport” që ka luajtur me pseodonimin e Milanit. “Aty është djalli, në gjysmëfinale pas 16 vitesh. Milan është në qiell, zemërimi i Napolit, mohohet një penallti”. Kalimi në gjysmëfinale është përshëndetur edhe nga e përditshmja torineze, “Tuttosport”, që faqen e parë ia ka kushtuar kuqezinjve, me heroin Olivier Zhiru. Një moment të francezit me sytë nga qielli, gazeta e shoqëron me fjalët “Shkëlqen Milan, Zhiru nga ferri në parajsë. Napoli qan”.

Atmosferë elektrizuese /Skenderbeu likujdon Partizanin 3-0 në finalen e dytë

Superliga e volejbollit të femrave u rikthye sot me ndeshjen e dytë finale. Në orën 18:00 në “Tamara Nikolla ” Korçe, Skënderbeu dhe Partizani matën forcat për finalen e 2-te, ku triumfuese dolën vajzat Korçare. Në përballjen e parë korçaret humben në shifrat 3-1 ndërkohë në duelin e mbrëmjes së sotme, skuadra e Orlando Kojës, ia doli mbanë duke fituar me rezultatin 3-0 .

Ndeshja e tretë e finaleve do zhvillohet në 21 prill në 18:30 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Kurorën momentalisht e mbajnë vajzat korçare, që do të tentojnë ta mbrojnë edhe këtë sezon.

Dueli nisi mirë për vendaset, me setin e parë që u dominua nga korçaret, për ta mbyllur 25-13. Në setin e dytë mikeshat e morën veten, megjithëse humbën sërish 25-22. Edhe seti i tretë ishte fotokopje e të dytit, duke u mbyllur po 25-22 po në favor të korçareve.

Emocione dhe histori/ Kohë kur Europa League “mbulonte me ar” Skënderbeun…

Skënderbeu është konsideruar si nje nder ekipet më te mirë në historinë e futbollit shqiptar sa i takon paraqitjes në Europë….Dy herë në grupet e Europa League dhe 4 ture të kaluar, si asnjë ekip tjetër shqiptar. Kujtojme qe një sukses tjetër historik, ishte vendi i 47të në renditjen e shpallur së fundi IFFHS (Federata Ndërkombëtare e Historisë së Statistikave në Futboll).

Për më tepër, Skënderbeu linte pas klube me shumë emër si Lacio, Borusia Dortmund, Ludogorets, Korinthias, Ajaks, Shalke, Vilareal, apo edhe Porto, Atalanta etj.

Skënderbeu bën detyrën në Korçë, fiton 2-0 dhe prek me një këmbë superligën…

Kategoria e Parë zhvilloi javën e 23-të. Në gjashtë ndeshje u shënuan pesë gola, duke pasur ‘shterpësi’ në sulm. Kryesuesit e Skënderbeut dhe ndjekësit e Dinamos bënë detyrën, teksa Flamurtari u ndal në transfertë. Skënderbeu fitoi 2-0 me Korabin me dopietën e Temitope, teksa Dinamo fitoi 1-0 me Besën falë golit të Bardhit. 0-0 doli Flamurtari në transfertën e Burrelit. Fitore edhe për Turbinën, që mori tri pikë në Orikum.

Pas javës së 23-të, Skënderbeu kryeson me 45 pikë, një më shumë se Dinamo. Flamurtari i Longos merr barazimin e dytë radhazi dhe mbetet me 40 pikë në vendin e tretë. Tre javë nga fundi i së Parës, Skënderbeu dhe Dinamo duket me një këmbë në Superligë .

Liga e europës /Skenderbeu shkruante historine ,6 vjet më parë priste Partizanin e Beogradit…

Atmosfera para përballjes së Skënderbeut me Partizanin e Beogradit në qytetin e Elbasanit ishte elektrizuese.Tifozë të shumtë, jo vetëm të Skënderbeut, kanë mbushur rrugët dhe lokalet e qytetit. Ka shumë prej atyre që do të futen ne stadium me uniformën e kombëtares. Po para se kjo të ndodhë brohoritjet dhe mbështetja kanë nisur që në rrugë, me këngë patriotike. Stadiumi “Elbasan Arena” ishte mbushur ne kapacitetit të plotë në përballjen kundër serbëve.

Në mbështetje të Skënderbeut kanë ardhur tifozë nga të gjitha trevat shqiptare. Pak orë para se të niste sfida e shumëpritur mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit vërehen radhë të gjata dhe kontrolle të rrepta, para hyrjes në stadiumin “Elbasan Arena”.

Tifozët brohorasin “Kush s’kërcen, nuk është shqiptar’, ndërsa presin në radhë. Vihet re se, edhe pse luan Skënderbeu, në veshjet e tifozëve dominojnë ngjyrat kuqezi.

Jashanica zhvillonte një nga ndeshjet më të mira me fanellën bardhekuqe ndaj Partizanit të Beogradit duke marrë vlerësimet maksimale. UEFA e zgjedh qëndermbrojtësin bardhekuq në formacionin e javës së 3-të të grupeve të UEFA Europa League!

Group Stage,Europa League| Skënderbeu 0 – 0 Partizan Beogradi

Skënderbeu i pandalshëm likujdon Tiranën dhe fluturon në finale

Superliga e volejbollit të femrave u rikthye sot me ndeshjet e dyta gjysmëfinale. Në orën 18:00 në sallën “Feti Borova” Tirana dhe Skënderbeu matën forcat për gjysmëfinalen, ku triumfuese dolën vajzat korçare. Në përballjen e parë korçaret triumfuan bindshëm në shtëpi në shifrat 3-0, ndërkohë në duelin e mbrëmjes së sotme, skuadra e Orlando Kojës, ia doli mbanë duke fituar me rezultatin 1-3.

Kështu Partizanin dhe Skënderbeu do të përballen së bashku në finalen e titullit kampion. Kurorën momentalisht e mbajnë vajzat korçare, që do të tentojnë ta mbrojnë edhe këtë sezon.

Tirana vs Skënderbeu 1-3

Bie Dinamo/ Skënderbeu mban komandën në Kategorinë e Parë….

Dinamo nuk ia ka dalë ti rrëmbejë kreun Skënderbeut në Kategorinë e Parë …pasi nuk shkoi dot më shumë se një barazim në transfertën e Turbinës. Korçarët kështu mbajnë “komandën” dhe shohin nga superliga…. Ujqërit janë zyrtarisht të parët me 42 pikë, të ndjekur nga Dinamo me 41 dhe Flamurtari me 39…. Kjo ishte padyshim java e korçarëve, që edhe pse nuk triumfuan në Vlorë, kanë arritur nje barazim me shije fitoreje ndaj nje rivali direkt ,duke rruajtur diferencen dhe kreun ….kur jemi 4 javë nga finishi i kampionatit.

Tashme Vlonjatëve po u afrohet rrezikshëm edhe Korabi, i cili ka ngushtuar diferencën me vendin e tretë …me fitoren 1-0 ndaj Orikut.

TURBINA – DINAMO 1-1
18′ Metani / 60′ Allmuça

KORABI – ORIKU 1-0
80′ Keko

Festa e Pashkëve/ Tifozja kroate mahnit fansat me fotot e nxehta…

Tifozja kroate Ivana Knoll që shkëlqeu në tribunat e Botërorit të Katarit vazhdon të mahnisë sërish. Ajo ndodhet në Los Anxheles teksa ka postuar disa foto “hot” në Instagram. Ivana është shfaqur tepër sensuale me një veshje rozë dhe geta, teksa ka uruar besimtarët katolikë festën e Pashkëve.

Kroatja ka nxjerrë në pah linjat e saj perfekte, si dhe fytyrën e saj simpatike.

Skenderbeu vazhdon marshimin drejt superligës ,ruan kreun edhe ne Vlorë….

Flamurtari priti Skënderbeun në sfidën e javës së 22-të të Kategorisë së Parë. Ky duel shihej si nje finale e vogel per 2 ekipet per ngjitjen ne superlige. Jane Korçarët qe edhe pse nuk triumfuan në Vlorë, kane arritur nje barazim te bardhe ndaj nje rivali direkt duke rruajtur diferencen dhe kreun ….kur jemi 4 javë nga finishi i kampionatit.

Korçarët kryesojnë kampionatin me 42 pikë, ndërsa Flamurtari renditet në vendin e 3-të me 39 pikë.

FT FLAMURTARI-SKËNDERBEU 0-0

FORMACIONET ZYRTARE:

FLAMURTARI: Kuka, Bylykbashi, Disha, Qarri, Beqja, Juri, Pjeshka, Fernando, Igor, Xhonatan, Pedro. Trajner: Diego Longo

SKËNDERBEU: Ruçi, Frashëri, Randi, Prençi, Idrizaj, Liço, Rapa, Moraesh, Lika, Temitope, Sumaila. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Dinamo mund Korabin me gol të dyshimtë ….dhe fut nën presion Skënderbeun për kreun…

Dinamo ka triumfuar 1-0 me Korabin, në ndeshjen e javës së 21-të të Kategorisë së Parë në “Selman Stërmasi” .Ekipi mik mbeti me një lojtar më pak në minutën e 36-të, pasi Tabaku mori kartonin e dytë të verdhë. Në superioritet numerik, dinamovitët shënuan golin që do u jepte 3 pikët me Danaj në minutën e 77-të.

Pas golit, miqtë protestuan për disa minuta, teksa pretendojnë për një pozicion jashtë loje, pasi sipas tyre Gjoni ka prekur topin që më pas përfundoi te Danaj. Rasti është i dyshimtë, me arbitrat që kanë akorduar golin. Kështu, Dinamo e drejtuar nga Dritan Mehmeti renditet në vendin e dytë me 40 pikë ,1 më pak se Skënderbeu kryesues… Përcaktuese ngelet ndeshja e ardhshme Flamurtari-Skenderbeu në Vlorë.

https://twitter.com/korcablog1/status/1642914369523654656?s=46

Formacionet zyrtare:

Dinamo (4-4-2): Crosta; Vokrri, Imami, Dickson, Prodani; Bardhi, Daja, Mija, Karamba; Denisson, T. Marku. Trajner: Dritan Mehmeti

Korabi (4-3-3): Qyrani, V. Lila, Kasalla, Lala, Selmani, Tabaku, S. Mziu, Joti, Dragoj, Keko, Beshiraj. Trajner:Shpendi Kumbarçe

Arbitër kryesor: Enea Jorgji