Dinamo mund Korabin me gol të dyshimtë ….dhe fut nën presion Skënderbeun për kreun…

Dinamo ka triumfuar 1-0 me Korabin, në ndeshjen e javës së 21-të të Kategorisë së Parë në “Selman Stërmasi” .Ekipi mik mbeti me një lojtar më pak në minutën e 36-të, pasi Tabaku mori kartonin e dytë të verdhë. Në superioritet numerik, dinamovitët shënuan golin që do u jepte 3 pikët me Danaj në minutën e 77-të.

Pas golit, miqtë protestuan për disa minuta, teksa pretendojnë për një pozicion jashtë loje, pasi sipas tyre Gjoni ka prekur topin që më pas përfundoi te Danaj. Rasti është i dyshimtë, me arbitrat që kanë akorduar golin. Kështu, Dinamo e drejtuar nga Dritan Mehmeti renditet në vendin e dytë me 40 pikë ,1 më pak se Skënderbeu kryesues… Përcaktuese ngelet ndeshja e ardhshme Flamurtari-Skenderbeu në Vlorë.

https://twitter.com/korcablog1/status/1642914369523654656?s=46

Formacionet zyrtare:

Dinamo (4-4-2): Crosta; Vokrri, Imami, Dickson, Prodani; Bardhi, Daja, Mija, Karamba; Denisson, T. Marku. Trajner: Dritan Mehmeti

Korabi (4-3-3): Qyrani, V. Lila, Kasalla, Lala, Selmani, Tabaku, S. Mziu, Joti, Dragoj, Keko, Beshiraj. Trajner:Shpendi Kumbarçe

Arbitër kryesor: Enea Jorgji