Category Archives: SPORT

Sulm ndaj autobusit të Liverpoolit, dëmtohet Klopp, reagon Manchester City…

Pas sfidës më të rëndësishme të fundjavës në Premier League, Manchester City – Liverpool 4-1, ka ndodhur një incident i turpshëm. Autobusi i Liverpoolit është sulmuar nga persona të papërgjegjshëm, të cilët kanë goditur trajnerin e “The Reds”, Jurgen Klopp, me një send të fortë në një zonë të banuar të Manchesterit gjatë kthimit për në Liverpool.

Për këtë episod të rëndë ka reaguar nëpërmjet një qëndrimi zyrtar edhe klubi i Manchester City-t, që u ka kërkuar autoriteteve të zbardhin ngjarjen dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ata që morën guximin të sulmonin trajnerin gjerman.

“Incidentet e këtij lloji janë krejtësisht të papranueshme”, thuhet në shënimin e City-t. “Ne dënojmë fuqishëm veprimet e personave përgjegjës për këtë incident. Jemi të zhgënjyer gjithashtu edhe nga koret e papërshtatshme të tifozëve gjatë pjesës së parë të ndeshjes.”

https://twitter.com/korcablog1/status/1642339545805889536?s=46

Skënderbeu vazhdon marshimin,‘poker’ Apolonisë dhe ruan kreun

Kategoria e Parë ka nisur sot javën e 21-të. Në Korçë, kryesuesit e Skënderbeut s’e kanë pasur të vështirë të dilnin me tre pikët, duke fituar 4-1 me Apoloninë. Pas tre fitoreve radhazi, firakët pësojnë disfatë në transfertë duke kompromentuar pozitat e tyre në zonën play-off të së Parës. Ndeshja është kontrolluar nga djemtë e Gvozdenovic, që kaluan në avantazh në të 32 minutë me Prençin.

Edhe nisja e pjesës së dytë ka folur për korçarët, që në të 47 minutë shënuan me Abdul. Bardhekuqtë do mbyllnin llogaritë me golin e Aboubakari në të 57 minutë, para se Umejiego te miqtë të shkurtonte shifrat në të 72 minutë. Në të 90 minutë Liço shënoi edhe golin e katërt për korçarët. Me 41 pikë, ujqërit vijojnë të kryesojnë Kategorinë e Parë, pesë ndeshje nga fundi i sezonit, ndërsa duket se kanë “prekur”me një këmbë Superligën…

SKËNDERBEU 4-1 APOLONIA

32′ Prençi, 47′ Temitope, 57′ Abubakari, 90+3′ Liço/ 71′ Umejego

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Ruçi, Prençi, Dumfur, Idrizaj, Frashëri, Alii, Liço, Moraesh, Lika, Abubakari, Temitope. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

APOLONIA: Harizaj, Asllanaj, Israel, Repaj, Kalus, Shanaj, Hebeja, Omeri, Haruni, Gjata, Umejiego. Trajner: Mariglen Kule

GJYQTARË: B.Ziri, E.Burgu, E.Hushi (Fushë-Krujë)

VËZHGUES: Mentor Sopjani (Elbasan)

DELEGAT: Ilirjan File (Elbasan)

Duka: “Nuk ndryshojmë objektivin, s’do flitet më për humbje dinjitoze, kemi përpara 7 finale…

Shqipëria e drejtuar nga trajneri Silvinjo e nisi rrugëtimin drejt Kampionatit Europian Gjermani 2024 me një humbje në transfertë përballë Polonisë. Një debutim i hidhur për trajnerin brazilian të kuqezinjve që pavarësisht një loje të mirë të treguar në Varshavë nuk arriti të sigurojë një rezultat pozitiv në këtë start eliminatoresh. Për të komentuar debutim e Shqipërisë, fshf.org ka zhvilluar një intervistë me Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili nuk e ka fshehur zhgënjimin e përjetuar në këtë debutim dhe ka theksuar se përtej paraqitjes positive, të gjithë nuk duhet të harrojnë se edicioni u nis me humbje dhe se koha e humbjeve dinjitoze është tejkaluar tashmë.

President, nisëm në Varshavë kualifikueset e Europianit Gjermani 2024. Si e patë ju këtë debutim të skuadrës dhe trajnerit Silvinjo?

E nisëm këtë rrugëtim kualifikues ndaj skuadrës së renditur si kokë grupi. Sigurisht që e dinim që do të ishte një ndeshje e fortë por ne kishim përgatitur gjithҫka për të dalë me një rezultat pozitiv nga kjo transfertë. Për lojën e zhvilluar dhe atë që dhamë në fushën e lojës duhet të kishim marrë diҫka më shumë por kjo nuk ndodhi. I përgëzoj lojtarët, ashtu si edhe stafin teknik për impenjimin e treguar por koha e humbjeve dinjitoze është e tejkaluar dhe ne kurrësesi nuk mund të kënaqemi me një humbje të tillë. Duhet të rritemi, të punojmë më shumë dhe të jemi më me këmbë në tokë. Duhet ta kuptojmë të gjithë, ne, ekipi e stafi drejtues që kemi humbur në Varshavë.

Siҫ e thatë dhe ju, skuadra dha sinjale positive. Ku mendoni se duhet fokusuar më shumë puna e stafit teknik?

Nuk mund të hyj në aspekte teknike. Do gaboja nëse do e bëja diҫka të tillë. Sigurisht që është detyrë e stafit teknik të analizoj në mënyrën më të mirë këtë ndeshje të parë eliminatore dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura se ҫfarë shkoi mirë dhe se ku do duhet të fokusohemi për tu përmirësuar dhe parë atë skuadër që të gjithë ne duam. Për të fituar një ndeshje dhe për të arritur objektivat e rëndësishëm duhet ta ҫosh topin në rrjetë, duhet të konkretizosh rastet e krijuara. Ne këtë nuk po e bëjmë dhe në të tilla nivele e dimë të gjithë se vlejnë pikët më shumë sesa kujtimi i një ndeshjeje të tillë. Të gjithë duhet të bëjmë diҫka më shumë.

Dy muaj pauzë dhe rikthehemi me dy ndeshjet “normale” ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Qershori na rikthen në shtëpi me ndeshjen ndaj Moldavisë dhe transfertën e Ishujve Faroe. Dy ndeshje shumë shumë të vështira. Do të kemi përballë një Moldavi krejt tjetër nga ajo e tre viteve më parë, kjo u pa edhe në ndeshjen që ato luajtën me Republikën Ҫeke. Janë shumë të organizuar, një skuadër e vendosur mirë në fushë dhe shumë të kujdesshëm. Duhet të zbresim në fushën e lojës të karikuar për të arritur fitoren. E njëjtë edhe për transfertën e Torshavnit, është një nga kundërshtarët më të vështirë në fushën e tyre. Moldavia e tregoi forcën e vet ndaj Ҫekisë ashtu si Ishujt Faroe pak muaj më parë kur mundën Turqinë në shtëpi. Intensiteti, përkushtimi dhe përqendrrimi do duhet të jenë maksimal. Dy ndeshjet e qershorit janë më të rëndësishmet për ne. Nëse gabojmë largohemi nga objektivi.

Pasi keni një panoramë më të qartë të grupit tonë kualifikues, a është i arritshëm objektivi kualifikim sipas jush?

Ne jemi totalisht në lojë dhe objektivi jonë mbetet i pandryshuar: kualifikimi. Kemi përpara 7 finale. Janë shtatë ndeshje ku ne duhet të jemi perfekt në ҫdo aspekt dhe të arrijmë të marrim maksimumin në ҫdo ndeshje. Nuk lejohen hapat fals. Duhet të luftojmë për ҫdo pikë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe padiskutim që objektivi jonë do të jetë realizuar. Cilësitë skuadra i ka, stafi teknik është shumë i impenjuar për të bërë më të mirën ashtu si edhe Federata, opinion publik dhe mediat që e kanë mbështetur skuadrën dhe do të vazhdojnë ta bëjnë.

Mbajtja e kreut/ Skënderbeu vijon përgatitjet intesive për takimin ndaj Apolonisë(Foto)

Skenderbeu i eshte rikthyer stervitjes duke lënë pas barazimin ndaj Beselidhjes ne Lezhë. Nen drejtimin e Gozdenovic dhe Liçit ,futbollistet kane zhvilluar stervitjen e zakonshme diten e sotme nderkohe qe ata do te zbresin ne fushë në takimin e së Premtes, për kampionat….. në oren 15: 00 ndaj Apolonisë.

Ndersa kerkohet perqendrim per te realizuar objektivin ngjitjen ne kategorine superiore

Modelja tregon shenjat dhe akuzon futbollistin e kombëtares se e ka rrahur(Video)

Futbollisti 31-vjeçar Batuhan Karadeniz, i njohur “Batu-goal” ,po pushton mediat këto ditë. Ai akuzohet nga partnerja e tij Aleina Eroglou, për ushtrim dhune .Kjo e fundit është modele mjaft e njohur dhe influencuese në Turqi. Ajo ka thirrur edhe policinë për ta ndihmuar…,Karadeniz mohoi të gjitha akuzat, por vajza këmbënguli se nuk ishte hera e parë që ndodhte. Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka nisur një hetim për këtë çështje.

Kujtojme qe Karadeniz ka kuajtur me pare me kombëtaren Turke …Besiktasin, si dhe për skuadrat Greke, Olympiakos dhe AEK

https://www.instagram.com/reel/CqDSVH4otBt/?utm_source=ig_web_copy_link

Besëlidhja ndal Skënderbeun kryesues/ Flamurtari kërkon marjen e kreut…

Skenderbeu kryesues i kampionatit eshte ndalur me nje barazim 0-0 sot ne Lezhe nga Beselidhja e vendit te fundit te renditjes. Pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve, ato nuk ia kane dale te shenojne dhe si rrjedhoje jane detyruar te ndajne piket. Ne fund te fundit, Skenderbeu deri te henen eshte serish ne vendin e pare te renditjes, nderkohe qe vazhdon te jete gjithnje e me e rende situata e Beselidhjes e cila pas javes se 20-te te kampionatit ndodhet serish e fundit ne renditje me vetem 16 pike te grumbulluara.

Pas ndeshjeve të sotme, Skënderbeu me 38 pikë mban vendin e parë, ndjekur nga Flamurtari dhe Dinamo që luajnë së bashku te henen. Në fundin e klasifikimit Lushnja, Oriku, Turbina dhe Besëlidhja.

Dikur milte lopën, tani flitet për një lidhje me Neymar/ Ja si ia ndryshoi jetën Botërori bukuroshes nga Rumania…

Kupa e Botës në futboll, e mbajtur në Katar ishte ngjarja më e madhe futbollistike në vitin e kaluar.Katari ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve, mes tyre është edhe stjuardesa atraktive Adriana Paul, nga Rumania.Ajo mbajti trofeun e “Topit të Artë” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, i cili më pas iu dorëzua Leo Messit.

Shumë shpejt pas asaj ngjarjeje, Adriana Paul u bë e njohur globalisht. Aq sa interes për të ka shfaqur edhe ylli brazilian i futbollit Neymar dhe në mediat është përfolur për lidhje mes tyre.Adriana Paul ka dhënë disa intervista pas Botërorit në Katar. Kështu, ajo pranoi në njërën prej tyre se kishte një fëmijëri të lumtur dhe se ndihmonte gjyshen dhe gjyshin e saj në fermën e lopëve.

‘Ka driblime dehëse’/ Ky është talentin shqiptar që përzgjidhet në formacionin e javës në Angli…

Anis Mehmeti është përzgjedhur në formacionin e javës në “Championship” të Anglisë nga portali i njohur “Sportinglife”. Mesfushori, i cili u transferua në janar te Bristol Siti, ka shkëlqyer këtë fundjavë në ndeshjen që ekipi i tij fitoi 2-0 ndaj Blekpulit. 21-vjeçari, i cili u aktivizua titullar dhe luajti për gjatë gjithë takimit, dhuroi një paraqitje shumë pozitive, aq sa ka zënë një vend në formacionin më të mirë të javës.

Ndërkohë kjo formë e mirë që po kalon mund t’i sigurojë Mehmetit një ftesë nga trajneri i ri i Kombëtares, Silvinjo, për ndeshjen me Poloninë. Mesfushori më parë ka qenë edhe pjesë e rregullt e ekipit Shpresa, ndërsa tani po pret momentin për në ekipin e parë të Shqipërisë.

Skënderbeu rimerr “kreun”/ Gvozdenoviç: “Fitorja na vlejti, por duhet menaxhuar presioni…

Skënderbeu rimerr “komandën” dhe shkëputet. Janë zyrtarisht të parët me 37 pikë, të ndjekur nga Flamurtari me 35 dhe Dinamo me 34…. Kjo ishte padyshim java e korçarëve, që nuk falën në shtëpi dhe shfrytëzuan ndalesën e dy rivalëve direktë. Përballë Tomorit u ka mjaftuar vetëm një shkrepje e Abdul Temitope. Ndoshta nuk ka qenë ndeshja më e mirë për korçarët, por mjaftoi ai gol në të 16-ën minutë për të mbyllur llogaritë. Ivan Gvozdenoviç ka rezerva për lojën, u kënaqet por pikëve..,

Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, trajneri i Skënderbeut tha: “Jam i kënaqur me fitoren. Ishte shumë e rëndësishme për ne dhe ia dolëm. Nuk jam i kënaqur me lojën ama. Pjesën e parë ishim pak në stres dhe të papërqendruar. Por sërish ishte një garë shumë e fortë dhe ndoshta kishte ngarkesë emocionale. Sidoqoftë, është nga ato sfida që të mjaftojnë tri pikët në fund. Kjo më kënaq. Puna ime është që t’u dal para këtyre problemeve për sa i përket menaxhimit të stresit dhe presionit të javëve të fundit. Do të punoj më shumë me lojtarët në aspektin psikologjik me qëllim që t’ia dalim mbanë dhe të arrijmë objektivin për të cilin po punojmë bashkërisht”.

Ktheu në Korçë 3-trofe brënda vitit/ Orlando Koja: “Skenderbeu i meritoj, sukses që na motivon…

Orlando Koja mori drejtimin e Skënderbeut në verën e kaluar, një mision aspak i lehtë për të, pasi bëhej fjalë për sezonin e konfirmimit të skuadrës korçare, e cila sapo ishte shpallur kampione. Por Skënderbeu duket në rrugën e duhur në këtë edicion sportiv, teksa deri më tani ka futur në kasafortë 3 trofe, Kupën Pavarësia, Ligën Gjergj Kastrioti dhe së fundmi Kupën e Shqipërisë.

Pas suksesit kundër Partizanit, Orlando, djali i legjendës Vangjel Koja, e komentoi kështu finalen: “Me lojën që zhvilluam, skuadra e meritoi fitoren. Treguam cilësi dhe kjo është një element plus që na çoi drejt suksesit. Ishte një ndeshje me ngarkesë të lartë psikologjike dhe e luftuar nga të dy skuadrat, duke dhuruar një ndeshje të fortë dhe me shpirt gare. Fitimi i këtij trofeu na motivon dhe në ndeshjet e ardhshme”, deklaroi trajneri i skuadrës korçare./Panorama Sport

Emocionuese/ Skënderbeu mposht Partizanin dhe merr Kupën e Shqipërisë për herë të 8-të

Skënderbeu në volejboll për femra është kampione e Kupës së Shqipërisë për këtë edicion. Vajzat korçare kanë mundur 2-3 me sete koleget e Partizanit, për të marrë trofeun e tetë. Pas 45 vitesh pritje, vajzat korçare të drejtuara nga trajneri Orlando Koja ia dolën të sigurojnë edhe Kupën, pas kampionatit dhe trofeut “Gjergj Kastrioti”.

Në Pallatin e Sportit në Farkë, përballja ishte emocionuese. Seti i parë foli për vajzat e kuqe të drejtuara nga turku Bulent Karslioglu, duke u mbyllur 25-18. Në setin e radhës Skënderbeu u përgjigj 16-25, ndërsa në të tretin sërish korçaret me 23-25 përmbysën ndeshjen. Seti i katërt shkoi për vajzat e Partizanit, duke fituar 25-16. Pas këtij rezultati, dueli ku kishte dhjetra tifozë u drejtua te seti final. 11-15 fituan vajzat e Skënderbeut, me trofeun që shkon në Korçë për herë të tetë në histori .

Bie Flamurtari, Skënderbeu i pandalshëm, mer kreun…

Skënderbeu arriti një fitore të rëndësishme në kampionat, teksa mposhti me shifrat 1-0 Tomorin.
Goli i fitores u shënua nga Abdul në minutën e 17-të. Prençi provoi me një gjuajtje me kokë, e cila u ndal në traversë, ndersa më pas Temitop e çon me kokë drejt rrjetës. Pas kësaj ndeshje, korçarët ngjiten në vendin e parë duke qenë pretendentë kryesorë për rikthimin në elitë.

Nga ana tjetër goditje të madhe ka marrë Flamurtari pasi ka humbur në transfertë me Tërbunin ,ndersa percaktues pritet te jete derbi i javes te ardhshme me Dinamon.

Korçarët i pret një sfidë e lehtë në leter ,pasi perballen ne transferten e Beselidhjes në Lezhe ,per të forcuar pozitat.
Që pas emërimit të Gvozdenoviç në krye të Skënderbeut, bardhekuqtë nuk janë mundur në asnjë ndeshje.
Statistikat flasin në favor të teknikut të korçarëve, i cili në 10 ndeshje ka arritur të koleksionojë plot 24 pikë. Në tre takimet e tjera, ai është ndalur në barazim
.

SKËNDERBEU – TOMORI 1-0
Abdul 17′

SKËNDERBEU: Ruçi, Frashëri, Randi, Prençi, Zenullari, Lika, Liço, Rapa, Pecani, Temitop, Samuel.Trajner: Ivan Gvozdenoviç

TOMORI: Boje, Hida, Shaqe, Kasmollari, Dushkaj, Alinani, Fejzaj, Ismailaj, Solomon, Çaço, Emini. Trajner: Klodian Arbëri

Java e 20 …dt 18 Mars, spikat Flamurtari -Dinamo dhe Skenderbeu-Beselidhja

Klodiana Shala: “Në Shqipëri të kërkojnë favore seksuale, CV-në nuk e shohin fare…

Atletja e njohur shqiptare Klodiana Shala ka bërë një deklartë sot, duke thënë se në Shqipëri kërkojnë favore seksuale, pavarësisht CV-së që mund të kesh. Sipas saj në shumicën e rasteve kur hyn në një punë, CV-ja nuk kërkohet fare e cila është gjëja kryesore. “

Imazhi që mund të ketë te të tjerët mund të jete i lidhur dhe me kompromiset që janë bërë. Në Shqipëri mund të ndodhë që ti hyn në punë dhe CV-në nuk e marrin në fillim, që CV-ja është gjëja kryesore dhe ty nuk ta marrin. Ta marrin CV-në pas një viti. Që këtu fillojnë mundësitë për ngacmim”, u shpreh Shala në Euronews Albania.

Nis keq vizita në Paris, Ivana Knoll-it i vjedhin valixhen, por nuk shqetësohet…

Pas Botërorit të Katarit, Ivana Knoll ka preferuar të vizitojë vende të ndryshme të Europës. Tifozja e famshme e Kroacisë së fundmi ka zgjedhur Parisin si destinacion, por jo gjithçka ka shkuar mirë. Sapo mbërrita më rrëmbyen valixhen time të vogël. Gjithmonë e mirëpritur nga grabitësit në Paris” – Shkruan bukuroshja Knoll.

Ky incident i vogël nuk e ka shqetësuar shumë atë, me Knoll që menjëherë pa humbur kohë është akomoduar në një nga hotelet më të shtrenjta të Parisit.

Skenderbeu le kreun në Burrel/ Lojtarët përplasen me arbitrin për golin e anulluar në 90’

Skënderbeu nuk ka mundur dot të mbajë vendin e parë në renditje, teksa ditën e sotme është ndalur 0-0 në “Liri Ballabani” nga skuadra e Burrelit. Korçarët në këtë transfertë vuajtën shumë për ta zhbllokuar sfidën. Gjithsesi kuqebardhet gjetën golin në minutën e 90-të por gjyqtari anësor sinjalizon pozicion jashtë loje. Lojtarët e Skenderbeut, u përplasen me gjyqtarin kryesor për golin e anuluar, në minutat e fundit

Ky vendim i jep goditje ‘ujqërve’ pasi me këtë barazim zbresin nga froni i Kategorisë së Parë, pas fitores se Flamurtarit dhe Dinamos.