Ktheu në Korçë 3-trofe brënda vitit/ Orlando Koja: “Skenderbeu i meritoj, sukses që na motivon…

Orlando Koja mori drejtimin e Skënderbeut në verën e kaluar, një mision aspak i lehtë për të, pasi bëhej fjalë për sezonin e konfirmimit të skuadrës korçare, e cila sapo ishte shpallur kampione. Por Skënderbeu duket në rrugën e duhur në këtë edicion sportiv, teksa deri më tani ka futur në kasafortë 3 trofe, Kupën Pavarësia, Ligën Gjergj Kastrioti dhe së fundmi Kupën e Shqipërisë.

Pas suksesit kundër Partizanit, Orlando, djali i legjendës Vangjel Koja, e komentoi kështu finalen: “Me lojën që zhvilluam, skuadra e meritoi fitoren. Treguam cilësi dhe kjo është një element plus që na çoi drejt suksesit. Ishte një ndeshje me ngarkesë të lartë psikologjike dhe e luftuar nga të dy skuadrat, duke dhuruar një ndeshje të fortë dhe me shpirt gare. Fitimi i këtij trofeu na motivon dhe në ndeshjet e ardhshme”, deklaroi trajneri i skuadrës korçare./Panorama Sport