Skënderbeu rimerr “komandën” dhe shkëputet. Janë zyrtarisht të parët me 37 pikë, të ndjekur nga Flamurtari me 35 dhe Dinamo me 34…. Kjo ishte padyshim java e korçarëve, që nuk falën në shtëpi dhe shfrytëzuan ndalesën e dy rivalëve direktë. Përballë Tomorit u ka mjaftuar vetëm një shkrepje e Abdul Temitope. Ndoshta nuk ka qenë ndeshja më e mirë për korçarët, por mjaftoi ai gol në të 16-ën minutë për të mbyllur llogaritë. Ivan Gvozdenoviç ka rezerva për lojën, u kënaqet por pikëve..,
Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, trajneri i Skënderbeut tha: “Jam i kënaqur me fitoren. Ishte shumë e rëndësishme për ne dhe ia dolëm. Nuk jam i kënaqur me lojën ama. Pjesën e parë ishim pak në stres dhe të papërqendruar. Por sërish ishte një garë shumë e fortë dhe ndoshta kishte ngarkesë emocionale. Sidoqoftë, është nga ato sfida që të mjaftojnë tri pikët në fund. Kjo më kënaq. Puna ime është që t’u dal para këtyre problemeve për sa i përket menaxhimit të stresit dhe presionit të javëve të fundit. Do të punoj më shumë me lojtarët në aspektin psikologjik me qëllim që t’ia dalim mbanë dhe të arrijmë objektivin për të cilin po punojmë bashkërisht”.
16′ GOOOL SKËNDERBEU 1-0/ Prençi provon me një gjuajtje me kokë, e cila ndalet në traversë dhe më pas Temitop e çon me kokë drejt rrjetës. pic.twitter.com/vMTfCT2zIF
— KorcaBlog.com (@korcablog1) March 11, 2023

