Skënderbeu dhe Dinamo siguruan rikthimin në Superligë dy javë para fundit të sezonit. Kjo meritë i takon ekskluzivisht Ivan Gvozdenoviç i cili po tregon se është i duhuri për të drejtuar korçarët. Ish lojtari i Skenderbeut e mori skuadrën në momentet më të këqija duke e rikthyer aty ku vite më parë bëri historinë edhe në ligën e Europës.
Që pas emërimit të tij në krye të Skënderbeut, bardhekuqtë nuk janë mundur në asnjë ndeshje. Statistikat flasin në favor të teknikut të korçarëve, i cili në 14 ndeshje ka arritur të koleksionojë 9 fitore dhe 5 barazime. Duke mos njohur shijen e humbjes .
Skënderbeu kryeson me 48 pikë, 4 më shumë se Dinamo e vendit te 2-të. Flamurtari i Longos pas disfates ne shtepi mbetet me 40 pikë në vendin e tretë. Duke pare sukseset mendohet qe ky rrugetim te vazhdoje edhe pergjate ngjitjes ne kategorine superiore…

Festa e lojtarëve të Skënderbeut pas fitores në Cërrik dhe zyrtarizimit në Superiore… pic.twitter.com/Ly6bOaaONI
— KorcaBlog.com (@korcablog1) April 24, 2023
