Komisioni Evropian shpall kufizimet për festën e Krishtlindjes

Komisioni Evropian do të publikojë të mërkurën udhëzimet e fundit, me qëllim harmonizimin e masave mes vendeve dhe evitimit të valës së tretë të pandemisë.Në strategjinë e titulluar “Qëndroni të sigurt”, ka rekomandime për qeveritë se si duhet menaxhuar festa e Krishtlindjes dhe e ndërrimit të viteve, në një situatë aspak të zakontë.Në përgjigje edhe të shqetësimit të ngritur nga krerët e qeverisë italiane, gjermane dhe franceze sa u përket funksionit të resorteve të skive, sipas Brukselit pushimet dimërore përfaqësojnë rrezik dhe mund të transformohen në burimin e një vale të tretë të virusit.

Komisioni do të kërkojë forcimin e masave kufizuese për të evituar tubimet në ambiente të mbyllura dhe bashkimet familjare në grupe të mëdha. BE rekomandon ndalimin e eventeve me shumë njerëz dhe kufizimin e numrit të personave në një vend dhe përdorimin e detyrueshëm të maskës.Komisioni do të kërkojë vendosjen e shtetrrethimit gjatë natës, për të evituar festimet në orët e vona ndërsa për ceremonitë fetare mund të kërkohet të anulohen ose të mbahen online.Ndërkohë që vazhdojnë të bëjnë thirrje që të shmangen udhëtimet turistike.

Rekomandimet e BE, vijnë edhe pas festimeve të fundit të Festës së Falënderimeve në SHBA, ku qytetarët pavarësisht paralajmërimeve të shumta nga institucionet vendase nuk ruajtën masat.

Ish-pacienti me COVID-19 rrëfen eksperiencën tek ”Shefqet Ndroqi”: Në fillim isha skeptik, por…

Një ish-pacient me COVID-19, Maksim Ylli nga Korça ka rrëfyer eksperiencën e tij me kushtet spitalore dhe trajtimin tek ”Shefqet Ndroqi”. Ai thekson se fillimisht iu rekomandua të shkonte në Tiranë tek spitalit ”Shefqet Ndroqi”, por i ndikuar nga fjalët e njerëzve refuzoi.Ylli thotë se në fillim ishte skeptik, por më pas ai u bind që të shkonte. Sa i përket trajtimit dhe eksperiencës aty, qytetari nga Korça thotë se kushtet dhe shërbimi ishin të jashtëzakonshme. Ai i bën thirrje qytetarëve që të mos dëgjojnë fjalët poshtë e përpjetë dhe të ndalin gënjeshtrat ndaj mjekëve.

Quhem Maksim Ylli nga qyteti i Korçës. Në muajin shtator pata një problem me shëndetin. Pata kontakt me mjeken e spitalit, ajo më adresoi për disa analiza dhe bëra edhe skaner. Me t’i parë këto analiza në skaner më drejtoi drejt spitalit të Tiranës, Shefqet Ndroqi. Duke dëgjuar llafet e njerëzve, thashethemet që nuk duhet të shkosh në spitalin e Tiranës se nuk të sillen mirë, duke qenë pak skeptik me llafet e tyre u mendova një mijë herë dhe thashë mos shkoj. Pas disa ditësh ndryshova mendjen. Shkova në spitalin ”Shefqet Ndroqi” Atje më drejtuan në katin e katërt dhoma 30-të. Qe një kujdes i jashtëzakonshë,shërbim i jashtëzakonshëm. Doktoreshë e pavionit, Klodjana Bratja ndjej respektet më të mira. Infermierët dhe profesor doktor Perlati, drejtori i spitalit na vinin në dhomë. Kushtet ishin nga më të mirat. Nuk duhet të dëgjoni llafet poshtë e përpjetë të njerëzve. Unë sot e kësaj dite jam në gjendje shumë të mirë. Stop gënjeshtrave, respekte për mjekët dhe infermierët.”- tha qytetari.

Rrefehet pacienti me Covid nga Gjirokastra “Temperatura më arriti deri në 40 dhe për 3-4 ditë nuk më ulej fare”, (VIDEO)

Stina e vjeshtës e ka renditur Gjirokastrën në krye të listës së zonave të prekura nga koronavirusi. Një prej personave, që kanë arritur të mposhtin virusin e rëndë, tregon për News 24 përjetimet e Covid-19, por edhe vështirësitë e përballimit të trajtimit.Ndonëse nuk ka pranuar të identifikohet, qytetari tregon se virusi i ka nisur me temperaturë të lartë 40 gradë celsius për 3-4 ditë, që i ka ngritur shumë edhe diabetin. Kjo e ka detyruar atë t’i drejtohet Spitalit Infektiv në Tiranë, ku është kuruar për një javë dhe ku fatmirësisht ia ka dalë ta mposhtë virusin.

“Kjo ishte një sëmundje që nuk është se njihej nga njerëzit, por ishte shumë problematike dhe po të të zinte ishte shumë e vështirë. Temperatura ishte shumë e lartë, mua më arriti deri në 40 dhe për 3-4 ditë nuk më ulej fare. Kjo më ngriti dhe diabetin shumë dhe më detyroi të ikja në Tiranë, në Spitalin Infektiv. Qëndrova gati një javë atje, derisa u qetësova. Ndenjëm 14 ditë të plota, unë bashkë me familjen.Pavarësisht se isha vetëm unë, nusja dhe fëmijët qëndruan të mbyllur në shtëpi. Unë kisha dhomën time personale. Jemi lidhur gjithmonë me doktoreshën e lagjes, që na ka dhënë kurat që jepen për Covid-in, por punën më të madhe e ka bërë Infektivi në Tiranë. Ishin gjilpëra, që në krye të 3-4 ditëve dhanë efekt. Mua më shkoi diku te 450-500 mijë lekë, me ilaçe, vitamina e qetësues”, rrëfen i shëruari nga virusi i rëndë. Aktualisht vetëm në rrethin e Gjirokastrës janë aktive 282 raste me Covid-19./ BW

Italia, gjobë “të çmendur” apple-it/ Gënjeu për Iphone

Italia e ka gjobitur Apple-in me 10 milionë euro për shkak të disa pretendimeve të konsideruara si mashtruese nga klientët të cilëve u janë shitur Iphone me pretendimin se janë rezistentë ndaj ujit. Reklama që u ishte bërë modeleve të fundit ishte se rezistonin deri në 30 minuta në ujë në një thellësi që varion nga 1 deri në 4 metra. Por ndërkohë, rezultoi se rezistenca në fjalë vlente vetëm për një ujë shumë të pastër në kushte laboratorike, dhe jo në rrethanat normale të përdorimit. Autoriteti Italian i Konkurrencës dhe Tregut u shpreh se fakti që kompania nuk i mbulonte dëmet e shkaktuara pavarësisht pretendimeve për rezistencë të aparatit ndaj ujit, ishte një praktike “agresive”.

Pretendimet në fjalë vlenin për disa modele që nisnin nga Iphone 8 e deri tek iphone 11. Sipas autoritetet, edhe vetë reklama që e tregon iphone gjatë kontaktit me ujin, është keqorintuese, ndërsa kompania nuk sqaronte qartë as llojin e garancisë së cilës I referohej.

COVID 19 GREQI / JA SA RASTE JANE REGJISTRUAR

Kurba e vdekjeve nga Covid-19 në Greqia ka nisur rënien.Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë në shtetin fqinj, që informon për 1.044 raste të reja në 24 orët e fundit si dhe 85 viktima.Një ditë më parë u raportua për 98 viktima. Numri i përgjithshëm i rasteve është 105.271.Ndërkohë që 600 pacientë po trajtohen të intubuar, 581 pacientë të tjerë janë liruar nga ICU.

Gjithashtu numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në 2406 vdekje.

Shqipëria në “kthetrat” e Covid, hapet spitali i katërt

Në Shqipëri është hapur mbrëmjen e sotme spitali Covid 4. Pacientët e parë kanë hyrë në këtë spital, të ardhur nga Covid 2 dhe Covid 3. Kujtojmë se hapja e spitalit Covid 4, është bërë pasi numri total i të shtruarve në të tre spitalet ditën e sotme shkoi në 491 persona.Sakaq, drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj kërkoi që ndaj mjekëve dhe stafit të shëndetësisë të mos ushtrohet presion, por të lejohen që të bëjnë punën të qetë.Çdo hallkë që shtohet është pjesë e shërbimit shëndetësor, ne nuk kemi të ndarë spitalet, 1, 2, 3, 4 apo qendra kombëtare, jemi të gjithë shërbimi shëndetësor i Shqipërisë.

Në çdo hallkë do të jemi gati. Vetëm bashkëpunimi me njëri tjetrin, nuk ka rrugë tjetër, thjeshtë të la lënë të qetë të punojmë në këtë pandemi, jo nën presion, të punojmë për pacientët” tha ai.

LAJM I FUNDIT/ COVID i merr jeten ish kreut te Këshillit të qarkut të Elbasanit (EMRI)

Ish-kreu i Këshillit të qarkut të Elbasanit ka humbur betejën me COVID-19.Kozma Hakani ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare, pas komplikacioneve që i shkaktoi virusi. Ai kishte 14 ditë i shtruar në spitalin COVID 2.Hakani ka qenë edhe drejtor i Arsimit në qarkun e Elbasanit dhe për 40 vite punoi në sistemin e Arsimit në shkolla të ndryshme të qytetit.

Greqia e rrepte me kufizimet merr vendimin për kufijtë me vendet fqinje

Greqia vendosi zgjatjen e kufizimet e saj kundrejt udhëtarëve vendas dhe ndërkombëtarë, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të COVID-19, njoftoi sot Autoriteti i Aviacionit Civil.“Kufizimet do të zgjaten deri më 7 dhjetor për fluturimet e brendshme dhe deri më 14 dhjetor për fluturimet ndërkombëtare”, tha autoriteti i aviacionit.Përjashtime të lehta do të lejohen në fluturimet e brendshme për pasagjerët që udhëtojnë për arsye shëndetësore, familjare ose pune, përveç udhëtarëve që kthehen në zonën e tyre kryesore të qëndrimit.Të gjitha fluturimet midis Greqisë dhe Turqisë, si edhe Katalonjës në Spanjë janë të ndaluara, ndërsa kushdo që mbërrin nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të lejohen të hyjnë në vend vetëm përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës.

Një ndalim i mbërritjeve nga vendet jo-BE është ende në fuqi, me përjashtim të Australisë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandës, Singaporit, Koresë së Jugut, Tajlandës, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Uruguajit.Gjithashtu, në listën e ndalimit përfshihen edhe shtetasit amerikanë dhe kanadezë.

Do bëj seks me kë e ndjej e jo për një kafe si ti”. Degjeneron emisioni në Top Channel

Plas keq sherri në emisionin “Për’puthen”! Dy prej vajzave janë përplasur me njëra-tjetrën duke mos i kursyer ofendimet. Sindi, gjatë një debati me Melisën, e ka akuzuar se kryen marrëdhënie seksuale në këmbim të një kafeje. Kaq ka mjaftuar që Melisa të largohej nga studioja dhe bashkë më të edhe konkurentët e tjerë.“Unë të paktën kur ta bëj seksin do të bëj me një njeri që do ma ndjejë jo që me jep një kafe. Kaq! S’kam më koment! Unë s’jam njeriu që nuk di me bo seks. Ç’është ky ofendim?! Gjithmonë më ngacmon për këtë pjesë,”-u shpreh Sindi.

Ndërkohë që pas largimit të Melisës, pranë Sindit shkoi moderatorja e emisionit Bora Zemani dhe opinionisti Arjan Konomi, për të sqaruar se çfarë kishte ndodhur.

Kosova mer vendimin 1 muaj transport publik falas për qytetarët

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar ditën e sotme vendimin për të lejuar transportin publik falas për të gjithë qytetarët e saj gjatë muajit dhjetor.Propozimi erdhi fillimisht nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila kërkoi që të gjithë qytetarët të lëvizin pa paguar transportin publik përgjatë muajit dhjetor, propozim ky që është votuar menjëherë në Kuvend.Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në një postim në Facebook, ku shkruan:

Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë”Sakaq, Kosova numëroi sot 11 humbje jetësh nga Covid-19 de 539 infektime të reja.

SI NDRYSHON NUMRI I MANDATEVE,JA TRE QARQET QË HUMBASIN DHE FITOJNË DEPUTETË

Qarku i Dibrës dhe i Gjirokastrës do të kenë një mandat më pak në Kuvendin e Shqipërisë. Bazuar në të dhënat e Gjendjes Civile, këto dy qarqe kanë pësuar tkurrje të popullsisë dhe për pasojë, dy mandatet që do t’i hiqen do t’i kalojnë Qarkut të Tiranës, qarku më i madh në vend.Kështu, në zgjedhjet e 25 prillit, Tirana dhe rrethinat e saj do të nxjerrin 36 mandate deputetësh në Parlamentin e Shqipërisë, ndërsa Dibra dhe Gjirokastra, përkatësisht pesë dhe katër mandate ndersa Korça do të ngelet e pandryshuar duke ngelur ne kuotat 11 mandate.

Ndarja e mandateve sipas qarqeve:

Qarku Berat  – 7 (shtatë) mandate

Qarku Dibër  – 5 (pesë) mandate

Qarku Durrës – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Elbasan – 14 (katërmbëdhjetë) mandate

Qarku Fier – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate

Qarku Korçë – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Gjirokastër  – 4 (katër) mandate

Qarku Kukës – 3 (tre) mandate

Qarku Lezhë – 7 (shtatë) mandate

Qarku Shkodër – 11 (njëmbëdhjetë) mandate

Qarku Tiranë  – 36 (tridhjetegjashtë) mandate

Qarku Vlorë  – 12 (dymbëdhjetë) mandate

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, ndërsa kundër mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.

Rikujtojme me poshte mund te shihni harten elektorale te zgjedhjeve te vitit 2017

Meret vendimi/Gjykata liron me kusht këngëtarin Notis Sfakianakis

Këngëtari Notis Sfakianakis është liruar me kusht pasi, policia greke e arrestoi gjatë orëve të mbrëmjes të së djelës. Këngëtari i famshëm ishte duke udhëtuar me automjetin e tij në aksin që lidh qendrën e Athinës me zonën bregdetare Vuliagmeni, në momentin që u ndalua prej një patrulle të policisë e cila po kryente kontrolle për masat anti covid në kryeqytetin e vendit.Pasi u ndalua, policët konstatuan sjellje të çuditshme prej këngëtarit të famshëm,ndaj dhe vendosën të kontrollojnë mjetin. Në çantën e tij u gjet një pistoletë të cilën këngëtari aq shumë i debatuar për sjelljen e tij raciste dhe antisemite e mbante pa leje, si dhe një sasi lënde narkotike, e dyshuar kokainë.

Dyshohet se në momentin e ndalimit, këngëtari i famshëm grek,kishte përdorur sasi të lëndës narkotike.

COVID -19 /557 TË INFEKTUAR,12 HUMBJE JETE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Duhet të respektoni rregullat e distancimit fizik, vendosjen maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit në vend.
Janë kryer 1948 testime në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 557 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:


254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë,
27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje,
16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër,
8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë,
4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec,
1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (30 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 557
Të shëruar ne 24 orë 368
Të shtruar në spitale 491
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 1948

Testime totale 190.444
Raste pozitive 38.182
Raste të shëruara 18.849
Raste Aktive 18.523
Humbje jete 810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9576
Durrës 1360
Elbasan 841
Fier
1367
Korccë 997
Vlorë 974
Shkodër 904
Lezhë 734
Berat 604
Kukës 406
Dibër 205
Gjirokastër 555

COVID 19 / 557 RASTE TË REJA ME TË INFEKTUAR, 25 TË PREKUR NË KORÇË

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë ku raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 1.948 testime ditore, ku kanë rezultuar pozitivë 557 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2 prej tyre ,25 ne Korçë ,6 ne Kolonje dhe 3 Pogradec, Devoll.Janë shëruar 368 qytetarë,ndersa e kanë humbur jetën 12 qytetarë thuhet në njoftimin e MSH .

NJOFTIMI I PLOTE :

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Duhet të respektoni rregullat e distancimit fizik, vendosjen maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.
Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit në vend.
Janë kryer 1948 testime në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 557 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë, 
27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje,
16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër, 
8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë, 
4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec, 
1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë.Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar.Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.MShMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (30 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore 557
Të shëruar ne 24 orë 368
Të shtruar në spitale 491
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 1948

Testime totale 190.444
Raste pozitive 38.182
Raste të shëruara 18.849
Raste Aktive 18.523
Humbje jete 810

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9576
Durrës 1360
Elbasan 841
Fier
1367
Korccë 997
Vlorë 974
Shkodër 904
Lezhë 734
Berat 604
Kukës 406
Dibër 205
Gjirokastër 555

Lajm i fundit /Aksident në aksin Korçë-Ersekë, lëndohet rëndë drejtuesi i “Volkswagen”

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Korçë-Ersekë, ku ka mbetur i plagosur rëndë një drejtues mjeti.Bëhet fjalë për të identifikuarin me inicialet G.X., 45 vjeç.Rreth orës 13:45, në vendin e quajtur “Fusha e Selenicës”, 45-vjeçari i cili po drejtonte makinën tip “Volkswagen”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka marrë plagë të rënda.Sipas uniformave blu, i lënduari ndodhet në Spitalin e Ersekës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia Kolonjë/ Informacion paraprak

Më datë 30.11.2020, rreth orës 13:45, në aksin rrugor Ersekë-Korçë, në vendin e quajtur ‘Fusha e Selenicës’, ka dalë nga rruga mjeti tip ‘Volksvagen’, me drejtues shtetasin G. X., rreth 45 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Ersekës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.