Dardha, tërheqëse në çdo stinë

 

Ështe e pamundur që të vizitosh qytetin e Korçës dhe të largohesh pa  vizituar Dardhën, një fshat shumë i njohur dhe karakteristik, që përveç bukurive natyrore, ofron edhe kulturë dhe traditë. E shtrirë mes maleve e pyjeve, me një bukuri të rrallë natyrore, në lartësinë e 1344 metrave, mbi nivelin e detit, Dardha  mbetet një ndër vendet  që ja vlen të viitohet në çdo stinë të vitit.Disa foto magjike nga vjeshta:

Ajo që do ju masnisë në pamje të parë të këtij fshati është rregullsia e planimetrisë së shtëpive, arkitektura interesante, pastërtia shembullore nëpër rrugët me kalldrëm, që në shumicën e kohës janë të mbushura edhe me një shtresë bari.

 

Për të gjithë të apasionuarit  pas sportit te skive, në një nga pikat më tërheqëse dimërore të fshatit ndodhet pista e skive. Ndërsa për të  gjithë ata   që janë  të interesuar për natyrën, Dardha nuk do tju zhgënjejë me mrekullitë e saj.

Dardha është një pikë turistike jo vetëm për argetim dhe clodhje, por edhe për kurim, aty do të gjeni burimin e quajtur ‘Uji I Qelbur’ që shërben si ujë kurativ për stomakun dhe veshkat. Nëse je anemik duhet të shkosh të çlodhesh në dardhë, dhe nëse dikur ke qënë i sëmurë, një shërim të plotë mund ta marësh vetëm atje. E rekomanduar dhe nga mjekët për personat limfatikë.
img_1863

Dicka e fundit e cila ja vlen të përmendet dhe që kurrsesi nuk duhet ta humbisni  është gatimi tradicjonal i kësaj zone, lakrori në sac, të cilin me siguri asnjë nga amvisat e këtij fshati nuk do ngurojë ta përgatisë për ju me shum dashuri.

Të vizitosh dardhën është një bekim,  ajo duhet viituar jo një por  katër hërë, në çdo stinë të vitit. Gjithë ai ansambël lulesh në verë, shushurima e pyllit dhe këngët e zogjve në pranverë, ngjyrat mbresëlënse të vjeshtës, por si dhe pista e skive, pa haruar  këtu ndjesinë e të qënit pranë oxhakut të ngrohtë  ku piqen gështenja dimri ndanë zjarrit nuk duhen humbur. Kjo për të  gjith ju që ende nuk keni patur mundësin për të vizituar këtë fshat të mrekullueshëm.

Përveç verës dhe vjeshtes edhe sezoni i dimrit mbetet mjaft i preferuar për pushuesit që frekuentojnë fshatin turistik të Dardhës. Thuajse nga e gjithë Shqiperia, persona të ndryshëm i drejtohen rruges që të çon drejt Dardhës, pasi atje nuk është e nevojshme të kesh një axhendë për të kaluar ditën.

Gatimet tradicionale të ketij fshati turistik janë bërë shumë të njohura. Përvec restoranteve dhe hoteleve, banorët e këtij fshati të thellë malor aplikojnë edhe turizmin familjar prej vitesh.
Fotot nga Lsa

Advertisement