Sipas filologut arbëresh, Dhimitër Kamarda, kënga e ka origjinën tek arbëreshët e Italisë, të cilët sipas studimit të tij, u detyruan të largohen nga toka greke duke lënë trojet e tyre në vendin e quajtur More. More është Peloponezi i sotëm i Greqisë. Sipas një studimi të botuar në Itali në vitin 1886, nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda, More është një trevë e madhe, së cilës grekët i kanë ndryshuar emrin dhe e kanë kthyer në Peloponezi. Kënga “O e bukura More” memorizon kujtesën e madhe të një atdheu të humbur. Sipas filologut arbëresh është një toponim i këtij vendi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë.
Arbereshët e Italisë
Elsa Lila eshte shume aktive ne promovimin e muzikes shqiptare neper bote.
Ndersa një hit eshte dhe kenga “Moj e bukura more’eee “
Moj e bukura more’eee Si te lash e me ste pash Moj e bukura more Si te lash e me ste pash
Si te lash, si te lash Si te lash e me ste pash Si te lash, si te lash Si te lash e me ste pash
Atje kam un zonjen nan Atje kam edhe tim at Atje kam un zonjen nan Atje kam edhe tim vlla
Elsa Lila
Atje kam atje kam Atje kam un zonjen nan Atje kam atje kam Atje kam un zonjen nan
Moj e bukura more Si te lash e me ste pash
E lule e lule E lule e lule e paça paça E nalu pak e nalu pak Ende sa s’plasa
Se zemra ime, se zemra ime Je ti vete Se un per ty, se un per ty Jape jete
E numer nji, e numer nji Per fatin tone Kjo zemra ime, kjo zemra ime Po vajtone
Pa nalu pak, pa nalu pak c’esht e vertete Ka edhe lot edhe gezim ka Ne ket jeteeeeeeeeeeeeee
Rike Roçi është një nga vajzat më të përfolur në showbizin shqiptar, njihet ndryshe edhe si tifozja më e zjarrtë e Kombëtares Shqipëtare, të cilën e ndoqi nga shkallët e stadiumit në Euro 2016 në Francë.Ajo njihet edhe për format e saj bombastike, ku nuk ngurron të provokojë shpesh herë ndjekësit me foto provokuese.
Rike Roçi tërhoqi shumë vëmendje disa muaj më parë, teksa publikoi një foto ku dallohej një tatuazh në pjesët intime të trupit.Ndërsa së fundmi e ftuar në “Top Channel” në emisionin “Shiko Kush Luan” Rike Roçi u pyet për këtë temë. Luana Vjollca i kërkoi të tregonte kuptimin e tatuazhit, ndërsa Rikja me sportivitet u përgjigj:
Rike Roçi
“Te cepi i bikinit dhe ka kuptim. Të kesh besim te vetja”, tha bukuroshja. Kujtojmë që Rike Roçi përveçse ish-banore në programin “Big Brother”, fitoi shumë famë në Kampionatin Europian të futbollit “Francë 2016”.
Ajo u shfaq në arenat franceze në mbështetje të Kombëtares shqiptare dhe u cilësua si një prej tifozeve më seksi të atij turneu.
Çdo njeri që ka vizituar së paku njëherë qytetin e Korçës, nuk ka sesi të mos ndalet te Pazari i Vjetër.Në Pazarin e Vjetër ndërtesat janë karakteristike dhe përfaqësojnë më së miri traditën dhe historinë e qytetit. Duke filuar që nga gurët e kalldrëmit, e deri te çatitë e shtëpive.
Hani i Pazarit
Teksa hyn në Pazarin e Vjetër të Korçës, nuk ka se si mos bjerë në sy një nga ndërtesat me të bukura.Askush nuk i reziston dot tundimit që të ofron “Hani i Pazarit”, ndërtesa 350-vjeçare. Ky han është restauruar tërësisht për herë të parë pas periudhes së diktaturës.
Por përsëri elementet tradicionale në stil dhe arkitekturë janë ruajtur me besnikëri.Nuk ka si të ndodhë ndryshe, dora dhe mendja e arkitektes Eda Kucaj, kanë bërë mrekullira.Me një hapësirë prej 730 metra katrorë.
Deri vonë kjo ndërtesë ka mbajtur emrin “Hani i Elbasanit” pasi në të vinin shumë tregtarë nga ky qytet.
Hani i Pazarit
Pas projektit të shndërrimit të madh të “Hanit të Pazarit” qëndron një arkitekte e zonja, e cila me iniciativën e saj ka marrë përsipër ta kthejë këtë vend në një nga pikat më atraktive të qytetit për turistët vendas dhe të huaj.
Hani i Elbasanit është ndërtuar në krahun e djathtë të rrugës kryesore që të çon tek pazari i Korçës. Ai është me dy kate dhe ka një oborr të brendëshëm, i cili është i rrethuar nga të gjitha anët me ndërtime. Në oborrin e kalldrëmuar ndodhet një pus i zakonshëm. Ky han ka një ndërtim tipik të haneve. Kati përdhe është i mbyllur, ai ka shërbyer për mbajtjen e kuajve. Në katin e sipërn ndodhen dhomat e fjetjes ose odat. Pjesa ballore e katit përdhe e ka pamjen nga rruga kryesore, në të cilën ndodhen dyqanet.
Në të dallohen dy faza ndërtimi që janë të ndryshmë për nga materialet e përdorura, teknika e ndërtimit dhe trajtimit arkitektonik. Në katin përdhe ka një rradhë të ndarash, të theksuara nga pilastra guri që përfundojnë me kapitele, mbi të cilat ngrihet korniza ndërmjet kateve. Secila ndarje ka hyrje më vete dhe dritare me pamje në oborr, të mbuluara me qemerë cilindrikë . Dyert e dritaret kanë korniza guri të gdhendura e në hapsirën midis tyre ka zgara hekuri dhe kanate metalike. Mbi të ngrihet kati i sipërm, me galeri të hapur e oda.
Hani i Pazarit
Kati përdhe i ndërtimit të fazës së dytë ka tipare të tjera, kurse kati i sipërm ka të njëjtin kompozim me pjesën tjetër të katit përdhe.Duke e krahasuar me hanet e tjera, nga ana e ndërtimit dhe dekorimit ky han është më i pasur, gjë të cilën e bën të dukshme edhe oborri i tij.
Çdo kush që do ta vizitojë këtë han, do ta ketë të vështirë ta harrojë dhe të pamundur mos të kthehet më.
Qeveria e Amsterdamit ka vendosur të shfuqizojë toponimin e dyfishtë për të përcaktuar Mbretërinë e Holandës, e cila tani e tutje do të quhet vetëm Vendet e Ulëta.Emri do të ndryshojë në muajin janar, ku gjithashtu do të ndryshohet edhe logoja historike e përdorur në 25 vitet e kaluara për të promovuar këtë shtet, ajo e tulipanit ngjitur me emrin Holandë
Gjithçka nisi nëntorin e kaluar, ku ministrja e tregtisë, Sigrid Kaag, prezantoi këtë reformë. Ajo e promovoi duke pretenduar se ky vendim, do të ndërtojë një imazh më pozitiv për eksportet dhe do të shërbejë për tërheqjen e investimeve dhe talenteve në teknologji të lartë, sport dhe kulturë.
Por në fakt, ka arsye të tjera që fshihen pas këtij vendimi. Sipas autoriteteve të Vendeve të Ulëta, marka “Holandë” është tjetërsuar, sepse lidhet ngushtë me rrugën e dritave të kuqe të Amsterdamit, ku zhvillohet prostitucioni i ligjshëm dhe ku konsumohet lirisht marijuana.
Ekziston gjithashtu edhe një arsye tjetër, ajo gjeografike. Holandë quhen vetëm dy nga dymbëdhjetë provincat e këtij shteti dhe ky emërtim nuk mund të përfaqësojë të gjithë vendin.
Ky revolucion gjuhësor, do të adoptohet nga ministritë, ambasadat, universitetet, bashkitë dhe organizatat që bashkëpunojnë me qeverinë./ Opinion
Të flisja gjuhët e gjithë botës e të mos ndjeja dashurinë do isha si një gur i heshtur këmbanë harruar në vetmi. Të gjithë pasurinë e ndaja të mos shihja varfëri të digjej trupin do ta falja e le të bëhej hi.
Së ëndrrat edhe shpresat pa dashurinë janë thjesht një iluzion ndaj dua o njeri, t’i fal pak dashuri pa të çfarë është kjo botë, a e kupton?
Elsa Lila
(refren) Se loti që pikon, një zemër lëndon i vogël na duket, i madh sa një glob o botë e di se ç’të mundon se ka njerëz sot dhe duan vetëm lot
s’njohin dashurinë, s’njohin mirësinë.
Të flisja gjuhët e gjithë botës e të mos ndjeja dashurinë do isha si një gur i heshtur këmbanë harruar në vetmi.
Të gjithë pasurinë e ndaja të mos shihja varfëri të digjej trupin do ta falja e le të bëhej hi.
(Refreni)
Dashuria, ëndrra, shpresa kë të zgjidhja nga të tria dhe një natë lotin pyeta mu përgjigj… Dashuria – ELSA LILA
Një ndër filmat më të shikuar në botë dhe që pati një bujë të jashtëzakonshme sidomos në periudhën më të dashur të vitit, gjatë festave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Filmi u shfaq për herë të pare në vitin 1990, me skenar dhe producent John Hughes dhe me regji të Chris Columbus.
Home Alone
Aktori kryesor ishte Macaulay Culkin, në atë kohë një fëmijë që vodhi zemrat e gjithë teleshikuesve, me emrin e personazhit Kevin Mcallisten. Filmi ka nota komedie, ku dy hajdutë përpiqen të vjedhin një shtëpi,dhe pikërisht fati deshi që të vjedhin shtëpinë e Kevin-it. Por, për ta nuk do të ishte dhe aq të lehtë pasi Kevini do t’ju ngrinte kurthe nga të cilat nuk do mund të shpëtojnë aq kollaj.
I vetem ne shtëpi
”Home alone” u bë një ndër filmat më të preferuar për t’u pare gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Sigurisht, pas një sensacioni të jashtëzakonshëm në botë, u bë edhe në Shqipëri,ku Kevini u bë filmi më I ndjekur dhe më I dashur për publikun Shqiptar. Ai vazhdon të mbetet akoma një ndër personazhet më të preferuarit për ne.
Kanë kaluar 29 vjet që kur është bërë filmi Home Alone, pjesë e domosdoshme e festave. Ylli kryesor, Macaulay Culkin (39) ishte vetëm 10 vjeç kur doli filmi, ndërsa aktori e ekranizoi 8-vjeçarin Kevin McCallister në film, i cili rastësisht mbetet vetëm në shtëpi.
Home Alone
Për shkak se familja e tij është e madhe, prindërit e tij e harrojnë atë kur përgatiten për udhëtim. Djali shpejt bëhet shënjestër e hajdutëve që duan ta plaçkisin shtëpinë e tij, dhe ai bën çmos për t’i parandaluar ata që ta bëjnë një gjë të tillë.
Si të gjithë përmbajtjet e popullarizuara në botë, edhe ‘Home Alone’ është bërë viktimë e teorive të konspiracionit në forumet në internet.
Kështu, përdoruesit e Redditit e hapën temën dhe arritën në përfundimin se familja e kishte lënë qëllimisht Kevinin në shtëpi dhe se kjo mund të vërehej nga disa fakte delikate.
Home Alone
“Familja e tij e kontrolloi disa herë listën ndërsa po i ndanin bileta, kështu që Kevin as që ishte në listë”, – pohon njëri prej forumistëve.
Pas statusit të publikuar, disa shkuan edhe më larg dhe e filluan debatin nëse babai i Kevinit mund t’i kishte dërguar me qëllim hajdutët.
Dukej se moti i ftohtë po e paralajmëronte dhe borën në rrethin e Korçës. Gjatë natë së djeshme, nën petkun e bardhë u “vesh” fshati turistik i Voskopojës.Banorët vendas por edhe turistët e pranishëm u zgjuan me një pamje mahnitëse.
Voskopoja
Voskopoja njihet si një vend shumë atraktiv për pushuesit, sidomos në kohën e dimrit, por dhe më rënien e dëborës turistët tashmë do kenë dhe një arsye më shumë për të shkuar.Voskopoja mbetet një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, artistike e historike të Ballkanit, një perlë e kulturës Ballkanike dhe Europiane. E veçanta e Voskopojës, janë objektet e kultit, kishat, të cilat i kanë shpëtuar deri diku rrënimit dhe këto janë: ”Shën Nikolla”, ”Shën Maria”, ”Shën Ilia”, manastiri i ”Shën Prodhromit”, ”Shën Thanasi”, ”Shën Mehilli”, të cilat janë monument kulture të kategorisë I dhe për të cilat në vazhdimësi është treguar kujdes për t’i restauruar dhe për t’i ruajtur vlerat arkitekturore të këtyre monumenteve.
“Gjetsh belan”titullohet kenga me e fundit, lancuar pak dite me pare ne treg.Vëllezërit korçarë Endri & Stefi vijnë këtë fundvit me një hit të ri. Në bashkëpunim me artistin Bruno Revolt.
Endri & Stefi
Ky produksion muzikor eshte mirepritur nga publiku si nje vlere e shtuar ne muzikën Shqiptare.
Duket se kënga ritmike e vëllezëve Endri dhe Stefi është ndarë me publikun në periudhën e duhur, pasi pritet të shoqërojë shumë mbrëmje festive për këtë fundvit
Faik Konica mbetet një intelektual i papërsëritshëm edhe në ditët e sotme. Një njeri mendjendritur jo vetëm si politikan por edhe si publicist e shkrimtar që pasuroj mendimin letrar shqiptar.Po sjellim disa prej shprehjeve më të bukura të Faik Konicës:
Faik Konica
Rinia është në sytë e injorantëve kërcënim për të ardhmen; por është edhe është rrezik për të tashmen, sepse rinia është e çiltër, ndërkohë që dhe çiltërsia është armiku i natyrshëm i sharlatanëve.
Dallimi në kulturë shpjegon dallimin në mendime.
Një shkrimtar duhet gjykuar më shumë nga cilësia se sa nga sasia.
Fisnikëria dhe thjeshtësia mund të jenë cilësi kudo gjetkë, kurse në poezi janë antipasta të dëmshme.
Faik Konica
Aq lehtë kujtoni se ëndrrat e kafeneve bëhen punë? Në jini aq besnikë te forca juaj, ngrihuni pra, se shqiptarët ju presin!
Ashtu kuptova se në të vërtet kisha arritur në Shqipëri, një vend i bekuar me një mijë bukurira, po i shkelur nga një turmë, e cila ushqen një urrejtje kundër bukurisë.
Trimëria e shqiptarit nuk është e artë, është e teneqenjtë. Me fjalë të tjera, trimëria e shqiptarit, sado e madhe në vete, është e vogël në shkaqet që e ndezin. Për një kec të grabitur, për një fjalë të shtrembër, e shumë herë pa ditur as vetë për se, shqiptarët marrin armët, hidhen, vriten.
Faik Konica
Historia na mëson se gjithë ndryshimet politike kanë pasur përherë këta dy faktorë: emigrantët dhe një elitë të vogël, e lindur apo intelektuale, brenda vendit.
Drejtësia i takon fushës së ëndrrave; vetëm forca mbisundon.
Koha kur rrojmë është koha e reklamës, dhe nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit t’onë të hidhen përpara, dhe përpara, dhe përpara, duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë (të caktuar) mëndore të tyre.
Populli shqiptar ka disa veti shumë të mira… por një bandë maskarenjsh dhe dalaverexhinjsh kanë zënë të gjitha pozitat kyçe në politikën e vendit dhe është fare e pamundur t’i shkulësh.
Djali i një sahatçiu, lindi në vitin 1938 në Milano, ku fillimisht mësoi zanatin e të atit. Në vitet 50-të ai zbuloi talentin e tij për komedinë dhe u paraqit në një teatër të vogël kabareje në Milano. Ishte koha e Elvis Presley dhe Bill Haley & His Comets, prej të cilëve u mrekullua Celentano. Ai themeloi orkestrën e tij të parë, Rocky Boys, e fitoi një konkurs kënge. Regjisori i shquar italian Federico Fellini e zbuloi këngëtarin italian të rock-ut më 1959 dhe e angazhoi me kitarrën e tij që të këndojë në filimin “La dolce Vita” këngën “Ready Teddy”.
Adriano Celentano
Edhe sot e kësaj dite Adriano Celentano konsiderohet si, këngëtari që solli në Itali Rock ‘n’ Roll-in amerikan. Por tekstet e tij nuk ishin kurrësesi vetëm romantike e me përkëdheli dashurikash. Ai këndonte edhe tekste kritike për mëkatet ndaj mjedisit apo ato në ndërtim si “Il ragazzo della via Gluck”, lidhur me rëniën e vlerës së monedhës italiane dhe humbjen e fuqisë blerëse në këngën“Svalutation”.
Adriano Celentano
Ndërsa në filma ai kryesisht luante role komike. Ndonjëherë filmat e tij si ato të viteteve 70-të “Bluff” me Anthony Quinn shfaqeshin edhe jashtë Italisë.. NJë film tjetër i njohur ishte filmi “Jepu majmunëve sheqer”, një histori dashurie mes një shoferi autobusi dhe një princeshe, të luajtur nga Ornella Muti. Afera e dashurisë me Ornella Muti-n u bë shkas për grindjen me bashkëshorten e tij Claudia Mori, e cila përkohësisht u nda prej tij. Që prej 53 vjetësh Adriano Celentano është i martuar me këngëtaren Claudia Mori.
“Azzuro” është edhe sot hit-i i tij më i suksesshëm. Megjithatë Celentano ofron shumë më tepër se këngë për gra të bukura. Ai është një këngëtar rock-u, një artist komedie, një argëtues, aktor dhe muzikant. Me Adrian Celentano-n lidhen shumë këngë e figura. E shumë njerëz e lidhin historinë e tyre me të.
Kushdo që është rritur në vitet 60-të e ka të njohur hit-in e madh “Azzurro”. Kjo këngë për mallin e të dashuruarve pushtoi jo vetëm Hitparade në Itali. Bumi ekonomik pas Luftës së Dytë Botërore zgjoi në Gjermani edhe dëshirën për udhëtime. Këngë si “Peshkatarët e Caprit” (1943) tingëllonin ende në veshët e gjermanëve duke zgjuar dëshirën për të vizituar vendin, ku rriten limonat, shijohet dielli, deti dhe vera, si dhe ajo që konsiderohej si tipike italiane: të shijuarit e të ndenjurit rehat, pra “dolce far niente”.
Celentano, sikurse thuhet për të, është një fanatik i punës: ai ka në llogari të tij jo vetëm 50 albume dhe 150 milionë disqe të shitura, por ka luajtur gjithashtu në gati 40 filma dhe në vitin 1987 nisi edhe karrierën si moderator në televizion.
Me emisionin e tij “Fantastico”, ai jo vetëm që paguhej mirë, por ky ishte një nga emisionet me shikueshmërinë më të lartë në televizionin shtetëror italian RAI, në orarin kryesor të transmetimeve të shtunave. Italianët e donin Celentanon me kokë më vehte, i cili i është kundërvënë me kritika jo vetëm bankave e energjisë atomike, por edhe politikës e korrupsionit. Adriano Celentano nuk hesht, kur është fjala për të kritikuar politikën.
Vegjetariani i bindur ngre zërin jo vetëm kundër testeve me kafshët, por lufton edhe për lirinë e shtypit dhe mbrojtjen e mjedisit.Madje edhe ish-kryeministri e cari i medieve Silvio Berlusconi duhej ta pranonte, se si Celentano në serialin e tij satirik “Rockpolitik” më 2005 në televizionin publik tallej me të. Emisioni i tij ishte aq popullor, sa që ai nuk mund të ndalohej. Celentano e akuzoi Berlusconi-n, se nuk po respekton lirinë e shtypit. Por Berluscon-i iu kundërvu duke i thënë, se pikërisht Celentano është dëshmia më e mirë, që liria e mendimit nuk shtypet në Itali.
Adriano Celentano
Në vitet 1990 Celentano u tërhoq nga biznesi i filmit si aktor. Sot ai ka vetëm markën e tij muzikore si dhe një firmë produksioni filmash. Por nga kënga ai nuk ka hequr dorë. Më 1998 ai këndoi bashkë me këngëtaren e njohur italiane Mina dhe publikoi albumin “Mina Celentano”, që ishte një sukses i madh. Ky sukses i dha atij motivimin për të vazhduar me një tjetër album më 2016 me titullin “Le migliori”. Ndonëse ky album doli në nëntor ai ishte albumi më i shitur në Itali. Në dhjetor 2017 doli një tjetër album me përmbledhjen e këngëve të dikurshme me një titull të ri “Eva”.
Si producent filmi sivjet Celentano – me rastin e 80 vjetorit – do të sjellë në ekran filmin me animacion “Adriano”. Një bocet në faqen e internetit të firmës së tij të le të kuptosh, që në këtë film nuk do të mungojnë aksioni dhe pasioni. Por klipi publicitar nuk nxjerr më shumë në pah se sa autobiografik mund të jetë filmi. Sidoqoftë protagonisti multiplikativ është shumë i ngjashëm me të riun Celentano.
Bora e shndërron në një mrekulli dimërore, duke e bërë qytezën një destinacion turistik në Arktik. Aty mbërrijnë vizitorë nga e gjitha bota për të shijuar pamjen spektakolare, resortin e skive dhe veçanërisht në dhjetor, magjinë e Krishtlindjeve.Sepse, përveç se është kryeqyteti i Laplandit, në Findlandë, Rovaniemi është gjithashtu shtëpia zyrtare e Santa Claus.
Por edhe pse në javët që i paraprijnë festës së madhe Rovaniemi zhytet në atmosferë festive, ai është një vend që ka njohur errësirën e tejskajshme. Jo vetëm për shkak të muajve të gjatë të dimrit, ku dielli vetëm sa duket në horizont, por për shkak edhe të brutalitetit të Luftës II Botërore dhe vitet që pasuan.
Historia e ngritjes së Rovaniemit nga rrënojat e konfliktit për t’u shndërruar në një destinacion kaq shumë tërheqës është e jashtëzakonshme, pasi tregon jo vetëm forcën e një qyteze për të mbijetuar në kufijtë e botës, por edhe lidhjen e veçantë mes njerëzve dhe kafshëve.
Dikur Rovaniemi ishte thjesht një grup fshatrash në rrethin arktik ku banonin indigjenët Sami, të cilët merreshin me rritjen e drerëve veriorë dhe prerje trungjesh. Drerët ishin miqtë e tyre të vetëm, me të cilët shtegtonin thuajse në të gjithë Skandinavinë dhe në Rusi për qindra vite. Ata ishin burim ushqimi, veshjesh dhe transporti.
Por gjatë kohës së Luftës II Botërore, Rovaniemi ishte shndërruar në një qytezë plot jetë, për shkak të njerëzve që kërkonin flori, por edhe pse ishte kthyer në një pikë që lidhte Rusinë me Europën. Për këtë arsye, kur trupat gjermane pushtuan Finlandën, u përpoqën ta shkatërronin sa më shumë. Në fakt, vetëm 10% e qytezës mbeti në këmbë.
Pasi tmerret e luftës përfunduan, Alvar Aalto, një prej arkitektëve më të famshëm në Finlandë, mori përsipër detyrën për ta rindërtuar qytezën. I frymëzuar nga panorama fantastike dhe bota e kafshëve, ai u frymëzua nga dreri verior.
Nëse e sheh qytezën nga lart, ajo ka pikërisht formën e kafshës më të dashur për finlandezët. Stadiumi i qytezës shërben si “syri” i drerit. Ndërsa rrugët formojnë brirët e tij…
Në vitin 1950, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Eleanor Roosevelt, vizitoi qytezën, duke i dhënë asaj një vëmendje ndërkombëtare. Kabina e drurit ku ajo qëndroi u shndërruar në epiqendrën e fshatit të festave. Më vonë, Rovaniemi u shndërrua në “adresën zyrtare” të Sanda Claus, ndërsa resorti i ndërtuar më vonë i dha pamjen moderne qytezës, për të fituar statusin e “shtëpisë së Krishtlindjeve”.
Elvana Gjata është larguar e zhgënjyer nga Festivali i RTSH-së. Këngëtares ia rrëmbeu fronin Arilena Ara, duke e kaluar atë në vend të dytë.Zhgënjimi në sytë e saj u shfaq që në momentin kur emri i Elvanës u thirr si fituese e vendit të dytë, duke kërkuar nga prezantuesit t’ia konfirmojnë për herë të dytë.
Elvana Gjata
Ajo raportohet të mos i ketë dorën fitueses së festivalit, Arilenës dhe nuk mori pjesë në emisionin post-festival.E pyetur nëse ia dha dorën Elvana pasi u shpall fituese, Arilena tha se në atë moment iu errën sytë dhe se nuk ka takuar akoma as mamin e saj.Ndërsa shtoi se e vlerëson jashtë mase Elvanën dhe se ka respekt për të.
“Akoma nuk kam takuar mamin tim. Në atë moment të erren sytë, nuk e di as kë takon, as kë duhet të takosh. Kam respekt, e vlerësoj jashtë mase. Jam e lumtur për të gjithë kolegët e mi”, tha ajo.Kujtojmë se kënga e Elvana Gjatës, “Me Tana”, është vlerësuar nga shumë si kënga më e mirë e festivalit, dhe pretendente për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
Arilena Ara
Fitorja e Arilena Arës duket se ishte surprizë për të. Elvana nuk mori pjesë në Post Finalen e drejtuar nga Eni Shehu, ku përveç fitueses, e vetmja nga këngëtaret që mori pjesë ishte Sara Bajraktari, e cila fitoi çmimin e tretë. Kjo duket edhe ne nje video që ka postuar gazetari Shehu në Instastory.“Iconstyle.al” ka publikuar një foto të gazetarëve duke pritur Elvanën të dalë nga dhoma.
Pasi u shpall fituesja, Elvana qëndroi në skenë deri kur Alketa mbylli festivalin, por më pas ajo iu drejtua prapaskenës dhe u mbyll në dhomë.
Nga publikimi në Youtube i këngëve zyrtare pjesëmarrëse në festival (9 dhjetor), “Me tana” ka mbi 3.5 milionë shikime, në krahasim me këngën e Arilenës “Shaj” që ka mbledhur “vetëm” pak mbi 700 mijë shikime.
Shqipëria do të shkojë në Eurovision me një baladë të ndjerë. Këngëtarja Arilena Ara u zgjodh fituesja e këtij viti në festivalin e RTSH-së me projektin muzikor ‘Shaj’.‘Këtë herë shkruajtëm një këngë me Lindon Berishën për veten time. Jam e emocionuar sepse kam mamin tim në sallë për herë të parë. Kam familjen time time. Dua të falenderoj gjithashtu njeriun tim për gjithashtu dhe jam krenare që jam fëmija jot. Kjo është për ju. Përulem para jush’, ishin fjalët e Arilena Arës pasi mori triumfin.
Arilena Ara
Në vendin e dytë u rendit Elvana Gjata me këngën ‘Me tana’, ndërsa vendin e tretë e mori Sara Bajraktari me këngën ‘Ajër’.Tekstin e këngës ‘Shaj’ e punoi Lindon Berisha, ndërsa për muzikën u kujdesën Darko Dimitrov dhe Lazar Cvetkovski.
Në këtë projekt flitet për një ndjesi personale, ku dëshiron të nxjerrë shaj e mallkojë për barrën e fortë që ndjen dhe nuk e nxjerr dot.
‘Shaj’ është kënga e dytë më e klikuar e këtij festivali që ka arritur më shumë se 600 mijë klikime në Youtube.Mori vëmendje që në ditën e parë për shkak të zërit të fuqishëm dhe emocionit që transmeton tek publiku.
Fituesja u zgjodh nga juria dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2020 që do të mbahet në muajin maj në Roterdam të Holandës./a.m/noa