Hani i Elbasanit në Pazarin e Korçës

 

Çdo njeri që ka vizituar së paku njëherë qytetin e Korçës, nuk ka sesi të mos ndalet te Pazari i Vjetër.Në Pazarin e Vjetër ndërtesat janë karakteristike dhe përfaqësojnë më së miri traditën dhe historinë e qytetit. Duke filuar që nga gurët e kalldrëmit, e deri te çatitë e shtëpive.

Hani i Pazarit

Teksa hyn në Pazarin e Vjetër të Korçës, nuk ka se si mos bjerë në sy një nga ndërtesat me të bukura.Askush nuk i reziston dot tundimit që të ofron “Hani i Pazarit”, ndërtesa 350-vjeçare. Ky han është restauruar tërësisht për herë të parë pas periudhes së diktaturës.

Por përsëri elementet tradicionale në stil dhe arkitekturë janë ruajtur me besnikëri.Nuk ka si të ndodhë ndryshe, dora dhe mendja e arkitektes Eda Kucaj, kanë bërë mrekullira.Me një hapësirë prej 730 metra katrorë.

Deri vonë kjo ndërtesë ka mbajtur emrin “Hani i Elbasanit” pasi në të vinin shumë tregtarë nga ky qytet.

Hani i Pazarit

Pas projektit të shndërrimit të madh të “Hanit të Pazarit” qëndron një arkitekte e zonja, e cila me iniciativën e saj ka marrë përsipër ta kthejë këtë vend në një nga pikat më atraktive të qytetit për turistët vendas dhe të huaj.

Hani i Elbasanit është ndërtuar në krahun e djathtë të rrugës kryesore që të çon tek pazari i Korçës. Ai është me dy kate dhe ka një oborr të brendëshëm, i cili është i rrethuar nga të gjitha anët me ndërtime. Në oborrin e kalldrëmuar ndodhet një pus i zakonshëm. Ky han ka një ndërtim tipik të haneve. Kati përdhe është i mbyllur, ai ka shërbyer për mbajtjen e kuajve. Në katin e sipërn ndodhen dhomat e fjetjes ose odat. Pjesa ballore e katit përdhe e ka pamjen nga rruga kryesore, në të cilën ndodhen dyqanet.

https://www.instagram.com/p/B6Ti-YUg63U/?igshid=omm1qvhpiy02

Në të dallohen dy faza ndërtimi që janë të ndryshmë për nga materialet e përdorura, teknika e ndërtimit dhe trajtimit arkitektonik. Në katin përdhe ka një rradhë të ndarash, të theksuara nga pilastra guri që përfundojnë me kapitele, mbi të cilat ngrihet korniza ndërmjet kateve. Secila ndarje ka hyrje më vete dhe dritare me pamje në oborr, të mbuluara me qemerë cilindrikë . Dyert e dritaret kanë korniza guri të gdhendura e në hapsirën midis tyre ka zgara hekuri dhe kanate metalike. Mbi të ngrihet kati i sipërm, me galeri të hapur e oda.

Hani i Pazarit

Kati përdhe i ndërtimit të fazës së dytë ka tipare të tjera, kurse kati i sipërm ka të njëjtin kompozim me pjesën tjetër të katit përdhe.Duke e krahasuar me hanet e tjera, nga ana e ndërtimit dhe dekorimit ky han është më i pasur, gjë të cilën e bën të dukshme edhe oborri i tij.

Çdo kush që do ta vizitojë këtë han, do ta ketë të vështirë ta harrojë dhe të pamundur mos të kthehet më.