Dukej se moti i ftohtë po e paralajmëronte dhe borën në rrethin e Korçës. Gjatë natë së djeshme, nën petkun e bardhë u “vesh” fshati turistik i Voskopojës.Banorët vendas por edhe turistët e pranishëm u zgjuan me një pamje mahnitëse.

Voskopoja njihet si një vend shumë atraktiv për pushuesit, sidomos në kohën e dimrit, por dhe më rënien e dëborës turistët tashmë do kenë dhe një arsye më shumë për të shkuar.Voskopoja mbetet një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, artistike e historike të Ballkanit, një perlë e kulturës Ballkanike dhe Europiane.
E veçanta e Voskopojës, janë objektet e kultit, kishat, të cilat i kanë shpëtuar deri diku rrënimit dhe këto janë: ”Shën Nikolla”, ”Shën Maria”, ”Shën Ilia”, manastiri i ”Shën Prodhromit”, ”Shën Thanasi”, ”Shën Mehilli”, të cilat janë monument kulture të kategorisë I dhe për të cilat në vazhdimësi është treguar kujdes për t’i restauruar dhe për t’i ruajtur vlerat arkitekturore të këtyre monumenteve.


