Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja konfirmoi se do të drejtojë ekipin korçar deri në fund të sezonit duke hedhur poshtë zërat se do të largohet drejt kryeqytetit.Pas një barazimi me vlera përballë Kukësit në shtëpi, Daja vlerësoi maksimalisht shpirtin e sakrificës së lojtarëve të tij.
Ilir Daja
Në lidhje me zërat e merkatos që e shohin larg Korçës, tekniku i bardhekuqve përsëriti për “Supersport” se e ka në karakter të mos braktisë asnjë ekip në moment të vështirë.
Ilir Daja
“Skënderbeu merr 1 pikë të merituar përballë Kukësit – Shpirti i sakrificës është elementi kryesor. Kishim përballë ekipin që me meritë kryeson kampionatin. U kërkova lojtarë të sakrifikonin për lojën dhe rezultatin. Në pjesën e parë, po të ishim treguar më altruistë, mund të kalonim në 2-0. Po të shikosh paraqitjet me ekipet kryesuese kemi dhënë më të mirën, por nuk e kemi patur me ekipet e gjysmës së dytë të tabelës. Duhet të luajmë njësoj si me vendin e parë dhe të fundit.
Ndeshja e fundit me Skënderbeun? – Është ndeshja ime e fundit për këtë vit. Në këtë lloj situate do të jem trajner I SKëndrbeut. Ky është karakteri im. E tregova dhe vjet në Vlorë. Besoj se do të vazhdoj të drejtoj Skënderbeub,
Ilir Daja
Rastet e humbura – Ky stadium më jep kënaqësi, kam dalë për herë të parë kampion. Bregu po të ishte treguar më altruist, do të kalonim në 2-0. Më pëlqeu shpirti i sakrificës së ekipit. Kemi luajtur më shumë me dëmtime, kemi karakter përderisa ia dalim pas 3 humbjeve.
Goli i anulluar i Skënderbeut në fund të pjesës së parë – Për rastin e golit të anulluar, nëse do ta diskutoni. Pashë dhe sekondat. Është një dyluftim është goditur Daja me bërryl, mund të jepej karton i dytë i verdhë. Ata nuk e respektuan fair-playn. Fillon te dyluftimi i Rrocës me Dajën në mesfushë”, përfundoi Ilir Daja.
Perfundon në “Elbasan Arena”, supersfida mes Kukësit dhe Skënderbeut. Skënderbeu nuk ka dalë pa pikë në përballjen ndaj Kukësit që u luajt në transfertë. Pas 4 fitoreve radhazi ishte koha që Kukësi të ndalej në përballjen me korçarët të mbyllur në shifrat 1-1.Një përballje që vitet e fundit ka prodhuar një rivalitet tepër të fortë.Verilindorët e Shpëtim Duros, vijnë në këtë sfidë si kryesues të kampionatit, ndërkohë në krahun tjetër, korçarët, janë duke kaluar një moment tepër të vështirë, teksa vijnë pas 3 humbjesh radhazi.
Vlen për t’u theksuar se në këtë sfidë vendos drejtësi gjyqtari Enea Jorgji.
LIVE: KUKËSI-SKËNDERBEU 1-1
KOMENTI LIVE:
Përfundon takimi!
90+3′ Musta i kishte të gjitha shanset të shënonte golin e fitores, por ndalet në momentin e fundit nga portieri Koliçi!
90′ Akordohen 4 minuta shtesë!
86′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga loja Pëllumbi, vendin e tij e zë Kosta Vangjeli.
73′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga loja, Krasniqi, vendin e tij e zë Oto Xhon!
65′ Skënderbeu me 10 lojtarë, Asion Daja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Maliqit!
59′ GOOOOL KUKËSI 1-1/ Barazohen shifrat! Shënon mesfushori Rroca! Abazaj lëviz mirë në zonë duke krijuar hapësirë dhe më pas pason te Rroca i cili godet fort duke shënuar!
46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime, nga të dy trajnerët!
45+1′ Kukësi gjen rrugën e rrjetës me anë të Ethemit, por goli anulohet, për shkak se gjyqtari Jorgji kishte sinjalizuar disa sekonda më parë!
38′ Niset Skënderbeu nëpërmjet një kundërsulmi, por e majta e Dejvi Bregut është e gabuar dhe shkon jashtë kuadratit!
38′ Rast ideal për Kukësin me Gavazaj, i cili i kishte të gjitha shanset të barazonte shifrat, pas disa kombinimeve fantastike, por gjuajtja e futbollistit kosovar, devijohet në momentin e fundit nga Pëllumbi dhe shkon në goditje këndi!
32′ GOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Bruno Dita kalon korçarët në avantazh! Pas një harkimi të topit nga Gripshi, Dita goditi bukur me kokë, duke gjetur rrugën e rrjetës!
21′ Mundësi e shkëlqyer për Skënderbeun. Pollozhani lëshon një predhë nga goditja e dënimit, fluturon portieri Dashamir Xhika, i cili largon topin në trekëndësh, duke i mohuar golin korçarëve!
13’ Goditje këndi për Skënderbeun, aty ku vjen krosimi në zonë por largon mbrojtja vendase dhe më pas, në krosimin e dytë është Xhika ai që ndal.
2′ Skënderbeu jep sinjalin e parë me anë të Bregut, i cili godet me kokë pas krosimit të Pëllumbit, por kontrollon gjithçka portieri Gjika!
Elvana Gjata u ngjit në skenën e Pallatit të Kongreseve, natë e parë të Festivalit të Këngës për të performuar këngën e saj “Me tana”.Një ndër pretendentet për të fituar çmimin e parë dhe të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong, artistja kishte përgatitur edhe një performancë me trupën e baletit të Albi Nako Dance, ku ndërthurte edhe 3 valle të Shqipërisë.
Elvana Gjata
Por në pjesën më kulmore të performancës, Elvanës i ndodhi një incident të cilën ajo u përpoq dhe e kaloi me sukses, por që ishte një element i rëndësishëm i koreografisë.
“Shamia” e kuqe e famshme e performancës i ra Elvanës nga pantallonat dhe siç shihet edhe nga video ndonëse artistja e kishte deri në gjysmë të koreografisë, në pjesën më kulmore iu desh të performonte pa të.
Një incident ky si për të larguar syrin e keq, por që ylli i “Me tana” e kaloi me sukses dhe sikur të mos kish ndodhur asgjë./pamfleti
Sapo hyn në rrethin jug-lindor të Pogradecit, do të ndeshesh fillimisht me një fshat mjaft të njohur, të lashtë dhe nga ku nis edhe rrugëtimi i gjatë për në Drilonin të rrethuar nga liqeni i Ohrit dhe të mbuluar nga një gjelbërim dhe një ajër i pastër freskie, aq i domosdoshëm në verë.
Pasi ke ecur në një rrugë të rregulluar më së miri përgjatë vijës liqenore, një udhëtim me një pamje fantastike, do të zbresësh për të shijuar një bukuri natyrore që të mahnit me bukurinë që natyra, por edhe njerëzit me përpjekjet e tyre kanë bërë të mundur që vizitorët e Drilonit të përjetojnë pushime mjaft të këndshme dhe relaksuese pranë liqenit dhe pranë pyllit të gjelbëruar, me freski, me bukuri natyrore dhe me një natyrë çlodhëse e ushqim të bollshëm dhe shumë shijues si peshku.
Jo pa qëllim e përmenda peshkun, ushqimi më i preferuar për të gjithë banorët e këtyre zonave dhe jo vetëm, por ata nuk harrojnë ta servirin atë si emblemë të ushqimit turistik që shoqëron udhëtimet e të gjithë udhëtarëve drejt këtij destinacioni.
Sapo hyn në Drilon, një tjetër ndjesi të pushton si qënie, duke ta mbushur me ajër të thellë dhe të pastër të gjithë apartain e frymëmarrjes.
Pogradeci është qyteti më i vizituar në Shqipëri ndër qytetet shqiptare sa i përket turizmit liqenor dhe një vend hiearkik të tillë, duke nisur nga ajo që të lë të shijosh e meriton në mënyrë të plotë.
Me varka që shëtisin nëpër ujin e qetë të liqenit, me ura të rregulluara më së miri dhe me një arkitekturë mjaft të soditshme për syrin, me një fllad veror që të freskon në mënyrë të vazhdueshme dhe një ushqim plot kalori bëjnë që fshati i vogël buzë mrekullisë së natyrës të jetë një destinacion mjaft i preferuar.
Veç këtij fakti, vlen të përmendet se turistët që e kanë vizituar Drilonin piktoresk e mbajnë mend si një vend të qetë dhe me momente të paharrueshme, çka të bën të mos e harrosh atë dhe bukurinë e tij të dhuruar nga natyra.
Teksa ikën nga ky vend i magjishëm në mendje të mbetet kaltërsia e liqenit, mirësjellja e njerëzve, ushqimi i peshkut, varkat dhe pashkatarët që e bëjnë këtë punë me shumë pasion dhe dëshirë.
Ky është Pogradeci, qyteti hirëplotë me bukurinë e jashtëzakonshme natyrore që i ka falur natyra dhe me mirësjelljen e pakursyer të banorëve të saj.
Diku në Pogradec gjendet Driloni, ky vend i magjishëm që të çon peshë në ajër zemrën dhe të mban të mbërthyer me hijeshinë e bukurisë që e karakterizon.
Ç’ndodhi në prova me dy pretendentet për të fituar kupën, që do ta çojë njërën në Eurovizion. Të dielën, Festivali i 58-të i Këngës në RTSH do të shpallë fituesin në skenën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, këngëtarin apo këngëtaren që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë edicion të Festivalit Europian.Ende pa filluar gara, nisën të përfliteshin dhe emrat e pretendentëve për ta fituar këtë garë, pikërisht Elvana Gjata dhe Arilena Ara.
Elvana Gjata vs Arilena Ara
Elvana Gjata konkurron në këtë garë me këngën “Me tana”, një projekt që e prezanton si kantautore me vargje e muzikë të krijuara nga ajo vetë. Ndërsa Arilena Ara me këngën “Shaj”, me muzikë të Darko Dimitrov e Lazar Cvetkovski dhe tekst të Lindon Berishës, i njëjti autor i hitit të saj “Nëntori”.
Arilena Ara
Direkt pas prezantimit të këngëve në “Youtube”, kënga e Elvana Gjatës arriti të marrë 3,073,043 shikime, ndërsa e Arilenës 559,917 shikime.
Klikimeve të këngëve nuk u kanë munguar komentet e shumta, që janë të mendimit se këtë herë Shqipëria nuk duhet të prezantohet me balada si ajo e ndjerë e Arilenës, pasi sipas komentuesve është koha që skenës së Eurovizionit t’i vihet flaka me një këngë ritmike si ajo e Elvana Gjatës.
Elvana Gjata
Dy pretendentet e përfolura më shumë për këtë fitore nuk kënduan në një natë, duke u prezantuar si dy rivalet nga skaje të ndryshme të llogores, pasi Elvanën e pamë natën e parë dhe Arilenën natën e dytë.
Dy pretendentet do të mund të takohen natën finale të festivalit, që do të mbahet të dielën dhe ku do të presim me kureshtje se cila apo cili do të jetë triumfatori.
Arilena Ara
Natyrshëm lind pyetja se cila është marrëdhënia mes dy artisteve jashtë skenës dhe a u takuan në prova Arilena dhe Elvana, siç bënë Fifi dhe Eneda Tarifa në “Këngën Magjike”?
Burime pranë Festivalit të RTSHsë kanë treguar se dy këngëtaret që menaxhohen nga Andy Gram dhe Popi Kola e kanë shmangur njëra-tjetrën në prova, duke i shpallur kështu luftë të ftohtë njëra-tjetrës.
Elvana Gjata
Ato nuk janë parë në asnjë moment të takohen qoftë edhe si kolege, gjë që flet shumë për marrëdhënien e tyre në paskuinta. Emri i Elvana Gjatës u prezantua nga moderatorja Alketa Vejsiu dhe regjisorja Vera Grabocka si surpriza e Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar për këtë edicion të 58-të.
Në listën zyrtare të konkurrentëve në garë, të cilët garojnë për të marrë pjesë në Eurovizion 2020, vëmendjen e tërhoqi pikërisht Elvana Gjata dhe rivalja e saj kryesore në këtë garë, Arilena Ara.
Arilena Ara
Të dyja ish-bashkëpunëtore të Flori Mumajesit, duket se nga shkolla e tij muzikore kanë nxjerrë armët për t’u përballur në këtë garë dhe për të rrëmbyer kupën, që fituesit do t’i japë mundësinë të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian 2020. Edhe pse në atë garë asgjë nuk është e sigurt, kjo do të jetë një goditje në shenjë me herë të parë për artistet.
Elvana konkurron për herë të parë në këtë kompeticion, edhe pse afrimin e parë me ekranin e RTSH-në e pati gjatë “Etheve të së premtes”, ku tërhoqi vëmendjen jo vetëm me zërin, por edhe numrat e saj imitues ndaj personazheve të famshme. Ndërsa Arilena ngjitet në atë skenë pas famës ndërkombëtare që mori me hitin “Nëntori”.
Arilena Ara
Gjithsesi, në këtë garë priten surpriza, pasi deri tani janë pëlqyer mjaft këngët e Albërie Hadërgjonajt, Kastro Zizos, Tiri Gjocit, Genës etj. Tashmë janë mbyllur dy netët e Festivalit të 58-të të Këngës në RTSH, ku kanë performuar live artistët e njohur të skenës shqiptare, por edhe të rinjtë që kanë dalë si produkt i talent shoe-ve të ndryshme u ngjitën në skenë për të përjetuar live emocionet e magjisë dhe spektaklit.
Elvana Gjata
Emocione lehtësisht të lexueshme edhe për Alketa Vejsiun, prezantuesen e festivalit, që siç ajo vetë e shprehu, ndonëse mbi 20 vite në skenë, emocionet këtë herë përpara publikut të madh në Pallatin e Kongreseve, por edhe mijëra ndjekësve përmes televizorit dhe platformave digjitale, ishin të një dimensioni tjetër. Veç performancave, surprizave të ndryshme që pati nata e parë dhe e dytë festivalit, pesë anëtarët e jurisë zyrtare që do të gjykojnë këngët dhe artistët e këtij kompeticioni muzikor u bënë publikë gjatë festivalit mbrëmë dhe sigurisht që ishin risi më vete.
Elvana Gjata
Për të parën herë ndodh që me një maxhorancë anëtarësh të huaj, si përfaqësues direkt të Eurovizionit, ata do t’i vlerësojnë vetë këngët dhe artistët që do të performojnë live përpara tyre përgjatë tri netëve, për të dhënë më pas verdiktin final, fituesin e edicionit të 58-të, që do të sigurojë biletën për në skenën e madhe të Eurosong për vitin 2020.
Elvana Gjata
Dimitris Kontopoulos, Christer Björkman dhe Felix Bergsson, si edhe dy anëtaret shqiptare të jurisë, etnomuzikologia Mira Minga dhe poetja Rita Petro, janë pjesë e jurisë që do të “vulosë” fituesin e këtij edicioni.
Edhe këtë vit, fituesi i Festivalit të Këngës do të përcaktohet me 100% vota të jurisë. Këtë vit janë 20 artistë që do të këndojnë përgjatë netëve të festivalit, ndërsa fituesi do të shpallet mbrëmjen finale, për të përfaqësuar më pas Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2020”, që organizohet në Roterdam.
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka zhvilluar disa takime me strukturat e LSI-së në Bashkinë e Devollit, aty ku u mirëpritën edhe anëtarësime të reja në parti.Lajmin e ka bërë të ditur vetë Braimllari në një postim në Facebook, ku shkruan se të rinj me energji pozitive, gjimnazistë dhe studentë i janë bashkuar LSI-së gjatë kësaj periudhe edhe pse çdo ditë e më shumë Devolli, por dhe vendi përballet me largimin masiv të rinisë.
Endrit Braimllari
Postimi i plotë:
Në Bashkinë e Devollit ku mirëpritëm anëtarësimet e reja në parti. Të rinj me energji pozitive, gjimnazistë dhe studentë na janë bashkuar gjatë kësaj periudhe edhe pse çdo ditë e më shumë Devolli, por dhe vendi përballet me largimin masiv të rinisë.
Mungesa e një plan veprimi të qartë për të investuar tek të rinjtë nga ana e qeverisë, papunësia, goditja ndaj biznesit të mesëm, paligjshmëria dhe koncensionet klienteliste kanë vrarë shpresën tek të rinjtë të cilët largimin nga vendi e shohin si rrugën e vetme të shpëtimit.
Sot është emergjente vendosja në zbatim e një plan veprimi ndaj të rinjve me qëllim që të kthehen në vend, me besimin se Shqipëria do të bëhet nëpërmjet sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës, duke patur më shumë mundësi punësimi dhe shanse te barabarta për të gjithë.
Mollët kanë mbetur stok në Dvoran të Korçës.Mungesa e tregut e ka çuar prodhimin drejt kalbjes, ndërsa fermerët drejt vështirësive financiare.Shumë prej tyre janë detyruar që të presin pemët e mollës dhe ti zëvendësojnë ato me lajthi e arrë, duke shpresuar për më shumë të ardhura.
“Do shkul të gjitha mollët, do mbjell arra, lajthi, gështenjta.”
Fermerët thonë se janë harruar nga shteti ndërsa ngrenë edhe shqetësimin e çmimit të lartë të plehrave kimikë dhe cilësinë e dobët të tyre.
“Kërkoj uljen e çmimit të naftës dhe të bëhen subvencionime për mbjellje të pemëve të reja, që i ka harruar.”
“Qeverisë nuk i shkon fare në mendje nëse rrojmë apo jo. Ne po rrojmë me djersën tonë, forcën tonë dhe sakrifica shumë të mëdha.”
Edhe këtë vit kultivuesit e mollës në Korçë nuk kanë mundur të nxjerrin kostot. Ata apelojnë institucionet për politika më efektive për mbështetjen e prodhimit vendas.
Janë mbyllur 4 ndeshjet e Kategorisë së Parë në grupin B, të vlefshme për javën e 12-të.Pogradeci ka triumfuar ndaj Orikut në minutat e fundit, falë një goli të Shkullakut në minutën e 84’. Pikërisht kjo fitore i mban liqenorët në vendin e parë, me 26 pikë 3 më shumë se Apolonia e vendit të dytë.
Pikërisht këta të fundit mposhtën me rezultatin 3-1 Turbinën në shtëpi, në një ndeshje të luftuar nga fillimi deri në fund.
Ndërkohë Devolli ka fituar me përmbysje ndaj Elbasanit me shifrat 3-1, në një ndeshje ku juglindorët e panë të parët veten në disavantazh. Shënkolli mposhti me rezultatin 3-2 Ilirinë, në një ndeshje që dhuroi spektakël.
Dy ndër konkurrentët e edicionit 58 të ‘Festivalit të Këngës’ ishin reperi Stresi dhe këngëtarja e njohur Eli Fara. Ato konkurruan me këngën e titulluar ‘Bohem’, e cila u prit shumë mirë nga publiku por nuk është një ndër të përzgjedhurat për në natën finale.
Eli Fara & Stresi
Pas shpalljes së listës së finalistëve, Stresi ka reaguar me anë të një postimi në profilin e tij të Instagramit. Ai ka uruar të gjithë finalistët e tjerë duke u shprehur se e kanë të merituar. Po ashtu ka shtuar se për aq kohë sa kanë publikun, ata ndihen të fituar.
“Ju falenderoj perzemersisht te gjitheve qe na suportuat! Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të duash të tjerët …Urime Te gjithe finalisteve e meritonit! Eli Fara mos u merzit ne kemi publikun me vete ska me finale se kjo. Mbi gjitha ishte privilegj te punoje me ty Vera Grabocka. Artist Nuk Behesh nga nje Çmim ne jemi ne shpirt te tille”, shkruan Stresi.
Diego Armando Maradona di gjithmonë të jetë unik. Ai njihet nga të gjithë si një njeri që i thotë gjithmonë gjërat troç dhe e jeton jetën ashtu si ti vijë.Së fundmi, legjenda e futbollit botëror, ka folur në një intervistë të pazakontë për gjithçka dhe për këdo.I ftuar në “Libero” në televizionin “TyC Sports” ai nuk u kursye për asgjë.
Nga fillimet e jetës së tij në rrugët e pista të Fioritos, deri në ditët e sotme, luftën e tij me Rikelmen, pa harruar jetën e tij private, drogën, marrëdhëniet me gratë dhe seksin.
Diego Armando Maradona
Cila është aroma më e mirë për Maradonën?
Aroma e barit, kjo është era më e mirë në botë.
Gjëja më e tmerrshme në këtë jetë?
Uria. Shkoj në Fiorito dhe shoh ende të njëjtat rrugë të pista.
Përse pranuat të merrnit drejtimin e klubit të Gimnasias?
Doja të përjetoja emocionet e futbollit argjentinas. Njerëzit në Gimnasia janë të veçantë, nuk kanë fare lidhje me tifozët e tjerë. Më kujton argjentinasit.
Çfarë mendoni për Rikelmen?
Nëse unë dhe ai do të ishim të kyçur në një dhomë dhe nëse ai do të kishte bërë atë që thonë se ka bërë, unë do ta rrihja atë nga e hëna në të premte. Të shtunën do ta lija të pushonte dhe të dielën do të dilnim në gjyq.
Diego Armando Maradona
Dhurata më ekstravagante që keni marrë?
Një unazë që presidenti i Bjellorusisë më dha kur isha te Brest.
Kujtimi i parë si një tifoz i Bokas?
Kur babai më mori me vete në stadium, kur isha 12 vjeç.
Trajnerët që të pëlqejnë më shumë?
Gajardo, i cili po bën një punë fantastike (River Plejt). Më pëlqen Guardiola, Murinjo… Hainze po bën një punë të shkëlqyer dhe ka të ardhme fantastike. Do doja ta shihja në stolin e një kombëtareje.
Trajneri më i mirë në Argjentinë dhe futbollisti më i mirë?
Trajneri më i mirë Gajardo, lojtari më i mirë Naço, i cili ka një të majtë që i ngjan shumë asaj të Rikelmes.
Futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave?
Ishte Di Stefano, i cili ishte superior ndaj të gjithëve, përfshirë edhe mua.
Diego Armando Maradona
Çfarë i keni mësuar ju Mesit?
Nuk do them se e mësova unë sesi të godasë goditjet e dënimit, por i mësova sesi të vendosë këmbën. Asgjë më shumë, gjithçka tjetër është meritë e tij. Nuk do ta kritikojë kurrë. Jam argjentinas. Unë jam shoku i Leitos. E kam parë të qajë në dushe pasi humbëm 4-0 me Gjermaninë. E pash të qante si një fëmijë 5-vjeçar.
Vendi juaj i preferuar për të kaluar pushimet?
Dubai. Si të futesh në ujë në mëngjes, ashtu edhe në orën 12 të natës, uji është gjithnjë i ngrohtë.
Cili është personi që keni frikë në këtë jetë?
Nuk kam frikë nga askush. I vetmi që mund të më mbyllë gojën është Benxhamin (nipi), as mamaja, as halla…
Diego Armando Maradona
Trajneri më i mirë që iu ka stërvitur?
Menoti.
Nuk ftuat Mark Entonin dhe Xhenifer Lopezin në programin tuaj dhe ata u zemëruan me ty…
Xhenifer ka një sensualitet vrastar. Po vdisja ta ftoja, po vdisja t’i thosha “ta shoh atë prapanicë”…
E keni takuar Pablo Eskobarin?
Betohem për nënën time që është në qiell, që nuk e kam bërë kurrë. Ajo që ai bëri, ishte e tmerrshme.
Çfarë u thua fëmijëve të tu për drogën?
Që t’i qëndrojnë larg. U them që nuk do të jenë më pjesë e familjes nëse e bëjnë. Por nuk i kërcënoj në mënyrë të pasjellshme. Në shtëpinë time, unë u rrita me dashuri. Mesazhi im është të mos merrni drogë, do t’iu shkatërrojë jetën. Kur merrja kokainë, nuk isha asgjë, isha një mumje.
Të kujtohet gjë kur re në koma?
Më kujtohet sikur isha në një fushë të zezë dhe më hidhnin grepa. Donin të më jepnin dorën për të më nxjerrë, por nuk mund të dilja. Askush nuk jep një medalje për daljen nga droga të Maradonës. Dalma më nxori prej andej.
Diego Armando Maradona
Cila ishte makina juaj e parë?
Një FIAT 128, model i vitit 1980, i kuq.
Suzana apo Moria?
Moria dhe gruaja më e mirë në vend është Rosia, vogëlushja ime.
Bionde apo brune?
Bionde.
Mëngjes apo mbrëmje?
E dashuroj mëngjesin. Ngrihesh me energji.
Sot, miku juaj më i fuqishëm në politikë është presidenti i Rusisë, Vladimir Putin…
E dua deri në vdekje, sepse është me ne. Për nga fuqia është Fidel Kastro dhe Çavez. Ka potencialin për të ndjekur gjurmët e tij, të jetë Fideli i ri. Duket një burrë i vogël eh, por të të lëshojë një goditje karateje…
Vendi më ekzotik ku keni bërë dashuri?
Në Polinezi.
Jeni romantik?
Po, më pëlqen të dhuroj lule.
Diego Armando Maradona
Pengu juaj në jetë?
Kam humbur rritjen e vajzave të mia.
Pjesa juaj e preferuar e ditës?
Perëndimi i diellit.
Ushqimi i preferuar?
Fileto, oriz, milaneze…
Cilin do merrnit me vete në një jaht?
Tevezin, Mesin dhe Hainzen.
Çfarë do të thotë të jesh Maradona?
Të jesh Maradona është bukur. Jam një tip normal, i cili u ka shënuar një gol anglezëve, të cilët na kanë vrarë fëmijët në Falklande. Sot njerëzit më njohin, por jam njeriu më normal.
“Queen” ishte një nga grupet më ikonike të viteve 1970-1980, kryesisht për shkak të zërit të talentuar dhe prezencës ekstravagante në skenë të këngëtarit të tij Fredi Mërkuri. Ai këndoi për 21 vite me grupin. Pas vdekjes së tij nga AIDS, bota e muzikës nuk qe më e njëjta. Po si lindi grupi legjendar, dhe cili ishte në të vërtetë Fredi Mërkuri?
Fredi Merkuri
Grupi u formua në Londër në vitin 1970. Anëtarët e sajk origjinalë ishin Brajan Mej në kitarë, Roxher Tejlor në bateri, Xhon Dikon në kitarë bas, dhe Fredi Merkuri këngëtar. Ata praktikoheshin pa pushim në studion e tyre, derisa u gjendën në krye të hit-paradave në mbarë botën.
Fredi Merkuri
Emri i vërtetë i Merkuri ishte Faruk Bulsara. Ai lindi në Zanzibar të Afrikës në vitin 1946. Prindërit e tij kishin shkuar atje nga India, në mënyrë që babai i tij të mund të ruante punën në administratën e Perandorisë Britanike. Ata ishin Parsis, pra me prejardhje iraniane, dhe paraardhësit e tyre kishin shkuar në Indi gjatë pushtimeve arabe të shekullit VII-VIII.
Parsit ishin historikisht Zoroastrianë, ndjekës të atij që është me gjasë besimi më i vjetër monoteist në botë. Zoroastra, ose Zarathustra, ishte profeti i Zoroastrianizmit dhe jetoi në Iran në një periudhë të panjohur, por me siguri disa shekuj para lindjes së Krishtit. Fjala “yll” vjen pa dyshim nga “Zoroaster”. Nisur nga kjo, kjo fe mbështetet shumë tek astrologjia.
Fredi Merkuri
Edhe pse u lind në Zanzibar, Mërkuri u dërgua për të studiuar në shkollën e Shën Pjetrit, një shkollë e stilit britanik pranë Bombeit në Indi. Atje, ai mori mësimet e para në piano, dhe formoi një grup muzikor me disa shokë të tij.
Për shkak të Revolucionit në Zanzibar në vitin 1964, në të cilën nacionalistët afrikanë përmbysën sulltanin dhe qeverinë e tij, familja Bulsara shkoi në Angli, dhe u vendos të banojë në Feltham, një zonë që tani është pjesë e Londrës.
Fredi Merkuri
Fredi u bë shpejt i njohur për zërin e tij të veçantë. Ai mund të luante mjeshtërisht në piano dhe kishte një ndjenjë të lindur të ritmit. Ai është lavdëruar vazhdimisht si vokalisti më i mirë i të gjitha kohërave. Kur Fredi u bashkua me “Smile”, grupi u shpërbë, ndaj ai e riemërtoi emrin si “Queen”.
Faruk ndryshoi emrin në “Fredi”, që ishte më britanik. Përkundër rrënjëve të tij Zoroastriane dhe përdorimit të simboleve astrologjike në logon e grupit, Mërkuri nuk besonte tek astrologjia.
Fredi Merkuri
Albumi i parë i “Queen” nuk tërhoqi ndonjë vëmendje të veçantë, por ai arriti të krijojë përshtypje të mjaftueshme pozitive, për t’a vënë grupin në rrugën e duhur drejt një suksesi madhështor.
Një nga perlat e grupit “Bohemian Rhapsody”, e shkruar tërësisht nga Fredi Mërkuri në shtëpinë e tij në Londër, mori 3 javë për t’u regjistruar, dhe në disa seksione kishte mbi 180 dubla. U përdorën plot 4 studio regjistrimi, për të regjistruar plotësisht këtë këngë. Dhe u bë një hitet më të shitura të të gjitha kohërave.
Për vite më radhë fansat e “Queen”, u përpoqën të deshifrojnë se çfarë është kuptimi ka në thelb teksti i “Bohemian Rhapsody”. Ai flet për Kuranin, djallin, Galileun dhe varfërinë, ndër shumë gjëra të tjera. Fredi, që shkroi tekstet, këmbëngulte se ato janë fraza të pakuptimta, vetëm “absurdite që ritmojnë”.
Këngëtari i donte macet. Ai mbante zakonisht 10 mace. Dhe kur pati para të mjaftueshme për të blerë vilën e tij, i rregulloi secilës nga macet dhomën e vet të gjumit. Kur ishte nëpër turne, ai do të telefonte në shtëpi, dhe do të këmbëngulte të fliste me to.
“Show must go on” u shkrua nga Brajan Mej në nder të luftës së vazhdueshme të Fredit me sëmundjen e SIDA-s, dhe përpjekjet për të vazhduar të këndojë, pavarësisht kësaj. Kënga u publikua në tetor 1991, vetëm një muaj para se Fredi të ndërronte jetë. Ai nuk e bëri publike sëmundjen e tij deri në 24 orë, para se të vdiste. Mërkuri vdiq nga pneumonia bronkiale, e shkaktuar nga ndërlikimet që sillte sëmundja e AIDS.
Të gjithë janë të dashuruar me festimin e tij, ndërkohë askush nuk e dinte zanafillën që Cristiano Ronaldo bënte këtë veprim pas si shënonte gola.
Cristiano Ronaldo cr7
Në një intervistë ekskluzive për DAZN, portugezi u shpreh se e bënë këtë festim duke bërtitur “si’ që në gjuhën spanjolle do të thotë “po” sepse ashtu shprehen tifozët e Realit kur madrilenët fitonin.
“Fillova ta bëj këtë kur isha në Real Madrid. Kur të gjithë ne fitonim, ata thoshin ‘siiii’!. Edhe unë nisa ta them, nuk e di përse. Më erdhi natyrshëm. E mbaj në mend ishim në parasezon në Los Angeles. Luajtëm kundër Chelseat, shënova një gol dhe e bëra këtë festim. Njerëzit më pyeten: ‘Përse e bërë?’ Nuk e di. E bëra, u rrokullisa, por në mënyrë natyrale”, përfundoi Ronaldo.
Ardjan Takaj nuk e pengon trajnerin Ilir Daja të largohet në janar, por me një kusht që duhet ta plotësojnë patjetër klubet e interesuara për të. “Kushdo që e ndien veten i madh në Shqipëri, mund të vijë që nesër te Skënderbeu dhe të sjellë lekët. Unë nuk mund të prish punën time dhe të rregulloj punët e Tiranës. Dy pikë më shumë se ne kanë…”. Është kjo përgjigjja që jep presidenti i klubit korçar pas zërave më të fundit që e shikojnë Dajën si trajnerin e ri të Tiranës, por gjithashtu edhe si kandidat potencial për t’u ulur në stolin e Partizanit.
Ardian Takaj
Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Takaj sqaron disa çështje, ndërsa nuk lë pas thumbimet për rivalët.
Zoti Takaj, shumë zhurmë për Skënderbeun e pasjanarit, mbi të gjitha për një largim të mundshëm të trajnerit Daja. Çfarë po ndodh realisht?
Më vjen të qesh kur dëgjoj për prapaskena me trajnerin.
Pse?
Po pse, pa zot është Skënderbeu?!
Prandaj ju kontaktuam për të mësuar nga ju planin që keni, qoftë me trajnerin apo edhe lojtarët…
Të gjithë janë nën kontratë me Skënderbeun dhe nuk ka asnjë shans të largohen pa miratimin tim, duke filluar nga Daja i pari. Pastaj, nuk e di se kush i ka ato b… e mëdha që t’i marrë trajnerin Skënderbeut… Keni dëgjuar ndonjëherë në këto tetë vite ju që na ka marrë ndonjë klub trajnerin që kemi pasur në detyrë…?
Të flasim më konkretisht. Jeni në dijeni të një negociate mes Tiranës dhe trajnerit Daja, pasi edhe palët kanë konfirmuar një takim që kanë pasur pak javë më parë…
Me mua s’ka folur njeri. Sa i përket trajnerit, me sa di, ka biseduar për rrogat e prapambetura që i detyrohet Tirana, jo për bashkëpunim. E dini ju si bëhesh i fortë në futboll? Së pari, duhet të kesh lekë shumë. Më pas vjen këtu te ne dhe paguan një shifër që na trondit dhe bindemi që na duhen ata lekë. Në këtë mënyrë mund të marrësh kë të duash te Skënderbeu. Kështu funksionon futbolli, jo me shoqëri.
Çfarë doni të thoni me këtë?
Dua të them që këtu ecin me idenë që “kam një shok unë dhe do marr Ilir Dajën apo Ilir Bozhiqin te Tirana”. Nuk funksionon futbolli me shoqëri. Cilido klub që e ndien veten i madh në Shqipëri, mund të vijë që nesër te Skënderbeu dhe të thotë: “Urdhëro, na lekët”. Në rast se mua më duhen ata lekë, i marr dhe bëj pazar për këdo që kam nën kontratë. Në të kundërt, askush nuk ikën dhe duhet të presë t’i mbarojë kontrata. Futbolli nuk është me llafe dhe ide që vijnë nga kafenetë për dëshira trajnerësh apo lojtarësh.
Gjithsesi, ju jeni i hapur për ofertat në drejtim të trajnerit…
Shikoni, edhe mua më pëlqen Mesi, madje kam një shok që e ka komshi dhe i ka thënë disa llafe të mira për Skënderbeun, por nuk e marr dot. Klubi i Skënderbeut është serioz dhe mirëpret çdo ofertë serioze. Në rast se del ndonjë i fortë, atëherë e mirëpresim, siç bëri Gent që na mori Olainkën, apo klubi hungarez që bleu Latifin. Në rast se është më i fortë se unë, sigurisht që do të bëjë diferencën. Edhe Daja konsiderohet si lojtar, pasi derisa është pjesë e Skënderbeut me një kontratë profesionale, kështu do të funksionojë edhe për trajnerin. Unë nuk mund të prish punën time dhe të rregulloj punët e Tiranës, Partizanit, Kukësit apo Vllaznisë. Domethënë, kanë halle ata tashmë dhe do t’ua zgjidh unë… Pra, duhet të prish punët e mia dhe të rregulloj të të tjerëve. Pastaj, shikoni pak renditjen aktuale të Superiores.
Po, jeni në zonën “playout” nëse sot do të përfundonte kampionati…
Po, por Tirana është vetëm dy pikë larg nesh. Jemi në një situatë, ku nëse do të mposhtnim Vllazninë, atëherë do të flisnim për kreun sot. Kampionati i këtij sezoni kështu do të jetë deri në fund.
Të flasim pak për lojtarët. Keni marrë oferta konkrete për ndonjë prej tyre që mund ta shisni në janar?
Është e njëjta histori për të gjithë, por deri në momentin që flasim nuk kam diçka serioze për asnjë. Duhet të sqarojmë diçka, që në nivelin aktual ku jemi, të shesësh një lojtar nga kampionati shqiptar drejt një të huaji, unë do ta konsideroja sukses të madh. Të arkëtosh në këtë moment krize është vërtet sukses për ne. Po arritëm të transferojmë ndonjë lojtar jashtë këtë sezon, do ta quaja veten me shumë fat. Ky është qëllimi, në fakt. Konkretisht nuk kemi diçka, edhe pse biseda ka plot. Unë e quaj serioze në momentin kur më vjen oferta zyrtare me letër të firmosur. Bisedimet janë njëra anë, ndërsa shitja diçka tjetër. Që të arrijmë deri te transferimi, është një procedurë e gjatë. Klubet që duan lojtarë nga kampionati shqiptar, i kanë të gjitha mundësitë për të ndjekur cilindo që u intereson. Nuk vendosin më si dikur, ku shikonin ndonjë video në “Youtube” dhe e merrnin. Shumë skautë vijnë dhe shikojnë, por duhet kohë e gjatë për t’u bindur.
Dejvi Bregut i përfundon kontrata në verë. Çfarë do të bëni?
Kemi bërë shumë bisedime me ekipe të ndryshme, por ende nuk kemi diçka që të na e mbushë mendjen. Do të shikojmë se çfarë mund të bëjmë, por jemi të hapur për shitjen e Bregut. Kontrata i mbaron në maj të vitit 2020. A ka mundësi t’i blejnë të gjithë lojtarët e Skënderbeut…? Kështu funksionon te ne. Nuk i mbajmë lojtarët me zor. Jemi në ato kushte, që kush ka lekë, le të vijë dhe të bëjë ofertë konkrete.Panorama Sport
Goli i Cristiano Ronaldos që i dha fitoren 2-1 Juventusit kundër Sampdoria ishte mbresëlënës. Portugezi arriti të kapte lartësinë e 2.56 metra, duke kërcyer më lart se të gjithë dhe me kokë tundi rrjetën.
Sampdoria-Juventus 1-2
“Jam i lumtur për rezultatin, Sampdoria luajti mirë, por ne ishim më të fortë. Skuadra kishte një qëndrim të shkëlqyeshëm. Goli ishte mjaft i bukur dhe unë jam i lumtur që kam ndihmuar ekipin për të marrë tre pikët. Me Lazio të jetë një finale. Shpresoj që Juventus të mund të fitojë, kjo është ajo që duam. Ndihem mirë, kam pasur disa probleme me gjurin tim, por tani gjithçka është lënë pas dhe ndihem mirë. Dua ta ndihmoj Juve të fitojë disa tituj,” u shpreh Ronaldo pas takimit.
Ronaldo u ngrit 70 centimetra nga toka, duke sfiduar ligjet e fizikës dhe vendosur një rekord absolut në botën e futbollit.
John F. Kennedy, i njohur për sharmin e tij dhe të folurën në publik, është presidenti i parë më i ri, i cili në moshën 43 vjeçare u zgjodh për të drejtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Amerikanët e kujtojnë atë me dashuri si një figurë frymëzuese dhe një ndër presidentët më të dashur në histori.
John F. Kennedy
Koha e duhur për të rregulluar çatinë është atëherë kur dielli shkëlqen.
Një njeri vdes, kombet ngjiten e bien, por një ide vazhdon të jetojë.
Një shtet i cili ka frikë që t’i lejojë njerëzit e tij ta gjykojnë të vërtetën dhe të rremen në një treg të hapur është një shtet që ka frikë prej njerëzve të tij.
Të gjithë njerëzit e lirë, kudo që ata jetojnë, janë qytetarë të Berlinit. Dhe prandaj, si një njeri i lirë, unë gjej krenari në fjalët “Ich bin ein Berliner!” (Unë jam një Berlinas).
Amerika e ka hedhur kapelën e saj mbi murin e hapësirës.
John F. Kennedy
Dhe kështu, bashkëqytetarët e mi amerikanë, mos pyetni se çfarë mund të bëjë për ju vendi juaj: pyetni çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj.
Ndryshimi është ligji i jetës. Dhe ata që shikojnë vetëm të shkuarën ose të tashmen, është e sigurtë se e humbasin të ardhmen.
Komunizmi nuk ka ardhur kurrë në pushtet në një vend që nuk ishte rrënuar nga lufta ose nga korrupsion, ose nga të dy.
Konformiteti është burgosësi i lirisë dhe armiku i rritjes.
Mos u lutni për jetë të kollajshme. Lutuni të jeni njerëz më të fortë.
Gjeografia na ka bërë fqinj. Historia na ka bërë miq. Ekonomia na ka bërë partnerë, dhe nevoja na ka bërë aleatë. Ata të cilët i ka bashkuar Zoti, le të mos i ndajë njeriu.
John F. Kennedy
Është një fat fatkeq që ne mund ta sigurojmë paqen vetëm duke përgatitur luftën.
Lidhja jonë më qendrore e përbashkët është se ne të gjithë e banojmë këtë planet. Ne të gjithë marrim të njëjtin ajër. Ne të gjithë ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë. Dhe jemi të gjithë të vdekshëm.
Problemet tona janë të krijuar nga njeriu, prandaj ato duhen zgjidhur nga njeriu. Dhe njeriu mund të jetë i madh sa ai të dojë. Nuk ka probleme të fatit njerëzor përtej qenieve njerëzore.
Progresi ynë si komb nuk mund të jetë më i shpejtë se progresi ynë në arsim. Mendja njerëzore është burimi ynë fondamental.
John F. Kennedy
Stërvitja fizike nuk është vetëm një nga çelësat kryesorë të shëndetit trupor, por është baza e dinamikës dhe akitivitetit krijues intelektual.
Rruga më e mirë drejt progresit është rruga e lirisë.
Çmimi i lirisë është gjithmonë i lartë, por amerikanët e kanë paguar gjithmonë atë. Dhe një shteg ne nuk do ta zgjedhim kurrë, dhe ai është shtegu i dorëzimit ose i nënshtrimit.
John F. Kennedy
Qëllimi i arsimit është përparimi i dijës dhe përhapja e së vërtetës.
Padija e një votuesi në një demokraci e dëmton sigurinë e të gjithëve.
Problemet e botës nuk ka gjasa të zgjidhen nga skeptikët ose cinikët, horizontet e të cilëve janë të kufizuar nga realitetet e natyrshme. Ne kemi nevojë për njerëz të cilët mund të ëndërrojnë për gjëra që nuk ishin kurrë më parë.
Ne nuk mund të presim që të gjitha vendet të kenë sisteme të ngjashme, sepse konformiteti është burgosës i lirisë dhe armik i rritjes.
Kur shkruhet në kinezçe, fjala “krizë” ka dy shenja. Njëri shënon rrezikun dhe tjetri shënon mundësinë. / Shkollaesuksesit