Video/ Nuk e dinim! Ronaldo tregon pse feston me “Si” kur shënon gol

 

Të gjithë janë të dashuruar me festimin e tij, ndërkohë askush nuk e dinte zanafillën që Cristiano Ronaldo bënte këtë veprim pas si shënonte gola.

Cristiano Ronaldo cr7

Në një intervistë ekskluzive për DAZN, portugezi u shpreh se e bënë këtë festim duke bërtitur “si’ që në gjuhën spanjolle do të thotë “po” sepse ashtu shprehen tifozët e Realit kur madrilenët fitonin.

Fillova ta bëj këtë kur isha në Real Madrid. Kur të gjithë ne fitonim, ata thoshin ‘siiii’!. Edhe unë nisa ta them, nuk e di përse. Më erdhi natyrshëm. E mbaj në mend ishim në parasezon në Los Angeles. Luajtëm kundër Chelseat, shënova një gol dhe e bëra këtë festim. Njerëzit më pyeten: ‘Përse e bërë?’ Nuk e di. E bëra, u rrokullisa, por në mënyrë natyrale”, përfundoi Ronaldo.

Advertisement