Perfundon në “Elbasan Arena”, supersfida mes Kukësit dhe Skënderbeut. Skënderbeu nuk ka dalë pa pikë në përballjen ndaj Kukësit që u luajt në transfertë. Pas 4 fitoreve radhazi ishte koha që Kukësi të ndalej në përballjen me korçarët të mbyllur në shifrat 1-1.Një përballje që vitet e fundit ka prodhuar një rivalitet tepër të fortë.Verilindorët e Shpëtim Duros, vijnë në këtë sfidë si kryesues të kampionatit, ndërkohë në krahun tjetër, korçarët, janë duke kaluar një moment tepër të vështirë, teksa vijnë pas 3 humbjesh radhazi.


Vlen për t’u theksuar se në këtë sfidë vendos drejtësi gjyqtari Enea Jorgji.

LIVE: KUKËSI-SKËNDERBEU 1-1
KOMENTI LIVE:
Përfundon takimi!
90+3′ Musta i kishte të gjitha shanset të shënonte golin e fitores, por ndalet në momentin e fundit nga portieri Koliçi!
90′ Akordohen 4 minuta shtesë!
86′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga loja Pëllumbi, vendin e tij e zë Kosta Vangjeli.
73′ Zëvendësim te Skënderbeu, largohet nga loja, Krasniqi, vendin e tij e zë Oto Xhon!
65′ Skënderbeu me 10 lojtarë, Asion Daja ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Maliqit!
59′ GOOOOL KUKËSI 1-1/ Barazohen shifrat! Shënon mesfushori Rroca! Abazaj lëviz mirë në zonë duke krijuar hapësirë dhe më pas pason te Rroca i cili godet fort duke shënuar!
46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime, nga të dy trajnerët!
45+1′ Kukësi gjen rrugën e rrjetës me anë të Ethemit, por goli anulohet, për shkak se gjyqtari Jorgji kishte sinjalizuar disa sekonda më parë!
38′ Niset Skënderbeu nëpërmjet një kundërsulmi, por e majta e Dejvi Bregut është e gabuar dhe shkon jashtë kuadratit!
38′ Rast ideal për Kukësin me Gavazaj, i cili i kishte të gjitha shanset të barazonte shifrat, pas disa kombinimeve fantastike, por gjuajtja e futbollistit kosovar, devijohet në momentin e fundit nga Pëllumbi dhe shkon në goditje këndi!

32′ GOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Bruno Dita kalon korçarët në avantazh! Pas një harkimi të topit nga Gripshi, Dita goditi bukur me kokë, duke gjetur rrugën e rrjetës!
21′ Mundësi e shkëlqyer për Skënderbeun. Pollozhani lëshon një predhë nga goditja e dënimit, fluturon portieri Dashamir Xhika, i cili largon topin në trekëndësh, duke i mohuar golin korçarëve!
13’ Goditje këndi për Skënderbeun, aty ku vjen krosimi në zonë por largon mbrojtja vendase dhe më pas, në krosimin e dytë është Xhika ai që ndal.
2′ Skënderbeu jep sinjalin e parë me anë të Bregut, i cili godet me kokë pas krosimit të Pëllumbit, por kontrollon gjithçka portieri Gjika!
1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”

FORMACIONET ZYRTARE:
KUKËSI: Xhika, Maliqi, Musta, Teqja, Obanor, Musolli, Ethemi, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro.

SKËNDERBEU: Koliçi, Dita, Pollozhani, Pëllumbi, Meksi, Taipi, Daja, Gripshi, Ndeki, Bregu, Krasniqi. Trajner: Ilir Daja.



