“Ka shpirtin tim brenda”, Arilena Ara flet për ndjesinë personale që e ktheu në këngë

 

Këngëtarja Arilena Ara do të marrë pjesë në kompeticionin e festivalit të 57-të të Këngës, ku do të dali edhe fituesi që do na përfaqësojë në Eurovizion.Këngët u publikuan një ditë më parë në kanalin zyrtar të RTSH në Youtube dhe kënga e Arilenës titullohet “Shaj”.

Pas publikimit ka reaguar vetë Arilena, në një postim në Instagram. “Shaj” për Arilenën nuk është thjeshtë muzikë, por ndjesi personale që i buron nga shpirti, ndërsa falënderon edhe ndjekësit e fansat e saj.

“’SHAJ’
Nuk është vetëm një këngë, nuk është thjeshtë muzikë.. Por një ndjesi personale, me shpirtin tim brenda! FALEMINDERIT që me doni dhe nëse “SHAJ”, apo “MALLKOJ”.. Faleminderit”, shkruan Arilena.

Advertisement