Dimri “zbret” në Korçë, zbardhet Dardha (FOTO)

 

Dardha turistike është ‘zgjuar’ e mbuluar nga dëbora mëngjesin e sotëm.Rreshjet e borës kanë nisur që në orët e mbrëmjes dhe kanë vijuar përgjatë gjithë natës duke mbuluar të gjithë zonën

Dardha,ndodhet 19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike , mbi 1300 m, që vetvetiu e çon përfytyrimin te dimri i gjatë me borë, te pranverat e ndezura nga blerimi, te vjeshtat me palete piktoreske prej ylberi, Dardha ia ka dalë të bëhet e njohur anembanë vendit, jo vetëm për natyrën dhe klimën e saj, por sidomos për traditat, kulturën e të jetuarit dhe për njerëzit e shquar.

Ndërkaq, sinoptikanët kanë parashikuar ulje të mëdha të temperaturave duke favorizuar kështu rreshjet e borës edhe në zona të tjera malore në Shqipëri.

Advertisement