Nora dhe Era Istrefi sërish bashkë,koncert në Tiranë…të ardhurat do kalojnë për familjet e prekura nga tërmeti

 

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi, ka vendosur që t’i bashkohet grupit të artistëve që po solidarizohen me personat e prekur nga tërmeti.Këtë fakt e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku ka postuar një foto ku tregon se do të performojë në Tiranë.

Madje Era ka vendosur që të gjitha fitimet nga koncerti të përdorën për të ndihmuar njerëzit në nevojë në Shqipëri, pas tërmetit që la të vdekur 51 persona.

“Edhe pse nuk mbaj koncerte sepse jam duke u marrë me projekte të reja, më vjen mirë që kemi me u pa të premten në Tiranë sidomos per arsyen qe të gjitha fitimet do të përdoren per ndihma te njerëzve që kanë nevojë në Shqipëri”, ka shkruar Era në “Instagram”.

Gjithashtu Era do të jetë e shoqëruar nga motra e saj, këngëtarja e njohur Nora Istrefi.

Advertisement