Dardha ‘vishet’ me të bardha, dëbora e parë për këtë dimër mbulon rrugët dhe çatitë e shtëpive (Foto)

 

Dëbora e parë për këtë vit ka nisur të bjerë që prej dy ditësh në juglindje të Shqipërisë.Flokët e bardhë të dëborës kanë mbuluar gjithçka në Dardhë të Korçës si edhe në Voskopojë.Bardhesi mbi rruget dhe çatite e shtepive,debora zbukuron Dardhen.

Disa foto nga peisazhi i veçantë që është krijuar, ku dhe mund të shihni sesi dëbora ka mbuluar çatitë e shtëpive, rrugët, pemët dhe gjithçka që mund të shihni përreth.


E shtrirë mes maleve e pyjeve, me një bukuri të rrallë natyrore, në lartësinë e 1344 metrave, mbi nivelin e detit, Dardha ofron një klimë të shëndetshme dhe ajër të pastër. Sportet dimërore, veçanërisht skitë, tërheqin turistë të apasionuar pas tyre. Gjelbërimi dhe freskia e ditëve të verës, por dhe dimri me shumë dëborë, e bëjnë atë një vend të preferuar. Por nuk është vetëm natyra. Janë edhe njerëzit ata që të tërheqin, të cilët rrezatojnë një kulturë intelektuale e popullore të veçantë.

Ajri dhe uji i Dardhës kanë vlera kurative. Dardha si shumë fshatra të tjerë të juglindjes së Shqipërisë, ka shtëpitë se saj karakteristike të ndërtuara me pllaka guri, rrugicat me kalldrëm, portat e zbukuruara me motive artistike e oborret plot me lule. Në Dardhë dikur ndodheshin njëqind burime të kthyera në çezma të bukura, ndërtuar nga mjeshtër të ndryshëm, që udhëtarët të freskoheshin e të shuanin etjen. Akoma edhe sot disa prej këtyre burimeve ndodhen nëpër rrugët e fshatit.

Përveç problemeve me temperaturat dhe me bllokimin e rrugës, Dardha është një destinacion shumë i frekuentuar nga turistët.

Dardha, fshati i vendosur në shpatet malore të Moravës, mbetet një prej destinacioneve dimërore më të bukura në Shqipëri. Peisazhit pyjor, rrugicave të kalldrëmta dhe shtëpive të gurta u janë veshur centimetrat e para të borës çka e bën unike pamjen e këtij fshati ndërkohë që turistët e parë kanë nisur ta vizitojnë atë.Kulinaria është një prej atraksioneve kryesor e krahas pamjeve mbresëlënëse të fshatit e pak më tej pista e skive pret të gjithë të apasionuarit pas sporteve dimërore.

Dardha mbetet pritëse dhe përcjellëse e një numri të lartë vizitorësh në këtë stinë.

Vetëm 18 km larg Korçës aventura dimërore po pret të apasionuarit pas turizmit të bardhë, ndërkohë që rezervimet në bujtinat dhe hotelet e Dardhës nisin herët pasi në fundjavë është e vështirë të gjesh vende.

Advertisement