Nga Tomas Menkshi
SKËNDERBE o trim me fletë
emri yt nuk shuhet kurrë,
rendin ujqërit si shigjetë
porsi zjarr që djeg në furrë.
Ti mahnite gjithë Shqipërinë
gjithë Evropën e çudite,
ngrite emrin e lavdinë
gjithë armiqtë i lebetite.
Lum moj Korçë, drita e Shqipërisë
o qyteti ynë kampion,
që në qiell gjithmonë do ndrisë
plot me zjarr dhe emocion.

Ejani djema brohorisni
dhe mbështetni Skënderbenë,
forca ujqër ulërini
tundni qiellin, tundni dhenë.
Gjithë stadiumi, gjithë tribuna
papushim të ushtojë,
djemtë luajnë si furtuna
ndaj mbështetini në çdo lojë.
Bashkë ne shkruam historinë
që të gjithë na kanë zili,
bëmë bashkë gjithë Shqipërinë
nga Kosova në Çamëri.
Në fitore dhe në humbje
kënga kurrë mos ndalojë,
nën presion e çdo lëkundje
SKENDERBEU DO FITOJË !


