Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari në takimin me strukturat e LSI Korçë
Të nderuar anëtarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Korçës!
Në fakt do doja të thoja qëndrestarët e LSI-së, së Korçës, sepse në këto vite opozitë ju jo vetëm qëndruat fort, por na mbushët me shpresë dhe besim se me mbështetjen tuaj ne do të ecim përpara, se me mbështetjen e të rinjve dhe të rejave të Korçës ne do ta çojmë vendin përpara. Kjo nuk është një betejë mes shqiptarëve. Kjo është betejë për shpresën në vend. Kjo është betejë për dekadën e shpresës.

Ndaj le të nisë nga Korça ringritja e shpresës, me qëllim që shqiptarët të mos largohen nga Shqipëria, por ne të gjithë së bashku ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë, këtë vend të bekuar. Ne të gjithë së bashku të investojmë këtu në Shqipëri, të gjithë së bashku të investojmë në Korçë, sepse ky është një vend i mrekulluar.
Ndaj duhet që të gjithë së bashku, me të rinjtë e Korçës anë e mbanë, të kontaktojmë çdo të ri, jo vetëm këtu ku janë në Korçë, por t’i bëjmë një telefonatë miqve tanë të rinj që e kanë lënë vendin, ti themi ejani e rikthehuni në këtë vend, sepse një shpresë e re po lind. Po lind një shpresë e re, e cila do ta çojë vendin në rrugën e prosperitetit, e cila do ta çojë vendin në rrugën e integrimit europian.
Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë progresiste, është një forcë integruese.

E patë shumë mirë edhe në përgjegjësinë që mori, jo vetëm përgjegjësi për t’iu përgjigjur shqiptarëve, me një reformë gjithëpërfshirëse, me një reformë zgjedhore, ku të dekriminalizohet vota, m një reformë zgjedhore ku kriminelët të mos mbushin kutitë, por të jeni ju që votoni për alternativën më të mirë, të jeni ju që votoni për njerëzit më të mirë.
Unë kam nderin dhe kënaqësinë të punoj me ju dhe në këto muaj punë që kemi bërë së bashku, vërtetë kam parë të rinj dhe të reja energjikë, vërtetë kam parë të rinj dhe të reja që duan të bëjnë ndryshimin, vërtetë kam parë të rinj dhe të reja që duan të punojnë në këtë vend. Por është përgjegjësia e politikës, është përgjegjësia jonë, që t’i rikthejmë shpresën, duke investuar në Shqipëri, në atë të cilën Korça e ka pjesën më të mirë të saj, të investojmë në bujqësi, të rikthejmë rininë në vend sepse e ardhmja është këtu në Shqipëri dhe është këtu ku jemi ne.

Ndaj unë ju siguroj diçka, që si Sekretar i Përgjithshëm i LSI-së do të jem gjithmonë mbështetës i juaj, do të jem gjithmonë krah të rinjve dhe të rejave të Korçës, sepse unë e di, së bashku me shumë të rinj të tjerë që jemi në Tiranë, që vërtetë ju keni një vlerë të jashtëzakonshme. Vërtetë ju jeni të rinj dhe të reja të arsimuar, por duhet t’u jepet shansi dhe mundësia dhe shansi dhe mundësia është brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim. Shansin dhe mundësinë të rinjve dhe të rejave të këtij vendi ja jep Monika Kryemadhi, e cila betejën e vet politike e ka filluar ashtu si Dea, që sot është vetëm 16 vjeç.
Unë ju falënderoj dhe të jeni të bindur që ditët, javët dhe muajt në vazhdim do të jenë muajt e vërtetë të shpresës dhe të ri ngritjes së Shqipërisë. Të punojmë të gjithë së bashku, ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë, këtë vend të bekuar.
Kam nderin dhe kënaqësinë të ftoj përpara jush një person, që për fatin tim të mirë e kam njohur kur kam qenë 16 vjeç dhe që prej asaj dite nuk jam ndarë dhe kam besuar te forca, tek energjia, te mbështetja që u jep jo vetëm të rinjve, por edhe gruas shqiptare në përgjithësi. Dhe unë sot jam prind i një vajze. Ftoj Monika Kryemadhin.


