Ardjan Takaj pas fitores me Partizanin:Skënderbeu me të mëdhenjtë është i madh,tani vjen edhe Jashanica

 

Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Partizanit, në një ndeshje që dhurojë gola dhe spektakël. Por problematike mbetet te korçarët mënyra sesi arrijnë që të fitojnë vetëm me ekipet e mëdha, por lënë shumë pikë rrugës me ato më të vogla në letër.

Presidenti, Ardjan Takaj, është parë i kënaqur pas fitores me Partizanit. Në intervistën e dhënë për “RTSH”, ka paralajmëruar edhe rikthimin e Bajram Jashanicës me fanellën e korçarëve, pavarësisht aludimeve në media.

Ardjan Takaj

“Ekipi është i plotë dhe sinjalet pozitive u dhanë në ndeshjet miqësore. Tani vjen Jashanica dhe lojtarët e dëmtuar që e forcojnë edhe më shumë. Problemi ynë është përqendrimi me ekipet e vogla. Skënderbeu me të mëdhenjtë është i madh. Edhe ekipet e tilla që luajnë me ne e dinë këtë mirë, e dinë shumë mirë. Objektivi ynë është pozicionimi i mirë në vendet e sipërme të renditjes”, ka thënë Takaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.