Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Rrethit të Devollit afër Korçës.Poezia shqipe nuk do të mund të ishte ajo që është sot pa Agollin, njeriun e penës dhe studimit.Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare.Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme.

Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në punë.
Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969), në të cilin pasqyrohet roli i madh edukues dhe drejtues në vitet e Luftës ANÇ. Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973).
Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës.

Ankime
Ankime nga miqtë , ankime nga rruga
Ankime nga gruaja ime;
Veriu fshikullon, ngre pluhurin juga;
Ankime , ankime , ankime…
Ankime në letër , ankime në gjellë,
Ankime në lopët në fushë
U çmenda ! Do të iki të fshihem në shpellë
Të fle pa ankime me një ujk a arushë.
Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
