Mentor Xhemali – Për Ty Atdhe

Per ty Atdhe,
ma të bukurën kangë,
me fuqinë e kësaj zemre do të kendoj,

për këto male,
për këto fusha të gjana,
për këtë vend ku sot i lumtur jetoj.

(Për këto male,)
(për keto fusha të gjana,)
(për këtë vend ku, sot i lumtur jetoj.)

I bukur je,
ngrihesh madhështor,
si një kështjelle e pamposhtur ti qëndron,

në mes dallgesh,
shkëmb graniti vigan,
s’u përkule, nga çdo stuhi e tufan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.