Dua Lipa publikon videoklipin e këngës “Physical” (VIDEO)

 

Këngët e Dua Lipës priten gjithmonë me entuziazëm. Njëjtë ka ndodhur edhe për këngën e saj “Physical” të cilën ka kohë që e ka paralajmëruar.

Kësaj pritje Dua i dha fund sot.

Kënga e shumëpritur e Dua Lipës është publikuar tashmë edhe me videoklip.

Dua Lipa

Kjo është një nga këngët e përfshira në albumin e radhës të këngëtares “Future Nostalgia”, i cili pritet të publikohet më datë 3 prill.