Sot është data palindrome 02/02/2020, lexohet e njëjtë si para ashtu edhe prapa

 

Sot është një ngjarje shumë e veçantë – data e sotme është palindrome, që do të thotë se lexohet e njëjtë si përpara ashtu edhe prapa.Është 2 shkurti i vitit 2020, apo 02/02/2020, si në formatin DD/MM/VVVV, ashtu edhe në formatin tjetër MM/DD/VVVV. Ndërsa, në orën 2 të mëngjesin madje ka qenë 02:02:20 më 02/02/2020, raporton CNN.

Kjo është hera e vetme kur një datë e tille ndodh në këtë shekull.

Data e fundit palindrome para kësaj ka qenë para 909 vjetësh më 11/11/1111. E radhës do të vijë pas 101 vjetësh, më 12/12/2121 dhe pas kësaj nuk do të ketë më deri më datën 03/03/3030.

Kjo datë është lënë për t’u shfrytëzuar nga shumë çifte të reja që dëshirojnë që kjo ditë të mbahet mend për simbolikën e datës palindrome.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.