Sikundër nënkuptohet dhe nga titulli, Garcia Marquez ka shkruar një roman për dashurinë, Për dashurinë me të gjitha fytyrat e saj: dashurinë rinore, dashurinë bashkëshortore, dashurinë romantike, dashurinë e mishit, dashurinë madje edhe me shenjat e kolerës. Për më tepër , ai ka shkruar një vepër arti që rrezaton një humanizëm të atillë, që lexuesit do ta ruajnë thellë në zemër si diçka të shtrenjtë dhe do ta kujtojnë sa të kenë jetë në këtë botë.
Thënie të mrekullueshme nga kryevepra e Gabriel Garcia Marquez: “Dashuri në kohërat e kolerës”

Gjithmonë mbaj mend që gjëja më e rëndësishme në një martesë të mirë nuk është lumturia, por stabiliteti”.
“Nuk ka lavdi më të madhe, se sa të vdesësh për dashurinë”.
“Jeta nuk është periudha që dikush jetoi, por periudha që dikush kujton dhe si e kujton për ta treguar”.
“Ajo e priste me një ankth të tillë, saqë vetëm një buzëqeshje prej tij i rikthente gjallërinë”.
“Gjithçka për të cilën ka nevojë dikush, është koha. Koha për të kuptuar kush është, kush do të bëhet, dhe ku do të shkojë”.
“Kam pritur për këtë mundësi më shumë se gjysmë shekulli për të të folur edhe një herë mbi besnikërinë time të përjetshme dhe dashurinë time të pavdekshme”.
“Ai që pret shumë, mund të përfundojë me asgjë”.
“Ka gjithmonë diccka të mbetur për t’u dashuruar në ccdo gjë që përfundon”.
Fragment nga romani Dashuria në kohërat e Kolerës

Megjithatë nuk bëja asnjë llogari, isha njeri drejt e drejt ose pothuajse i tillë. Marrëdhëniet e mia me femrat ishin të natyrshme, të lirshme, të lehta, si thuhet. Në to s’kishte dinakëri ose kishte vetëm nga ajo, e dukshmja, që ato e quanin për nder. I doja, si i thonë fjalës, çka do të thotë se s’kam dashur kurrë ndonjë. Urrejtja ndaj grave më është dukur gjithmonë si një gjë e ulët dhe e trashë dhe pothuajse të gjitha femrat që kam njohur, i kam mbajtur me të mira se veten. Megjithatë, duke i ngritur kaq lart, më shumë i kam përdorur se sa u kam shërbyer. Si të bësh?
Sigurisht, dashuria e vërtetë është e jashtëzakonshme, ndodh dy a tri herë në shekull, pak a shumë. Pjesën tjetët të kohës ka vetëm kotësi dhe mërzitje. Sidoqoftë, sa për vete, nuk isha tip murgu shpirtkazmë. Nuk e kam zemrën gur unë, përkundrazi, e kam gjithë mallëngjim dhe lotët më dalin kollaj, bashkë me të. Veçse vrundujt më kthehen gjithmonë rreth vetes, mallëngjimet lidhen me mua. S’është e vërtetë në fund të fundit, që s’kam dashuruar kurrë. Në jetën time kam pasur të paktën një dashuri të madhe, duke qenë vazhdimisht objekt i saj.
