Vizitor në Korçë….çfarë kanë më përzemër Korçarët ?

 

Kur vizitojmë një qytet, ne e shohim atë nga një këndvështrim i largët dhe pëlqejmë ato gjëra, që ne besojmë se janë më të bukurat dhe më interesantet.Duke besuar se çdo destinacion shijohet apo përjetohet më i plotë, nëse përpiqemi që të paktën për pak orë ose ditë, të bëjmë ato gjëra që vendasit bëjnë duke hyrë poshtë lëkurës së tyre…

Për të zbuluar Korcen, ne ju ftojmë që për pak çaste, të silleni apo bëni ato gjëra që Korcaret i kanë më për zemër .

Korca Blog veçon :

1. Të shetisesh rrugicave të vjetra

Nëse shëtit në Pedonale, apo rrugët e tjera kryesore të qytetit, nuk mund ta marrësh të gjithë kënaqësinë, pa eksploruar sidomos rrugicat e tjera tradicionale të Korces.Këto rrugica shpesh përmbajnë një bukuri të papritur me ndërtesa të vjetra interesante, me vendasit që këtu kalojnë jetën e përditshme, oborret e mbjella me lule dhe skenat që kapin një perspektivë të ndryshme të qytetit dhe njerëzve të saj.Nuk mundet të ndihesh Korcar, pa ecur ne to!

2. Të shijosh traditën e pasur të kulinarisë…

Në Korce ka një traditë të pasur kulinarie, ku zënë vend kryesisht produktet e mishit..

Edhe për të pirrë një birrë me “kërnacka”, do të ndjesh po aq kënaqësi e mikpritje, sepse kudo që të shkosh nëpër qytet e në të gjitha fshatrat e tij, gjëja e parë me të cilën do të takohesh, është pikërisht mikpritja e korçarëve..Të veçanta janë ushqimet që servirin në restorante ,pijet karakteristike si vera, birra “Korça”, vodka apo konjaku.

Spikat lakrori ,salca,kernacet por mbi te gjitha Birra e pare Shqiptare gati një shekullore Birra Korca..!

3. Të shëtisesh nëpër Bulevard Republika

Xhiroja e bulevardit ka qenë pjesë e traditës në Korce, ajo përbënte një stil të veçantë jetese. Nga kjo xhiro përcaktohej e ardhmja e shumicës së femrave dhe meshkujve gjatë regjimit komunist, pasi ishte një ekspoze dhe mënyrë fantastike për t’u njohur të rinjtë dhe për të shfaqur modën apo stilin e tyre. Ata vërshonin në dy radhë të rrugës dhe aty lindnin flirtet apo dashuritë e reja.

Sot kjo traditë e xhiros sipas atij koncepti të shkuar, ka humbur, por ende ekziston mahnia e Korcareve për të bërë një xhiro në Bulevard Republika por ne menyre me sporadike…

4. Të frekuentosh kafet apo baret në kinemaja,pedonale apo tek pazari i vjeter…

Nëse dëshiron të sillesh si Korcar duhet patjetër të ndalosh në njërën nga kafet apo baret që ndodhen në keto zonat e rrugës, që zakonisht janë të mbushura nga njerëz që shohin ato që bëjnë xhiro. Nëse ulesh diku, atëherë je edhe ti, ai që do shohësh kush kalon duke mos ia ndarë sytë xhiros.

Vecohen fundjavat me bujtinat te pozicioniuara tek pazari i vjeter ku me muzike serenatash rikthejne sadopak nostalgjine e tradites se vjeter….

5.Të shëtisësh me biçikletë nëpër qytet

Biçikleta është një ndër pasionet më të dashur për Korcaret sidomos ne vitet para 90…Eshtë e pamundur që të shkosh si vizitor në Korcen dhe t’i shpëtosh tundimit për të hipur mbi biçikletë.

Biçikleta nga një mjet transorti, për Korcaret ishte shndërruar në simbol shpirtëror. Në rrugët e qytetit shihje në biçikleta që nga fëmijët 5 vjeç, deri tek të moshuarit 85 vjeç.Tashme ky rit i dikurshem eshte zbehur…

6. Të jesh spektator në Teatrin Andon.Z.Çajupi

Korcaret kanë një dashuri të pafund për artin dhe nëse dëshiron të kuptosh sa më shumë rreth shpirtit të tyre krijues, artistik dhe plot humor, duhet patjetër të ndjekësh të paktën një shfaqje në sallë.

Brezat e artistëve zëvëndësojnë njeri tjetrin dhe Korca është një qytet që s’resht së prodhuari humor. Në shfaqje të tilla nuk mund të gjesh lehtë bileta dhe aty e kupton pse këta njerëz e duan kaq shumë të qeshurën dhe batutat.

7.Te frekuentosh stadiumin Skenderbeu ..!

Klubi i pare , i themeluar ne Shqiperi , daton ne vitin 1909 !

Viti 2015, Skënderbeu do luante ndaj Dinamo Zagreb në UEFA Champions League Play-off, duke u bërë skuadra e parë Shqiptare që luante në këtë nivel. Për herë të parë, himni i kompeticionit më të rëndësishëm europian u dëgjua në Shqipëri.

Dekaden e fundit ,i ka dhene tonin kampionatit Shqiptar duke fituar 7 kampionate ,1 kupe Republike ,3 superkupa…dhe 2 pjesmarje ne fazen ne grupe ne Europa League…!

8. Të bësh blerje tek Pazari i Vjeter

Një ndër zakonet e Korcareve është të bëjnë blerjet e produkteve të tyre ne tregun e qytetit..!

9.Çfarë duhet te vizitosh tjeter ?

Muzeun e Arsimit…atje ku është hapur shkolla e parë shqipe në vitin 1878 …muzeun “Koleksioneve Bratko” me antikuarë nga Lindja e Largët.

  • Muzeu“Brakto” i antikuarëve dhe koleksioni nga lindja e largët
  • Muzeu Kombëtar Arsimit
  • Muzeu Gjon Mili

10. Të frekuentosh Pogradecin,Dardhën, Voskopojen

Liqeni i Ohrit në vere konsiderohet plazh mjaft popullor dhe i dashur .

Distanca nga qyteti është vetëm 30 minuta, ndaj edhe për shkak të afërsisë me qytetin,Korcaret e kanë si shtëpi të dytë verimi. Nëse dëshiron të ndihesh si Korcar , duhet patjetër të frekuentosh Pogradecin gjatë ditëve të verës.

Voskopoja apo Dardhe, me 1340 metra lartesi ….atje ku ajri i pastër e gatimet tradicionale, ofrojnë shumëçka dëshirojmë për të pushuar duke ngelur nder destinacionet më te kërkuara gjatë gjithë vitit.

Nëse doni ta lini prapa rrëmujën e qyteteve kaotike, tkurrjen e një dimri monoton, nëse jeni të apasionuar pas natyrës,apo nëse jeni të dhënë pas historive të vjetra e të reja, atëherë nuk duhet të lini pa vizituar këtë zonë me histori të lashtë, klimë të begatë dhe natyrë të mrekullueshme, një zonë ku përzierja e erërave të Ballkanit dhe Perëndimit kanë krijuar më të hijshmen e Shqipërisë, Korçën/korcablog