Aksidenti në Elbasan, shoferi nuk i ndaloi patrullës/ E ndoqën që nga Korça, policia qëlloi me armë në ajër

 

Tre makina u përfshinë në një aksident në hyrje të qytetit të Elbasanit, sot nga i cili 5 persona kanë përfunduar të plagosur në spital.Ku u zbulue se policia kishte qenë në ndjekje të njërës prej makinave me targa të huaja.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:15. Pasi nuk kanë ndaluar personat që ndodheshin në mjet, policia ka qëlluar për t’i shpuar gomat, më pas makina e zeze i është kundërpërgjigjur dhe ka ndodhur edhe përplasja.

Mësohet se Aldiron Shehu, 27 vjeç, një person me precedentë penalë, ka qenë duke udhëtuar me targa greke fallso nga Korça. Policia i ka bërë me shenjë të ndalojë, por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka vazhduar rrugën. Forcat e policisë së Korçës kanë njoftuar menjëherë kolegët e Pogradecit por as atyre Shehu nuk u është bindur duke vazhduar drejt Librazhdit.

Forcat e policisë në Librazhd tentuan gjithashtu ndalimin e tij, por rezultoi një tentativë e dështuar, pasi Shehu vazhdoi rrugën drejt Elbasanit. Në Elbasan, policia i kishte ngritur një postbllok, nga ku merrnin pjesë edhe forcat Shqiponja. As këtu, Shehu nuk ka ndaluar.

Në këto kushte, policia ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa Shehu i është kundërpërgjigjur. Në morinë e plumbave, drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet duke goditur makinën e policisë dhe dy mjete të tjera.

Për pasojë janë plagosur: Eugen Abdurrazaku (polic), Albert Cani (instruktori i autoshkollës), Adriana Muka, Diana dhe Durim Plaka (burrë e grua).

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.