Kapiteni i Skënderbeut Bruno Dita beson se skuadra korçare do të bëjë më mirë në dy fazat e fundit të kampionatit.Në një prononcim për “RTSH Sport”, futbollisti kryeqytetas la mënjanë kritikat ndaj gjyqtarëve, veçanërisht për takimin e fundit që bardhekuqtë zhvilluan kundër Laçit, sfidë në të cilën korçarëve iu mohua një penallti.
Bruno Dita
“Sfida përballë Bylisit – Shpresojmë që të mos bëjmë gabime dhe t’ia dalim falë dhe mbështetjes së tifozëve. Është një ndeshje e vështirë, sepse dihet si luan Bylisi edhe jashtë fushës. Ne duam fitoren.
Kritikat ndaj gjyqtarëve – Është një moment gjatë ndeshjes. Gjyqtarët gjykojnë dhe vendosin. Ne si lojtarë duhet të flasim në fushë.
Karriera më tej – Jam i Skënderbeut, do të vazhdoj të jap më të mirën time dhe të respektoj kontratën që kam me klubin.
Renditja – Pozicioni na shqetëson pak, por edhe ekipet e tjera janë larg. Me një fitore mund të shkosh deri në vendin e katërt. Mendoj se në këtë pjesë ne do të jemi më solid sepse edhe grupi është konsoliduar dukshëm, ndryshe nga fillimi i këtij sezoni”, përfundoi futbollisti i Skënderbeut Bruno Dita.
Këto ditë të para të muajit shkurt kanë rezervuar një të ftohtë të acartë në Shqipëri.Siç parashikojnë meteorologët e “Meteoalb”, edhe dita e nesërme do të shoqërohet nga temperatura të ulëta, që zbresin në minus, duke sjellë ngrica në gjithë vendin.Ndërkohë, temperaturat pritet të shënojnë një përmirësim vetëm në fundjavë, përkatësisht të dielën dhe javën në vijim.
“Neser rikthehen kthjellimet ne te gjithe vendin por temperaturat vijojne te ulen duke krijuar ngrica ne pjesen me te madhe te akseve rrugore. Neser temperaturat variojne nga -9 ne zonat malore deri 10 grade maksimum ne bregdet. Po ashtu, temperaturat e mengjesit kalojne ne vlera negative edhe ne zonat e ulëta, ndersa bregdeti mbetet rreth 0 gradeve.
Në pjesën e parë te ditës vendi ynë do te jete i dominuar nga vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje te pakta debore,që do të jenë dominante në zonat veriore dhe juglindore te vëndit,ndersa gjate oreve te pasdites dhe mbrëmjes parashikohet te kemi nje permiresim gradual.
Nje rritje e vlerave termike pritet te dielen dhe javen tjeter. Nje tjeter problem i tablose se motit ka qene era e forte e cila ka arritur mbi 70 km/h ne toke por 100 km/h ne bregdet dhe det te hapur ky dallgezimi eshte ngritur ne 8 balle”, thekson “Meteoalb”
Mesfushori i talentuar Shqiptar,Dean Liço ka ndryshuar ekip, teksa tashmë do të jetë pjesë e Lacios. Kjo është konfirmuar nga vetë futbollsiti, i cili nëpërmjet faqes zyrtare në “Instagram” ka njoftuar se do të jetë pjesë e klubit të njohur italian.Igli Tare vazhdon ta mbushë akademinë e Lazios me futbollistë shqiptarë. I radhës është talenti korçar, Dean Liço, i cili është bashkuar së fundmi me ekipin italian.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ish-lojtari i Skënderbeut shihet duke hedhur firmën te Lazio, teksa shkruan me krenari që do t’i bashkohet lacialëve.
Mesfushori i talentuar pjesë e Kombëtares së Shqipërisë,në fillimin e këtij viti ishte duke u stërvitur me ekipin e Skënderbeut,nderkohe kishte gjetur edhe akord me ekipin e Peruxhias në Itali, por tashme situata ka ndryshuar .
Papritur vjen një lajm i ri nga Dean Liço, që ka hedhur një hap të madh në karrierë duke u bashkuar me një nga ekipet më të mëdha italiane, Lazion .19 vjeçari i talentuar vazhdon në gjurmët e babait të tij Gentjan Liço, futbollistit të njohur dhe ish kapitenit të Skënderbeut që prej vitesh mban pozicionin e zëvendës trajnerit te Skënderbeu.
Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugët shqiptare.Raportohet se një furgon ka rënë në kanal në afërsi të fshatit Veliterne, në Korçë.Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi, i cili ka ngecur brenda në mjet.Forcat zjarrikëse mbërritën në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur nxjerrjen e tij nga furgoni.
Mësohet se i lënduari ka pësuar disa fraktura të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është bërë prania e ngricës në rrugë.
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, sot po e feston ditëlindjen e tij të 35-të, përderisa parametrat fizik tregojnë se ai e ka trupin e një 28-vjeçarit, sipas Tuttosport. Kjo bën që Ronaldo të besojë se mund të vazhdojë të luajë deri në moshën 40-vjeçare.
Ylli portugez ka qenë jetësor për Juventusin këtë sezon dhe aktualisht është në seri prej nëntë ndeshjeve radhazi duke shënuar gol.
Cristiano Ronaldo Cr 7
Golat e tij kundër Fiorentinës fundjavën e kaluar e çuan atë në 19 gola në 19 ndeshje të Serie A këtë sezon dhe Tuttosport zbulon se parametrat e tij fizikë nuk po tregojnë asnjë shenjë të moshës së tij aktuale.35-vjeçari më parë pretendoi se ai do të ndalet vetëm nëse do të kishte mungesë “motivimi”.
Cr 7
Shumë do të varet nga sa bie unë. Flas për motivimin tim. Sepse nuk do të ketë kurrë problem fizike”, ka thënë fillimisht Ronaldo.
Me një video nga stërvitjet me nje super formë….Ronaldo ia uron vetes ditëlindjen
“Jam duke e trajtuar veten mirë dhe mendoj se mund të luaj me siguri deri në moshën 40 vjeçare. Faktori më i rëndësishëm, sinqerisht, do të jetë psikologjik”.Ai do ta bëjë dallimin. Në çfarëdo rasti, gjithçka ka një fillim dhe një fund, kështu që natyrisht se unë s’do të luajë përjetësisht. Por, ndihem mjaftueshëm i fortë për të vazhduar të fitoj tituj të rëndësishëm”.
Elvana Gjata vazhdon rrugën e saj drejt suksesit ndërkombëtar. Pas largimit e zhgënjyer nga skena e Festivalit të RTSH, ku zuri vendin e dytë, ajo zbuloi projektin me të cilin po merret.Elvana po përgatitet të sjellë një këngë me producentin e famshëm Poo Bear, me të cilën ka pasur edhe bashkëpunime të mëparshme.
“One in a bilion” titullohet kënga që pritet të publikohet së shpejti.
Lajmi është njoftuar nga këngëtarja e cila duket ka bërë repost, postimin e producentit ku shkruhet: “One in a bilion .. Të fokusuar në pasionin tonë. E mrekullueshme të punosh me ty Elvana.”
Kujtojmë se me Poo Bear, Elvana ka bashkëpunuar edhe për disa këngë të tjera të njohura si, ‘Forever is over’, ‘Shade’ apo ‘Off guard’.
Edicioni i 70-të i Sanremo-s ngriti mbrëmjen e djeshme siparin. Festivali i këngës italiane, këtë vit, ka tërhequr edhe më tepër vëmendjen e shqiptarëve, për shkak të pjesëmarrjes së Alketa Vejsiut, si një nga 10 moderatoret e kësaj ngjarjeje të madhe artistike, në krah të Amadeus, që është njëherazi edhe drejtor artistik.
Alketa Vejsiu
Për kategorinë ‘Big’, ishte artistja Irene Grandi që e hapi garën me këngën “Finalmente io”. Performanca e saj u pasua nga të tjerë emra të njohur të skenës muzikore italiane si: Marco Masini, Rita Pavone, Achile Lauro, Anastasio, Elodie, Bugo e Morgan, Alberto Urso, Riki, Raphael Gualazzi si dhe bendi “Le vibrazioni”. Ndërsa të ftuarit specialë të mbrëmjes ishin Fiorello dhe Tiziano Ferro. Këngëtari interpretoi tri këngë mjaft të dashura për publikun italian, “Nel blu dipinto di blu” të Domenico Modugnos, “Almeno tu nell’universo” të Mia Martinit dhe një nga hitet e tij “Açetto miracoli”. Ndërsa trupa e aktorëve të filmit më të ri të “Gabriele Muçino-s”, “Gli anni piu belli” performuan për të festuar dhjetë vitet në skenë të këngëtares Emma Marrone.
“Më uroni fat Shqipëria! Ju dua shumë të gjithëve. Shpresoj t’ju nderoj”… Moderatorja Alketa Vejsiu realizon ëndrrën e saj për të qenë në teatrin “Ariston”, duke prezantuar festivalin më prestigjioz të këngës italiane. Mediat italiane e kanë lakuar së fundmi emrin e saj si një nga showgirl-et më të njohura në Shqipëri, duke e përshkruar si një femër të bukur që e ka nisur rrugëtimin si moderatore në moshën 14-vjeçare. Vejsiu ka dashur që në këtë mundësi të artë të mos vihet theksi mbi pamjen e jashtme, edhe pse nuk e mohon se është një element plotësues veçanërisht për skenën dhe televizionin. “Perfeksioni nuk ekziston, është iluzion. Energjia është reale, fsheh shumë sekrete. Të mbash zgjuar këtë energji, është ajo që është e rëndësishme”, thotë ajo në një nga intervistat e saj.
Sipas mediave në këtë prezantim, moderatorja nuk do të jetë vetëm, pasi në mes të publikut italian do ta duartrokasin edhe bashkëshorti dhe vajza e saj. “Familja është forca dhe ekuilibri im për të qenë e lumtur”, shprehet ajo për median. Krahas Vejsiut, që do të prezantojë në krah të partneres në jetë të Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, 8 bashkëprezantueset e tjera për këtë vit janë: Antonella Clerici, prezantuesja siciliane Diletta Leotta, këngëtarja Sabrina Salerno, gazetarja Rula Jebreal, gazetarja Emma D’Aquino, aktorja Monica Belluçi, e fejuara e Valentino Rossit, Francesca Sofia Novello, si dhe gazetarja Laura Chimenti.
Alketa Vejsiu
VESHJA DHE SURPRIZAT E NATËS SË TRETË
Alketa Vejsiu në “Ariston” do të prezantojë me një kostum pink floreal të “Dolce & Gabbana”-s si dhe me një fustan nga “Class event”. “Ishin të shumtë brand-et që kërkuan të më vishnin, por kam zgjedhur ‘Dolce & Gabbana’ për njërën nga veshjet. Natyrisht që veshja tjetër do të ishte një brand shqiptar”, është shprehur moderatorja. Me sa duket, Vejsiu do të ndjekë në skenën e “Ariston” një program të ngjashëm me atë të Festivalit të Këngës në RTSH, ku, krahas një monologu, siç ajo tregon për mediat, edhe do të këndojë. Ndërsa të ftuarit e mbrëmjes do të jenë Mika, Massimo Ranieri, Lewis Capaldi, Roberto Benigni, Fiorello dhe Tiziano Ferro.
Alketa Vejsiu
“KAM PUNUAR PËR TË PASUR EDHE NJË KARRIERË NË ITALI”
Prezantuesja shqiptare e rrëfeu në skenën e Pallatit të Kongreseve gjatë prezantimit të Festivalit të Këngës se ishte afër realizimit të ëndrrës së saj për të prezantuar “Sanremo”-n, pa fshehur ambicien për të shkuar edhe më larg, pse jo edhe si një nga moderatoret e “Eurovizionit” në të ardhmen. Tanimë që ajo është duke përjetuar emocionet e një nga skenave më gjigante italiane, shprehet e lumtur për mbështetjen e medias së huaj. “Kam punuar për të pasur edhe një karrierë në Itali, jam përgatitur për këtë ditë. E mendoja se do të ishte e afërt dita kur do të bëhesha pjesë e medias italiane, por e mendoja se do të vinte si shkallare, pak nga pak, nuk prisja ‘Sanremon’. Mediat italiane kanë shkruar fjalë të mrekullueshme dhe për këtë jam edhe më shumë e lumtur dhe mirënjohëse, sepse vlerësimi nga mediat ndërkombëtare është një vlerësim i dyfishtë për mua”, thotë Vejsiu.
Policia ka arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe ka shpallur në kërkim 1 tjetër pasi këta ndihmonin për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.Ata madje kishin kamufluar mjetin si ambulancë për t’i shpëtuar kontrollit të policisë me qëllim transportimin e emigrantëve të paligjshëm.
Në afërsi të fshatit Vreshtas, Policia i ka bërë me shenjë shtetasit R. Ll., që të ndalonte por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, pasagjerëve të tij si edhe përdoruesve të tjerë të rrugës, ku më pas u neutralizua dhe ndalua në fshatin Petrushë, Pogradec.
Njoftim/ Qarku Korçë
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Ambulanca”.
Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.
Loguan mjetin si ambulancë për t’i shpëtuar kontrollit të policisë me qëllim transportimin e emigrantëve të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Gjatë operacionit 31-vjeçari tentoi t’i largohej policisë duke mos iu bindur urdhrit të tyre, por u kap dhe ndalua.
Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP-Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll dhe Sektorin e Policisë Rrugore, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ambulanca”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
• R. Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”).
Si edhe u shpall në kërkim shtetasi: • D. O., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, se disa shtetas do të organizonin transportimin nga rrethi i Devollit në drejtim të Tiranës, të disa të huajve të cilët kishin hyrë në mënyrë ilegale në territorin shqiptar, strukturat e policisë të qarkut Korçë kanë organizuar shërbimet përgjatë aksit rrugor Devoll-Pogradec, me qëllim kapjen e tyre.
Shërbimet e Policisë, janë vënë në ndjekje të një mjeti tip “Volkswagen” (në pronësi të shtetasit D. O., të cilin e kishin loguar si ambulancë, me qëllim shmangien e kontrollit të policisë) me drejtues shtetasin R. Ll., brenda të cilit kishte dyshime se ndodheshin shtetasit e huaj.
Në afërsi të fshatit Vreshtas, Policia i ka bërë me shenjë shtetasit R. Ll., që të ndalonte por ky i fundit nuk i është bindur urdhrit të tyre dhe ka kryer manovra të rrezikshme në rrugë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë, pasagjerëve të tij si edhe përdoruesve të tjerë të rrugës, ku më pas u neutralizua dhe ndalua në fshatin Petrushë, Pogradec.
Dy shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim mes tyre dyshohet se iu kishin premtuar shtetasve të huaj, kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 150 euro secilit.
Po punohet për të vendosur përpara përgjegjësisë ligjore, persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” për të cilën parashikohet 5 deri në 10 vjet burg dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” e cila dënohet me gjobë ose me burg deri në 3 muaj.
Kjo e mërkurë ka rikthyer temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kryesisht në rajonet e juglindjes dhe verilindjes. Dy qarqet më të prekura janë Korça dhe Dibra. Në Qafën e Qarrit trashësia e borës ka arritur në 20 cm duke krijuar vështirësi për lëvizjen.Problematika shfaq edhe rruga drejt Dardhës ku bora i ka kaluar 25 cm, dukë bërë që qarkullimi të bëhet vetëm me zinxhirë.Intensitet më të lartë reshjet kanë patur në zonat e thella malore, ku një pjesë e rrugëve dytësore janë të bllokuara.
Korça 05.02.2020
Moti i keq ka lënë pa energji disa fshatra të njësisë administrative Çërravë në Pogradec, po ashtu Vithkuq dhe disa fshatra në fushën e Korçës.
👉Rajoni Juglindor Reshjet e borës në Qarkun e Korces kanë filluar në orën 4 të mëngjesit. Trashësia arrin deri në 15-25. Në segmentin Boboshticë-Dardhë reshjet vazhdojnë. Kalimi nga km 5 deri në 14 rekomandohet me zinxhirë për makinat e vogla. Në segmentet e tjera nuk ka probleme në qarkullim.