Kjo e mërkurë ka rikthyer temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kryesisht në rajonet e juglindjes dhe verilindjes. Dy qarqet më të prekura janë Korça dhe Dibra. Në Qafën e Qarrit trashësia e borës ka arritur në 20 cm duke krijuar vështirësi për lëvizjen.Problematika shfaq edhe rruga drejt Dardhës ku bora i ka kaluar 25 cm, dukë bërë që qarkullimi të bëhet vetëm me zinxhirë.Intensitet më të lartë reshjet kanë patur në zonat e thella malore, ku një pjesë e rrugëve dytësore janë të bllokuara.

Moti i keq ka lënë pa energji disa fshatra të njësisë administrative Çërravë në Pogradec, po ashtu Vithkuq dhe disa fshatra në fushën e Korçës.
👉Rajoni Juglindor
Reshjet e borës në Qarkun e Korces kanë filluar në orën 4 të mëngjesit. Trashësia arrin deri në 15-25. Në segmentin Boboshticë-Dardhë reshjet vazhdojnë. Kalimi nga km 5 deri në 14 rekomandohet me zinxhirë për makinat e vogla.
Në segmentet e tjera nuk ka probleme në qarkullim.
