Siç ishte paralajmëruar, prezantuesja Alketa Vejsiu ishte sonte në skenën e “Sanremos”, në krahë të Amadeus, me të cilin do të bashkëprezantojnë mbrëmjen e tretë të këtij festivali .
E veshur me një fustan të “Dolce & Gabbana” Vejsiu shkëlqente në skenë, ndërsa nuk i fshehu emocionet.

Prezantuesja falënderoi Amadeus-in për mundësinë, ndërsa tha se pjesëmarrja në këtë festival shënon pikën më të lartë të karrierës së saj.
Prezantuesja nuk la pa përmendur edhe shqiptarët, ndërsa tha: “Shqipëria është vendi i dytë që e ndjek më shumë këtë spektakël dhe desha t’i them të gjithë shqiptarëve që i dua shumë”.
Më vjen t’i puth të gjithë, Itali të dua. Amadeus ke bërë për ne gratë një gjë që askush nuk e kishte bërë më parë. Gratë kanë fituar në këtë festival, faleminderit për mundësinë Amadeus. Italia është unike në botë, një popull unik. Ne kemi krijuar këtë traditën e muzikës në Shqipëri duke ndjekur modelin tuaj, por jemi 12 vite më të rinj, pasi 12 vite pas jush kemi krijuar Festivalin e Këngës. Për vite është prezantuar nga meshkuj dhe pas 50 vitesh histori iu dha mundësia një femre dhe ajo femër jam unë. Shqipëria është vendi i dytë në që e ndjek këtë spektakël shumë dhe desha t’i them të gjithë shqiptarëve që i dua shumë. Kjo është pika më e lartë e karrierës sime, faleminderit Itali!”, u shpreh Alketa Vejsiu.
