Thënie nga Dostojevski
Fjodor Dostojevski është një prej shkrimtarëve më të famshëm në letërsinë botërore. Veprat e tij madhështore ngrenë mjeshtërisht pikëpyetje mbi tema të rëndësishme të jetës dhe vdekjes.
Më poshtë janë disa thënie të këtij shkrimtari.

- Duhet ta duash jetën, më shumë se sa vetë kuptimin e jetës.
- Hedhja e një hapi të ri, nxjerrja nga goja e një fjale të re. Këto janë gjërat të cilave njerëzit u druhen më shumë.
- Kur ndaloni së lexuari libra, ju pushoni së menduari.
- Liria nuk gjendet në kufizimin, por në kontrollin e vetvetes.
- Lumturia nuk vjen nga rahatitë tokësore, por fitohet përmes vuajtjes.
- Në një zemër që dashuron vërtetë, ose xhelozia vret dashurinë, ose dashuria vret xhelozinë.
- Nuk duhet shumë për të shkatërruar një person. Gjithë sa do ju duhet të bëni është ta bindni se puna që ai bën është krejt e padobishme dhe e pakuptimtë.
- Heshtja është gjithmonë e bukur dhe një person i heshtur është gjithmonë më i bukur se një që flet.
- Një person mund të jetë i mençur, por që të veprojë mençurish, vetëm inteligjenca nuk mjafton.
- Kurrë nuk do të mbërrini në destinacionin tuaj, në qoftë se ndaleni dhe qëlloni me gur çdo qen që leh.
- Unë dua të flas për çdo gjë me të paktën një person, ashtu si unë flas për gjërat, me veten time.
- Është e pabesueshme se çfarë mund të bëjë vetëm një rreze dielli, për shpirtin tënd.
- Njeriu duhet të flasë hapur me të tjerët, në një mënyrë që zbulon mendimet e veta të brendshme përmes fytyrës së tij, që zbulon hallet e tij, direkt përmes fjalëve. Një fjalë e thënë me bindje, me sinqeritet të plotë dhe pa hezitim, ndërkohë që e sheh tjetrin në sy, ka më shumë kuptim se dhjetëra faqe nga një libër.
- Pa një objektiv në jetë, njeriu ndihet i mbytur.
- Shpirti shërohet duke ndenjur me fëmijë.
