Në fundin e takimit, Koliçi rezultoi heroi i vendësve, duke pritur penalltinë e goditur nga Kallaku në kohën shtesë. Skënderbeu me këtë fitoi shkoi në kuotën 32 pikëve, në vendin e shtatë, ndërsa Teuta mbetet me 35 pikë në vendin e pestë.
Pas fitores 3-2 ndaj “djemve të detit”, Koliçi shtoi se arsyeja e paraqitjes jo të mirë të bardhekuqve në dy fazat e para të sezonit ka qenë koha e shkurtër e përgatitjes së skuadrës për sezonin 2019-2020. Për çelësin e transformimit të Skënderbeut në 2020, Koliçi theksoi se arsyeja është trajneri i skuadrës korçare Ilir Daja, të cilin e konsideron një nga më të mirët në kampionatin shqiptar.
“Shpëtoi Skënderbeun duke pritur penalltinë – Normale që nidhem shumë i lumtur. Normale, vëmendja ishte te penalltia në fund. Me atë pritje shleva dy golat e pësuar.
Sekreti i përmirësimit të Skënderbeut– E dinë të gjithë. Daja është një nga trajnerët më të mirë në Superligë. Normale që meritat i shkojnë atij. Në dy fazat e para, nuk kemi patur kohë të përshtatemi me lojtarët e rinj. Kishim nevojë për kohë”, përfundoi Koliçi.
Pas pjesëmarrjes në Sanremo, Alketa Vejsiu është ftuar në disa emisione të njohura italiane për të treguar më shumë për jetën e saj. Ditën e sotme Alketa ka qenë e ftuar në emisionin e Silvia Toffanit, nusja e Berlusconit.
E veshur me kostum të kuq dhe shumë elegante, Alketa ka publikuar disa foto nga intervista dhe është shprehur e lumtur që i ka arritur ëndrrat.
“Unë gjithmonë e kam parë botën me sytë e lumturisë, pavarësisht sa të varfër ishim! Sepse kam qenë gjithmonë e kënaqur me atë që kam pasur, pa u humbur atë që doja të kisha!”, shkruan Alketa. “E lumtur”, shton ajo në fund.
Skënderbeu rikthehet te fitorja pas barazimit 1-1 ndaj Tiranës në kryeqytet.
Trajnerët kanë vendosur edhe për formacionet zyrtare, aty ku bie në sy mungesa e Krasniqit për Skënderbeun.Sulmi është i përbërë nga tredhëmbeshi Gripshi, Bregu, Mensah.Teuta vuan mungesën e L. Vilës,edhe Aleksi konfirmohet mungesa tjeter ne minutat e fundit.
Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku Ilir Daja u shpreh:
“Jam i kënaqur për 3 pikëshin dhe për lojën. E filluam goxha mirë. Vuajmë problemin e finalizimit. Nëse jemi më të qetë para portës mund të ruajmë qetësinë për vazhdimësinë. Me kontigjentin që kishim, bëmë më të mirën e mundshëm, përballë ekipit të vendit të 4 që ka bërë mirë. Jemi në gjendje të mirë psikologjike. Dëshira dhe sakrifica e lojtarëve bëri që të shkonim te fitorja.
Mungesa e Krasniqit – Sot Mensah ishte hera e parë që prezantohej në një ndeshje kampionati. Është lojtar i ri, duhet të përmirësojë teknikën e goditjes. I vuri në presion mbrojtësit e Teutës. Doli përpara portës pavarësisht se nuk arriti të shënonte.
Tranzicioni negativ – Kishim problem humbjen e topit në hapësira të medhaja. Ekipi duhet të fitojë gjerësinë dhe thellësinë. Për vonesa të lojtarëve nuk u realizuar tranzicioni negativ. Ne e dinim që Teuta është ekip i fortë në goditje standarte. Kemi punuar për të mbuluar pikat e forta që sot rezultuan pozitive. Koha e linjës së mbrojtës ka qenë e mirë.
Humbi penallti në fund, Martini: Sikur po e ndieja diçka, isha pak i trembur
Martini (Teuta): “Jam i shqetësuar për mënyrën sesi kemi pësuar golat. Por në tërësi ekipi ka luajtur mirë dhe ne meritonim barazimin. Ky është futbolli. Këto janë momente që ne duhet t’i përballojmë dhe më vjen keq që nuk kemi marrë barazimin. Teuta ka bërë një ndeshje të mirë, duke parë edhe mungesat që kishim. U dënuam shumë shpejt falë edhe kualiteteve të kundërshtarit. Penalltia në minutat e fundit, isha i trembur dhe sikur po e ndieja diçka. Kemi bërë ndeshje të mira në Tiranë dhe Korçë, por nuk kemi marrë rezultatet e duhura”.
Skënderbeu ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Teutës, në ndeshjen që sapo është mbyllur. Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në Korçë, mes Skënderbeut dhe Teutës. Vendasit kanë mundur durrsakët me rezultatin 3-2, në një takim që pati: 5 gola, emocione dhe kartona.
Tre herë kanë kaluar në avantazh korçarët, ndërsa ka pasur gola dhe spektakël. Bregu kaloi fillimisht në avantazh me kokë vendasit, por Kallaku solli menjëherë barazimin.Dita do të gjente avantazhin para mbylljes së pjesës së parë nëpërmjet një 11-metërshi, por në minutën e 49, ishte Cyrbja që riktheu edhe njëherë ekuilibrat e takimit. Shumë gola në Korçë dhe sërish Bregu në minutën e 74 riktheu avantazhin. Kur pritej që kjo të ishte fundi i një drame të luajtur, portieri Koliçi ka pritur një penallti në minutë të fundit. Skënderbeu rikthehet te fitorja pas barazimit 1-1 ndaj Tiranës në kryeqytet.
90+2′ Penallti e humbur. Rast i artë për Kallakun, i cili ndalet nga Koliçi nga 11 metrat. Pollozhani ishte ai që shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me të kuq.
82′ Kallaku provon nga goditja e dënimit, por topi ndalet në murin mbrojtës.
78′ Mensah del nga fusha, Krasniqi në lojë, Daja kryen zëvendësimin e dytë.
74′ GOOOLLL Bregu. Bregu gjen sërish rrugën e rrjetës. Një goditje e saktë me të majtën i jep avantazhin Skënderbeut.
69′ Rasti i mirë për Skënderbeun, Bregu pret pasimin në pozicion të favorshëm brenda zonës nga Asjon Daja, por gabon me goditjen e tij.
61′ Mensah lëviz bukur brenda zone, pason te Bregu që godet fortë, pormbi traun e portës.
60′ Skënderbeu qëndron në sulm, shton forcat, por pa gjetur golin.
56′ Rasti i artë për Mensah, i cili kalon portierin dhe nuk arrin dot të shënoj. Rast i pafalshëm për vendasit.
50′ GOOOLLL ! Çyrbja gjen rrugën e rrjetës. Edhe pse Koliçi e preku topin, nuk mund të shmangte golin, pas goditjes së mesfushorit brenda zonës.
Bregu 19′, Dita 45+1’/ Kallaku 25’
46′ Nis pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë.
45+1′ GOOOLL Dita! Nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë kapiteni, që nuk fal Teutën dhe kalon sërish në avantazh vendasit.
43′ Prekje me dorë e Eni Imamit, goditje dënimi për Teutën, ekzekutohet nga Avdyli, por korçarët largojnë në goditje këndi. Avdyli krosoi sërish, por këtë herë, pati drithërima për korçarët.
39′ Lëvizje tepër e bukur e Bregut, që driblon Todorovskin, godet nga shumë pranë, por e ndal Frashëri
36′ Krosim shumë i fortë, Dita, Bregu dhe Mensah nuk arritën dot topin, rast i shpërdoruar për korçarët.
34′ Gomes pason tek Avdyli, ai kroson në zonë, topi mbërrin te Beqja që godet keq, pasi topi shkon shumë larg kuadratit.
31’ Gripshi tenton me një goditje në hyrje të zonës, por devijohet nga kundërshtarët.
25′ GOOLLL. Kallaku gjen rrugën e rrjetës, lojtari i durrsakëve me kokë barazon menjëherë shifrat. Pas pritjes së Koliçit, Kallaku me kokë nuk fal.
19′ GOOOLL Bregu! Zhbllokohet sfida. Dejvi Bregu kalon në avantazh vendasit.Gripshi kroson nga e majta dhe vlonjati nuk fal para portës.
10′ Mensah tenton jashtë zone, por goditja e tij shkon jashtë kuadradit.
8′ Skënderbeu e ka nisur ndeshjen me ritëm, por ende nuk ka ndonjë rast klasik.
2′ Gripshi kërkon të godasë brenda zone, por bllokohet nga durrsakët.
Do të luhet duke nisur nga ora 17:00, ndeshja mes Skënderbeut dhe Teutës, e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore.Skënderbeu do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas barazimit 1-1 ndaj Tiranës në kryeqytet. Ndërkaq Teuta do të vazhdojë më fitoret, pas asaj që mori me Vllazninë javën e shkuar.
Trajnerët kanë vendosur edhe për formacionet zyrtare, aty ku bie në sy mungesa e Krasniqit për Skënderbeun.Sulmi është i përbërë nga tredhëmbeshi Gripshi, Bregu, Mensah.Teuta vuan mungesën e L. Vilës,edhe Aleksi konfirmohet mungesa tjeter ne minutat e fundit.
Bledi Shkëmbi, ish-trajneri i Teutës, ka folur për mikrofonin e “Supersport”, për sfidën mes Skënderbeut dhe Teutës. Shkëmbi është shprehur se është i sigurt që do e drejtoj Skënderbeun në karrierën e tij, ndërsa për sfidën e sotme, ai thotë se të dyja skuadrat janë favorite.
Skënderbeu-Teuta? “Favorite i shikoj të dyja, do të jetë një ndeshje e barabartë dhe do vendoset nga episodet. Skënderbeu do të ketë moral pas barazimit me Tiranën, ndërsa Teuta është më e lirshme pas fitores me Vllazninë”.
Europa? “Teuta duhet të luajë për objektivin që është Eruopa, është në rrugën e duhur dhe i ka të gjitha mundësitë, madje edhe lojtarët”.
Pushimet? “Pushimet po i shjoj në maksimum, po shijon çdo ditë me govat e mia. Ndoshta jam i kënaqur që erdhi ky pushim. Nuk kam asnjë ofertë dhe nuk kam bërë asnjë bisedë me asnjë ekip”.
Stadiumi bosh? “Të vjen gjynah që ky ekip dhe qytet të mos ketë tifozë. Do kisha dëshirë të kishte mbështetje siç ka pasur më para. Tifozët duhen më shumë në momentet e vështira. Jam i bindur që një ditë do e drejtoj Skënderbeun”.
Shqipëria është futur sërish në listën gri të pastrimit të parave, nga e cila kishte dalë në vitin 2015. Lajmi u dha nga Task Forca Financiare (FATF) e MONEYVAL, që është një mekanizëm i përhershëm i Këshillit të Europës që ka detyrën të vlerësojë zbatimin e standardeve në luftën kundër pastrimit të parave dhe krimit të organizuar. Në këtë listë përfshihen juridiksionet që kanë mangësi strategjike në parandalimin e pastrimit të parave dhe krimit të organizuar dhe rrezik të lartë si dhe janë nën monitorim të shtuar.
Njoftimi u bë në 21 shkurt nga Financial Action Task Force (FATF), që publikoi listën e subjekteve nën monitorim të zgjeruar. Vendet e reja që janë subjekt i monitorimit janë Shqipëria, Barbados, Xhamajka, Mauritius, Myanmar, Nikaragua, Uganda. Shqipëria është e vetmja nga Europa që shfaqet në këtë listë, së bashku me Islandën.
Shqipëria do të punojë për të zbatuar planin e saj të veprimit, duke përfshirë: (1) kryerjen e një analize shtesë të thelluar për të kuptuar sa duhet pastrimin e parave dhe rreziqet e tjera, dhe forcimin e koordinimit dhe bashkëpunimit institucional; (2) përmirësimin e trajtimit në kohë të kërkesave për ndihmë juridike të ndërsjellë; (3) krijimi i mekanizmave efektiv për zbulimin dhe parandalimin e infiltrimit kriminal të ekonomisë, përfshirë forcimin e kompetencave të autoriteteve kompetente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme; (4) duke siguruar që informacionet e sakta dhe të azhurnuara të pronësisë janë të disponueshme në baza në kohë; (5) rritja e numrit dhe përmirësimi i sofistikimit të ndjekjeve penale dhe konfiskimeve për pastrimin e parave, veçanërisht në rastet që përfshijnë vepra kallëzuesish të huaj ose pastrim parash të palëve të treta; (6) përmirësimi i zbatimit të sanksioneve financiare të synuara, veçanërisht përmes veprimit të zgjeruar mbikëqyrës dhe afrimit të synuar, proaktiv.
FATF identifikon juridiksionet me masa të dobëta për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit (AML / CFT) në dy dokumente publike FATF që publikohen tre herë në vit. Procesi i FATF për të renditur publikisht vendet me regjime të dobëta AML / CFT ka rezultuar i efektshëm. Deri në shkurt 2020, FATF ka shqyrtuar mbi 100 vende dhe juridiksione dhe ka identifikuar publikisht 80 prej tyre. 60 prej tyre kanë bërë reformat e nevojshme për të adresuar dobësitë e tyre AML / CFT dhe janë hequr nga procesi.
Shqipëria kishte qenë në këtë listë në periudhën 2011-2015 dhe kishte dalë nga lista në 2015-n.
Moneyval parlajmëroi në fund të 2018-s
Një raport i Moneyval i publikuar në fund të vitit 2018, u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të shtojnë përpjekjet në ndjekjen e pastruesve të parave dhe konfiskimin e aseteve të tyre, të lidhura me aktivitete që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme dhe në trajtimin e rreziqeve terroriste të financimit të lidhura me to.
Në raportin që ishte shumë negativ për Shqipërinë vihet në dukje lidhja mes korrupsionit dhe organizatave kriminale për pastrimin e parave, ndërkohë që u tërhiqet vëmendja autoriteteve që ata nuk po marrin masat e duhura për të luftuar këtë fenomen. Kjo situatë ka bërë që Komisioni Europian të zgjerojë mekanizmin mbikëqyrës për fenomenin e pastrimit të parave në Shqipëri, duke rrezikuar të fusë sërish Shqipërinë në listën gri të vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave, nga e cila vendi doli në 2015-n.
Sipas konkluzioneve të raportit, “korrupsioni paraqet rreziqe të mëdha të pastrimit të parave në Shqipëri. I lidhur shpesh me aktivitetet e krimit të organizuar, ai gjeneron sasi të konsiderueshme të të ardhurave kriminale dhe seriozisht dëmton funksionimin efektiv të sistemit të drejtësisë penale. Autoritetet janë të vetëdijshëm për rreziqet nga korrupsioni, por zbatimi i ligjit deri më tani ka pasur një vëmendje të kufizuar për të shënjestruar korrupsionin e lidhur me pastrimin e parave. Një reformë e rëndësishme gjyqësore është duke u zbatuar për të adresuar më mirë rrezikun e korrupsionit që mbizotëron në vend”.
MONEYVAL pranon se autoritetet shqiptare kanë një kuptim të mirë të rreziqeve të pastrimit të parave të vendit në ekonominë formale dhe kanë mekanizma koordinues kombëtarë për politikëbërjen për të adresuar rreziqet. Megjithatë, këto mekanizma nuk kanë provuar të jenë plotësisht efektive dhe ka disa fusha ku mund të ishin arritur më shumë rezultate, thotë raporti.
Pas më se dy vitesh nga këo paralajmërime, Shqipëria u fut sërish në listën gri, ndonëse gjatë kësaj kohe ajo mori disa masa, por që ishin kryesisht rregullime ligjore.Monitor
Gratë ose ndryshe seksi i dobët, shpesh përballen me pengesa të shumta në jetën e përditshme, si edhe në tregun e punës. Shumica e grave në mbarë botën hasin pengesa të mëdha, si rezultat i problemeve që ka pasur dhe ka shoqëria, me termin barazi gjinore. Është e rëndësishme këtu, të kujtojmë gratë me mendje brilante, të cilat, i thyen këto rregulla dhe krijuan disa nga objektet më të domosdoshme në jetën e përditshme dhe jo vetëm.
Shiringa: Një infermiere amerikane me emrin Letitia Mumford Geer, është personi që ka krijuar pistonin e parë të shiringës, i cili më pas u prodhua në masë në vitin 1899. Ky krijim i lejoi mjekët që të bënin injeksionet me një dorë dhe padyshim ka qenë një nga zbulimet më të mëdha në fushën e shëndetit. Gjithsesi nga shiringa e parë, deri tek shiringa që njohim ne sot ka shumë ndryshime.
Pelenat: Marion Donovan ka krijuar pelenat e para. Ideja i lindi pas përfundimit të luftës së dytë botërore, kohë kur ajo i ishte dedikuar plotësisht familjes së saj. Me një makinë qepëse dhe disa perde dushi, ajo ia arriti të krijonte prototipin e parë të pelenave që njohim ne sot. Ndër të tjera ajo krijoi edhe ngjitëset plastike të pelenave, të cilat zëvendësuan kapëset e tyre.
Makina larëse: Në vitin 1886, Josephine Cochrane do të ndërtonte makinën e parë larëse. Disa vite më vonë ajo do të tërhiqte vëmendjen e sipërmarrësve, mirëpo shpikja do të fitonte vlerë vetëm në vitin 1950, kohë kur u bë e aksesueshme edhe për konsumatorët.
Xhami i padukshëm: Katharine Burr Blodgett ishte gruaja e parë që mori titullin Doktore Shkencash në fizikë nga Universiteti i Cambridge në vitin 1926. Disa vite më vonë, ajo shpiku një xham me efekt reflektimi të vogël. Ky xham ndihmoi në përmirësimin e kamerave, si dhe u përdor edhe në mikroskopë të ndryshëm. Shpikja e saj u përdor madje edhe për të xhiruar filma.
Wireless: Aktorja dhe shkencëtarja Hedy Lamarr në bashkëpunim me mikun e saj George Antheil, arriti të krijonte prototipin e parë të valëve wifi. Ideja e saj është përdorur për të vënë në punë telekomandat e televizorit e deri në shpëtimin e njerëzve gjatë luftës, duke ndryshuar frekuencat e radios. Duhet thënë se, Lamarr, ka hedhur hapat e para të sistemit Wireless që njohim sot: ndaj, për komoditetin e internetit pa kabllo, duhet falënderoni një grua!