Daja:“Jam i kënaqur për 3 pikëshin dhe për lojën. E filluam mirë. Vuajmë problemin e finalizimit,duhet të përmirësojmë Mensah

Skënderbeu rikthehet te fitorja pas barazimit 1-1 ndaj Tiranës në kryeqytet.

Trajnerët kanë vendosur edhe për formacionet zyrtare, aty ku bie në sy mungesa e Krasniqit për Skënderbeun.Sulmi është i përbërë nga tredhëmbeshi Gripshi, Bregu, Mensah.Teuta vuan mungesën e L. Vilës,edhe Aleksi konfirmohet mungesa tjeter ne minutat e fundit.

Në prononcimin pas ndeshjes për emisionin “Gol pas Goli”, tekniku Ilir Daja u shpreh:

“Jam i kënaqur për 3 pikëshin dhe për lojën. E filluam goxha mirë. Vuajmë problemin e finalizimit. Nëse jemi më të qetë para portës mund të ruajmë qetësinë për vazhdimësinë. Me kontigjentin që kishim, bëmë më të mirën e mundshëm, përballë ekipit të vendit të 4 që ka bërë mirë. Jemi në gjendje të mirë psikologjike. Dëshira dhe sakrifica e lojtarëve bëri që të shkonim te fitorja.

Mungesa e Krasniqit – Sot Mensah ishte hera e parë që prezantohej në një ndeshje kampionati. Është lojtar i ri, duhet të përmirësojë teknikën e goditjes. I vuri në presion mbrojtësit e Teutës. Doli përpara portës pavarësisht se nuk arriti të shënonte.

Tranzicioni negativ – Kishim problem humbjen e topit në hapësira të medhaja. Ekipi duhet të fitojë gjerësinë dhe thellësinë. Për vonesa të lojtarëve nuk u realizuar tranzicioni negativ. Ne e dinim që Teuta është ekip i fortë në goditje standarte. Kemi punuar për të mbuluar pikat e forta që sot rezultuan pozitive. Koha e linjës së mbrojtës ka qenë e mirë.

Humbi penallti në fund, Martini: Sikur po e ndieja diçka, isha pak i trembur

Martini (Teuta): “Jam i shqetësuar për mënyrën sesi kemi pësuar golat. Por në tërësi ekipi ka luajtur mirë dhe ne meritonim barazimin. Ky është futbolli. Këto janë momente që ne duhet t’i përballojmë dhe më vjen keq që nuk kemi marrë barazimin. Teuta ka bërë një ndeshje të mirë, duke parë edhe mungesat që kishim. U dënuam shumë shpejt falë edhe kualiteteve të kundërshtarit. Penalltia në minutat e fundit, isha i trembur dhe sikur po e ndieja diçka. Kemi bërë ndeshje të mira në Tiranë dhe Korçë, por nuk kemi marrë rezultatet e duhura”.