“Nuk kam asnjë ofertë nga ndonjë klub”, Shkëmbi: Jam i bindur që një ditë do e drejtoj Skënderbeun

Bledi Shkëmbi, ish-trajneri i Teutës, ka folur për mikrofonin e “Supersport”, për sfidën mes Skënderbeut dhe Teutës. Shkëmbi është shprehur se është i sigurt që do e drejtoj Skënderbeun në karrierën e tij, ndërsa për sfidën e sotme, ai thotë se të dyja skuadrat janë favorite.

Skënderbeu-Teuta? “Favorite i shikoj të dyja, do të jetë një ndeshje e barabartë dhe do vendoset nga episodet. Skënderbeu do të ketë moral pas barazimit me Tiranën, ndërsa Teuta është më e lirshme pas fitores me Vllazninë”.

Europa? “Teuta duhet të luajë për objektivin që është Eruopa, është në rrugën e duhur dhe i ka të gjitha mundësitë, madje edhe lojtarët”.

Pushimet? “Pushimet po i shjoj në maksimum, po shijon çdo ditë me govat e mia. Ndoshta jam i kënaqur që erdhi ky pushim. Nuk kam asnjë ofertë dhe nuk kam bërë asnjë bisedë me asnjë ekip”.

Stadiumi bosh? “Të vjen gjynah që ky ekip dhe qytet të mos ketë tifozë. Do kisha dëshirë të kishte mbështetje siç ka pasur më para. Tifozët duhen më shumë në momentet e vështira. Jam i bindur që një ditë do e drejtoj Skënderbeun”.