Emri i këngëtares Blerina Matraku është rikthyer në qendër të vëmendjes së mediave rozë, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me Adrian Hilën dhe publikimin e videove intime në rrjet.
Në një reagim të mëparshëm, Matraku iu drejtua publikisht Klaudias, bashkëshortes së kompozitorit Adrian Hila, duke shprehur keqardhje për situatën dhe për pasojat që ajo mund të kishte sjellë për familjen.
Këngëtarja kishte kërkuar falje edhe ndaj vajzave të çiftit, duke theksuar se e kuptonte dhimbjen dhe vështirësinë që mund të kishte shkaktuar situata.
Mesazhi i saj i vjetër është rikthyer tashmë në vëmendje, ndërsa diskutimet në rrjet vijojnë të fokusohen te marrëdhënia mes personave të përfshirë dhe reagimet publike pas publikimit të materialeve intime.
Rasti ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa vëmendja e publikut është përqendruar edhe te deklaratat e bëra më herët nga vetë personat e përfshirë.


