Porsche retro nga Bullgaria zbarkojnë në Korçë, ja pamjet nga Pazari i Vjetër!

Korça u kthye në një pikë takimi për dashamirësit e automobilizmit dhe turistët, teksa Pazari i Vjetër priti një ekspozitë të veçantë me makina retro, të sjella nga Porsche Club Bullgari.

Dhjetëra automjete klasike, me dizajn dhe histori të veçantë, u vendosën në zemër të Pazarit të Vjetër, duke krijuar një atmosferë krejt ndryshe dhe duke tërhequr menjëherë vëmendjen e qytetarëve dhe vizitorëve.

47 vende të botës, një ndalesë në Korçë

Brenda pak minutash, sheshi u mbush me njerëz që ndaluan për t’i parë nga afër makinat, për të fotografuar modelet e rralla dhe për të shijuar këtë spektakël automobilistik në një prej hapësirave më karakteristike të qytetit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.