Një 25-vjeçare angleze është gjetur pa shenja jete këtë të enjte në një apartament në lagjen nr. 1 të Durrësit. Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, shtetasja me inicialet E. S., 25 vjeçe, është gjetur pa shenja jete rreth orës 12:50, pas ndërhyrjes së shërbimit të Urgjencës. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Në apartament është gjetur edhe fëmija i 25-vjeçares, rreth 2 vjeç, i cili fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi plotë i policisë:
Rreth orës 12:50, në lagjen Nr.1, në një apartament, nga shërbimi i Urgjencës Durrës është gjetur pa shenja jete shtetasja angleze E. S., 25-vjeçe.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Gjithashtu është gjetur edhe fëmija i kësaj shtetaseje, rreth 2 vjeç, në gjendje të mirë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
