16-vjeçari Shqiptar humbi jetën pasi u përplas në shkallët e stadiumit, Mbyllen të gjitha fushat e futbollit në Kavala

Bashkia e Kavalës në Greqi ka vendosur të mbyllë përkohësisht 11 fusha futbolli në zonë, duke pezulluar aktivitetet sportive dhe stërvitjet për fëmijët. Vendimi është marrë pak ditë pas vdekjes tragjike të 16-vjeçarit shqiptar Asllan Gjana, i njohur si “Ani”, në ishullin e Thasos.

I riu humbi jetën pas një aksidenti gjatë një ndeshjeje futbolli në fushën e Panagias. Teksa ndiqte topin pranë vijës anësore, ai doli jashtë fushës dhe u përplas me kokë në një mur pranë tribunave.

Pas aksidentit, 16-vjeçari u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Kavalës dhe u shtrua në terapi intensive, por dy ditë më vonë ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda.

Pas tragjedisë, autoritetet kanë kërkuar kontroll të menjëhershëm të të gjitha ambienteve sportive, veçanërisht të distancave mes fushave dhe mureve apo pengesave të tjera.

Bashkia ka pezulluar lejet e fushave deri në përfundimin e kontrolleve dhe ndërhyrjeve të nevojshme. Nëse konstatohen probleme me standardet e sigurisë, aktivitetet sportive do të lejohen vetëm pas marrjes së miratimit përkatës.

Ndërkohë, Policia e Thasos dhe Prokuroria e Kavalës po hetojnë rrethanat e aksidentit dhe kushtet e sigurisë së fushës ku ndodhi tragjedia.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.